FOTOT: Vrau të dashurën 22-vjeçare, pasi e la e ëma e saj me të cilë kishte pasur një marrëdhënie

30 Tetor 2019, 21:23Lifestyle TEMA
FOTOT: Vrau të dashurën 22-vjeçare, pasi e la e ëma e saj

Një 49-vjeçar u shpall fajtor për vrasjen e të dashurës së tij, për shkak të xhelozisë që kishte ndaj nënës së saj, me të cilën kishte pasur një lidhje.

Jason Farrell përballet me burgim të përjetshëm pasi lidhi dhe goditi me thikë 22-vjeçaren Sammy-Lee Lodwig, duke i marrë asaj jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në prill, në Swansea të Uellsit.

Në seancën e gjyqit që po zhvillohet ndaj Farrell u mësua se 49-vjeçari kishte qenë prej vitesh në një lidhje me nënën e Sammy Lee, Sarah, përpara se të ndaheshin. Farrell kishte nisur një marrëdhënie seksuale me të bijën, të cilën e njihte qëkur ajo kishte qenë e vogël.

Por xheloz për partnerin e ri të nënës së saj, Farrell pasi sulmoi të dashurin e Sarah e ktheu inatin drejt 22-vjeçares Sammy-Lee. Ai e lidhi atë dhe e goditi me thikë në fytyrë e fyt, përpara se të shkruante një letër ku rrëfente krimin makabër për policinë.

Prokurori Michael Jones tha se Farell e kishte goditur të renë në “mënyrë brutale, të pamëshirshme dhe të përsëritur derisa vdiq“, në apartamentin e tij. Ai më pas kishte shkruar tek fqinji dhe i kishte thënë: “E vrava”.

Pasi u arrestua, ai u kërkoi oficerëve një letër dhe stilolaps ku rrëfeu të gjithë krimin. Kur policia shkoi në apartamentin e tij në Mount Pleasat, më 23 Prill, e gjeti Sammy Lee të mbuluar nga gjaku nën një kuvertë. Në krah gjendej një thikë kuzhine me gjakun e saj.

Sipas mediave britanike, dënimi për Farrell do të jepet të premten, megjithatë gjykatësi Justice Lewis i tha atij se do të merrte dënimin maksimal.

1 komente në “FOTOT: Vrau të dashurën 22-vjeçare, pasi e la e ëma e saj me të cilë kishte pasur një marrëdhënie”

  1. degelisi says:

    po cna duhet ky “lajm” nga Uellsi (Wales)
    Nuk paska te mbaruar injoranca gazetareske ne Tema

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje