Gjigantët e Bundesligës duan Milot Rashicën, oferta e papritur për sulmuesin

29 Tetor 2019, 22:30Sport TEMA

Milot Rashica është padyshim një nga lojtarët më të mirë shqiptarë. Sulmuesi i Werder Bremenit po paraqitet shumë mirë në Bundesligë dhe vëmendja ndaj tij është rritur. Merktoja është pranë dhe disa ekipe po monitorojnë situatën e tij.

Schalke 04 kërkon të afrojë në skuadër shqiptarin. Rashica nuk ka rinovuar me Werder Bremenin dhe nuk ka ndërmend ta bëjë diçka të tillë. Sulmuesi do të largohet për të kaluar në një ekip më të madh.

Blutë e Schalkes do të ishin një klub interesant, pasi ai e njeh mirë Bundesligën dhe nuk do ta kishte të vështirë përshtatjen. Menaxheri i tij Altin Lala mund të ulet në bisedime me klubin dhe mund të arrihet dhe marrëveshja për shqiptarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje