Grida Duma “thumbon” Lulzim Bashën: Kush ka këllqe çon përpara partinë!

31 Tetor 2019, 21:31Politika TEMA

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma deklaroi se kredibiliteti i politikës shqiptare ka rënë, ndërsa theksoi se askush nuk mban përgjegjësit e veta.

E ftuar në emisionin “Real Story” në “News24” demokratja teksa u ndal tek libri i saj ‘Koha për politikë’ tha se ka ardhur koha që të veprohet me politikën e ideve.

‘Koha për politikë’ e kam quajtur pasi politikën duhet ta kthejmë në ‘politikën e ideve’. Nuk heq asnjë presje se duhet të flasim se si të bëhen gjërat në këtë vend, duke folur për sektorët e zhvillimit. 

Nga tradita politike, nëse hyjmë në politikën shqiptare e dimë se ca ambienti është. Angazhimin politik e shoh si mision. 

Kredibiliteti i politikës shqiptare ka rënë. E kam të qartë sesa pak ndihet politika. 

Partitë e së nesërmes duhet të dinë se si të mbajnë të rinjtë. Marrëdhënia me te rinjtë është e domosdoshme. 

PD në pak kohë duhet të marrë pushtet dhe për mua do e marrë pushtetin. Përse hymë në politikë? 

Dhe ditën e promovimit të librit kam thënë një gjë; këtu është refleksion. 

Nëse e keqja ka pacipësinë se mos përsëritet, pse mos të përsëritet e mira. Shqiptarët që të jetojnë nevojat bazike, është mëkat i politikës dhe i elitave që janë në këtë vend. 

Arsyeja që unë e gjej veten në politikë, është se ajo është arti i bërjes së gjërave.

Kush ka këllqe që të mbajë përgjegjësi, duhet të jetë në politikë. Padyshim që PD ka. (ka këllqe) Lidershpi e çon përpara partinë”, tha Duma.

Ish-deputetja e PD ka folur edhe mbi ndryshimin e kursit të opozitës, e cila nga protestat e forta dhe denoncimet ka ndryshuar plotësisht skenar.

“Aksionet politike janë politike, nga sot e tutje, ndërtimi i kolonës alternative është e domosdoshme. Padyshim që PD të gjithë kolonën e denoncimeve, që nga korrupsioni, dekriminalizimi, etj, është një trajektore bashkë me protestat që e ka kryer mrekullisht. 

Tani duhet të shkojmë drejt politikës, e cila inspiron sesi do i zgjidhim gjërat. Ia kemi shpjeguar me detaje shqiptarëve dhe absolutisht jemi shumë afër perfektes, sipas meje, unë mendoj se kam hedhur disa teza zhvillimore. Unë nuk kam shkruar asgjë ankuese, gjykuese”, tha Duma

1 komente në “Grida Duma “thumbon” Lulzim Bashën: Kush ka këllqe çon përpara partinë!”

  1. lavdosh says:

    Ca mish mashe dhe gjera pa kuptim.
    Grida i quan keto teza zhvellimore!!
    Po vecoj keto te dyja:
    1) “Aksionet politike jane politike”
    2) “Shqiptaret qe te jetojne nevojat bazike, eshte mekat i …”
    A kupton njeri se cfare do te thoje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje