Bllokimi i negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, SHBA e zhgënjyer me BE: Kanë pikëpamje të shekullit të XIX për Ballkanin Perëndimor

31 Tetor 2019, 15:38Politika TEMA

Shtetet e Bashkuara vijojnë të shprehin rezervat e tyre sa i përket bllokimit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Së fundmi ka qenë ndihmës Sekretari i Shtetit, Philip Reeker i cili ka folur për mos hapjen e negociatave.

Duke folur për Radio Evropa e Lirë, Reeker ka theksuar se këta udhëheqës kanë pikëpamje të shekulli 19 për sa i përket zgjerimit të BE.

Zyrtari lartë amerikan thotë se SHBA janë të zhgënjyer për vendimin e marrë nga BE për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

“SHBA janë të zhgënjyer nga vendimi i BE për mosçeljen e negociatave. Disa liderë të BE-së kanë pikëpamje të shekullit të 19-të”, ka thënë Reeker ndër të tjera.

Edhe më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të zhgënjyer për vendimin e Këshillit Europian për sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me anë të një reagimi zyrtar Departamenti i Shtetit shprehet se BE nuk i njohu përpjekjet dhe reformat e të dy vendeve.

Në reagimin në fjalë thuhet se DASH shpreson që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër.

2 komente në “Bllokimi i negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, SHBA e zhgënjyer me BE: Kanë pikëpamje të shekullit të XIX për Ballkanin Perëndimor”

  1. Virusi says:

    SHBA I njeh mire evropianet. Evropianet Jane vete si ballkani. Zihen kush te dominoje evropen dhe Jo si ta ndertojne evropen.

  2. N.K. says:

    E nderuara, e mira Amerikë!

    Ju kujtohet kur ju dëbuat nazizmin nga Franca, ( dhe Evropa) i atëhershmi gjeneral De Gaul, ju luti t´i jepnit tanke etj. që të defilonte rrugëve të Parisit për të dëftuar fuqinë e rezistencës franceze (të rreme) dhe ju të Amerikës, që e paguajtët këtë clirim të Evropës me mijëra e mijëra jetë djemsh të rinj, me një kosto materiale oqeanike, pranuat të padjallëzuar që De Gauli të bënte qejfe…
    Nuk kaloi shumë kohë, kur ju acaroheshi me rusët nga shkaku i orekseve të tyre, në emër të komunizmit, të okupojnë botën, Franca e De Gaulit ua kthente shpinën.
    Kohë më parë Trumpi i tha djaloshit Makron, se pa ne, amerikanët, ju do të kishit në përdorim një gjuhë tjetër zyrtare në Francë, (ashtu sic detyroni ju korsikasit të harrojnë gjuhën e tyre…)
    Amerika i duhet gjithë botës…
    U jemi mirënjohës për jetë të jetëve!
    Nexhat Kita

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje