Kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu i tij italian Giuseppe Conte.
Gjatë konferencës së përbashkët, shefi i qeverisë italiane ka vlerësuar bashkëpunimin me palën shqiptare duke nënvizuar se është ndjerë i zhgënjyer nga qëndrimi i Këshillit të Europës mbi negociatat.
Vlerësoj marrëdhëniet mes dy shteteve dhe nxisim klimën e biznesit dhe investimet e ndërsjellta. Ne do të vazhdojmë të investojmë në Shqipëri dhe të nxisim luftën kundër krimit. Do të punojmë në nismat që nxisin klimën e biznesit dhe bashkëveprimit të tij në të dyja vendet”, u shpreh Conte.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se Shqipëria do të vazhdojë në të njëjtën rrugë sa i takon integrimit të saj në BE.
Teksa falënderoi për qëndrimin e Italisë sa i takon çeljes së negociatave për vendin tonë, Rama tha se shqiptarët po japin një kontribut në shtetin fqinj.
Kjo vlen si një lloj falënderimi për integrimin që shqiptarët kanë mundur të arrijnë në Shqipëri. Duhet parë dhe situata mbi çështjen e sigurimeve shoqërore.
Do vazhdojmë në këtë bashkëpunim për të intensifikuar marrëdhëniet, për të arritur dakordësi për njohjen e sigurimeve shoqërore të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali.
Qeveria shqiptare është koshiente për rritjen e numrit të italianeve në Shqipëri.
Firmat private që operojnë në Shqipëri, që drejtohen nga italianë. Kemi arritur që të bashkëbisedojmë dhe për dhënien prioritet të firmave italiane që operojnë në vendin tonë. Kemi diskutuar për arbëreshët që jetojnë në Itali.
Është një vlerë e shtuar kulturore i shtetit italian për morinë e vlertave kulturore që paraqet Italia, sa i takon zërit të Italisë, i cili ka një vlerë të padiskutueshme edhe në arenën ndërkombëtare lidhur me mbështetjen që i ka bërë Shqipërisë”,