Pep Guardiola: Kur pashë Messi-n e kuptova menjëherë atë gjë!

28 Tetor 2019, 22:40Sport TEMA

Në një komunikim për “Catalunya Radio”, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola u rikthye të flasë për vitet e tij të suksesshme te Barcelona. Për emërimin e tij në krye të pankinës blaugrana në vitin 2008 dhe impakti i parë me Lionel Messi.

I përshkruar si “I vogël dhe i turpshëm”, aq sa edhe vetë Guardiola pyeti veten nëse argjentinasi ishte talenti i madh për të cilin të gjithë flisnin.

Gjithsesi, pas fazës përgatitore, për Guardiolën ishte gjithçka shumë e qartë: “Mendova se me atë do të fitonim gjithçka”. Ndërkohë, në lidhje me lamtumirën me klubin ai deklaroi: “Ishte një rrugëtim natyral, në jetë vjen një moment kur gjërat përfundojnë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje