Ka problem lidershipi PD dhe a duhet të ikë Basha? Grida Duma: E ka pranuar dhe vetë se gjërat s'kanë shkuar mirë

31 Tetor 2019, 22:37Politika TEMA

Gida Duma është sot e ftuara kryesore në emisionin “Real Story”, në News24, ku po zbulon detaje mbi të vërtetat e librit të saj “Koha për politikë”, përballë analistëve Fatos Lubonja, Skënder Minxhozi dhe Arion Sulo.

Duma tha se në librin e saj flet për Reformën Zgjedhore, dhe se PD duhet të jetë pararojë, duhet të jetë shumë më tepër gjithëpërfshirëse dhe transparente në këtë proces.

Ndër të tjera, ish-deputetja u “ngacmua” nga analisti Skënder Minxhozi lidhur me drejtimin e partisë nga Lulzim Basha dhe çfarë do të bënte ndryshe, nëse do të ishte ajo kryetare e PD.

Duke u treguar mjaft u kujdesshme në reagimin e saj dhe duke thënë se problemi nuk është Basha, Grida Duma vuri theksin te protestat, që sipas saj, duhet të kishin nisur me patjetër pas 18 tetorit, kur Shqipëria mori vlerësim negativ nga BE për hapjen e negociatave.

Pjesë nga debati:

Duma: Kam thënë për Reformën Zgjedhore se duhet të jetë e hapur. Këtu vijon ai grup pune që është ngritur, që për mua duhet të ishte ngritur më shpejt. Vota e lirë për mua ka vlerë kur ke alternativë. Unë kam thënë reforma Zgjedhore, sepse PD nuk do të jetë kurrë me mbështetje të krimit të organizuar. Ne e kemi thënë që votat i blen krimi dhe ne s’do t’i kemi kurrë këto vota.

Nëse jemi sot pjesë e një grupi parlamentar apo një parti, duhet të japim kontribut për atë parti. Ne duhet të jemi pararojë, duhet të jemi shumë më tepër gjithëpërfshirës dhe transparentë për Reformën Zgjedhore. Ekspertët në tryeza të hapura, akademikët, mund të jenë pjesë e një diskutimi shumë transparent, të asaj që PD ka mundësi ta bëjë.

Minxhozi: A ka problem lidershipi?

Duma: Padyshim që ka gjëra që s’kanë shkuar mirë. Këtë gjë e ka pranuar edhe vetë Basha.

Madje ka njerëz që e kanë kritikuar deri në ekstrem.

2 komente në “Ka problem lidershipi PD dhe a duhet të ikë Basha? Grida Duma: E ka pranuar dhe vetë se gjërat s’kanë shkuar mirë”

  1. pa e lexuar.. says:

    Kupola e mafies po promovon Grida Dumen ne krye te PD-se.
    Moj kasolle ku na mblodhe…

  2. pa e lexuar.. says:

    Kupola e mafies po promovon Grida Dumen ne krye te PD-se.
    Moj kasolle ku na mblodhe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje