Ky opinion i botuar në Nju Jork Tajms, në numrin e 28 prillit 1982, me autor Erik Margolis, të ngjan shumë me një thirrje të fortë dhe të dëshpëruar, për të kthyer vëmendjen e Uashingtonit zyrtar nga Shqipëria. Nëpërmjet një analize gjeopolitike, autori sjell në vëmendje përpjekjet e vazhdueshme të Moskës, për të pushtuar Shqipërinë dhe ndërtuar një bazë të fuqishme aty, që do të shërbente si pedana e saj për dominimin e Evropës Jugore dhe Lindjes së Mesme.
Margolis përmend tre grushte shteti të mbetur në tentativë, që janë organizuar nga KGB-ja por nuk kanë mundur të realizohen, ndërkohë që nuk lë pa përmendur se, me vetëvrasjen e Mehmet Shehut dhe dobësimin e shëndetit të Enver Hoxhës, tashmë Moska ka një shans të artë të ndërhyjë, duke qenë se pritet një tronditje e fortë në Partinë komuniste, shkaktuar nga lufta për pasardhësin.
Të gjithë e dimë se si shkuan gjërat dhe frikërat e autorit nuk u materializuan asnjëherë, megjithatë ky është një lexim shumë interesant i mënyrës se si shihej Shqipëria së jashtmi, në vitin e largët 1982, sa me vlerë konsiderohej ajo në sytë e Bashkimit Sovjetik, por edhe sa e harruar në sytë e Perëndimorëve. Siç shkruan ai vetë, nëse një regjiment sovjetik me aeroplanë do të ulej në aeroportin e Tiranës, përgjigjja e mundshme e Uashingtonit do të ishte: “Ku është Tirana?”.
Nga Erik Margolis, Nju Jork Tajms
Shqipëria, vendi më pak i njohur evropian, mund të jetë “fushëbeteja” e një ndryshimi drastik në ekuilibrin e fuqive, Lindje-Perëndim. Vlera strategjike e Shqipërisë, megjithëse praktikisht është harruar në Perëndim, kuptohet plotësisht nga Moska. Në kulmin midis Jugosllavisë, Greqisë dhe Italisë, Shqipëria, me dy porte të shkëlqyera në ujëra të thella, në Vlorë dhe Durrës, mbizotëron gadishulli Ballkanik dhe hyren në detin Adriatik. Bregdeti italian është vetëm 50 milje larg, përtej ngushticës së Otrantos.
Në vitin 1961, Shqipëria u bë vendi i vetëm që dëboi me sukses forcat “okupuese” sovjetike dhe një establishment pro-konsullor. Në atë kohë, udhëheqësi i partisë, Enver Hoxha, një adhurues i paepur i Stalinit, papritmas prisha të gjitha lidhjet me Moskën për shkak të programit të de-stalinizimit që nisi Nikita S. Hrushovi. Rusët sapo kishin përfunduar një kompleks instalimesh detare dhe vendqëndrime nëndetësesh nëntokësore në ishullin e Sazanit, i njohur si ”Gjibraltari i Adriatikut’, pranë portit të Vlorës. Sazani dhe bazat e tijajrore dhe logjistike në territorin e Shqipërisë, do të ishin avanposti, prej ku Kremlini do të përhapte ndikimin e vet në të gjithë Evropën Jugore dhe në Lindjen e Mesme.
Shqiptarët vunë nën kontroll të gjitha këto instalime, duke dëbuar mijëra këshilltarë sovjetikë dhe madje morën edhe dy nëndetëse. Edhe pse i indinjuar, Bashkimi Sovjetik nuk ishte në gjendje të kryente një reagim efektiv ushtarak, sepse 21 vjet më parë, kur Flota e Gjashtë e Shteteve të Bashkuara dominonte Mesdheun, rusëve u mungonin forcat ajrore dhe amfibe me rreze të gjatë.
Rusët nuk e kanë harruar këtë poshtërim përballë një vendi me 2.5 milion banorë, dhe modeli i veprimtarive antishqiptare të Moskës gjatë dy dekadave të fundit, tregon se rivendosja e kontrollit mbi Shqipërinë është një qëllim i rëndësishëm i strategjisë madhore të Kremlinit.
Dëshmitë e prekshme të interesit të Moskës për të trazuar Shqipërinë kanë qenë të qarta. KGB, duke përdorur një kolonë të pestë pro-Sovjetike në Shqipëri, ka organizuar të paktën tre grushte shteti.
Sot, ngjarjet në Shqipëri mund t’i japin Moskës shansin që e ka pritur me durim. Enver Hoxha, 73 vjeç, raportohet të jetë me shëndet të dobët. Lajmi i radios shqiptare për ”vetëvrasjen për shkak të depresionit nervor” të Mehmet Shehut, i dyti në komandë pas Hoxhës, lë të kuptohet për shtimin e presioneve në Partinë Komuniste Shqiptare, teksa dita e pasardhësit afrohet.
Ndjesia e shansit që afrohet për Moskën, është shtuar pa dyshim nga izolimi i plotë i Shqipërisë. Amerika Kapitaliste është armiku numër 1 i Enver Hoxhës, e ndjekur nga Bashkimi Sovjetik. Pas vdekjes së Mao Cedunit, Shqipëria i ktheu shpinën Kinës, dikur aleate e saj e vetme. Jugosllavët dhe Grekët, armiq tradicionalë të shqiptarëve, kanë ende pretendime territoriale mbi Shqipërinë. Në procesin e ruajtjes së pastërtisë ideologjike marksiste të vendit të tij, z. Hoxha ka mbetur pa asnjë shok apo aleat.
Skenari sovjetik për veprim kundër Shqipërisë mund të jetë i parashikueshëm: një grusht shteti duke kopjuar operacione të suksesshme në Çekosllovaki dhe Afganistan. Në dallim nga situata në vitin 1961, Bashkimi Sovjetik sot zotëron forca të bollshme për ndërhyrje në distancë dhe nuk jeton më me frikën nga Flota e Gjashtë. Forcat ajrore mund të pushtonin nga ajri Shqipërinë, të kapnin aerodromet kryesore dhe të sillnin pajisje të rënda dhe forca të blinduara. Forcat amfibe nga skuadroni i Detit të Zi dhe Mesdheut do të izolonin dhe mbështillnin Shqipërinë. Rezistenca nga ushtria prej 50,000sh burra e Shqipërisë do të shkatërrohej shpejt.
Shqipëria mund të bëhet baza më e rëndësishme e Bashkimit Sovjetik, aq e rëndësishme për ambicien e kahershme për të kontrolluar Mesdheun dhe Lindjen e Mesme, ashtu si Hauaii është për dominimin e Paqësorit nga ana e Shteteve të Bashkuara. Pasojat politike të pranisë së Ushtrisë së Kuqe 50 milje larg nga Italia dhe disa qindra milje në veri të Athinës mund të imagjinohen kollaj.
Por imagjinata duket se mungon në Uashington. Mungesa e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë që nga Lufta e Dytë Botërore, e ka shtyrë Perëndimin në një lloj amnezie për ekzistencën e saj, dhe nuk dihet në ka ndonjë plan emergjence për të trajtuar një krizë atje.
As Shtetet e Bashkuara dhe as Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut nuk kanë mbështetur kurrë zyrtarisht pavarësinë e vazhduar të Shqipërisë, duke e lënë Moskën me objektivin joshës të një çmimi të vlefshëm strategjik, që mund të kapet pa rrezikun e një reagimi efektiv perëndimor. Nëse një regjiment sovjetik me aeroplanë do të ulej në aeroportin e Tiranës, përgjigjja e mundshme e Uashingtonit do të ishte: “Ku është Tirana?”
Nëse Perëndimi nuk heq një vijë diplomatike mbrojtëse për Shqipërinë, duket se është e mundur që ajo përsëri të bjerë nën Bashkimin Sovjetik – një ngjarje që mund të paraqesë ndryshimin më drastik në ekuilibrin e fuqisë evropiane, që nga Lufta e Dytë Botërore.
Bota.al
Emri i plote i autorit te nderuar dhe te respektuar eshte Eric Scanderbeg Margolis.
Per ate kohe,nuk ishte shume e lehte,sepse sistemi mbrojtes i shqiperise mund ta conte kedo ne nje lufte te gjate dhe me humbje shume te medha.Mesa duket amerikanet kishin informacion te mjaftueshem per Shqiperine,sa te mos perfillnin opinione te tilla.Amerika nuk ja kishte friken BS,ne Shqiperi,dhe me sa duket ka pas te drejte,thjesht na lane ne aty ku donim te ishim,te mblidhmim mendjen.
EVROPA NA KA ÇAR TRAPIN 30 VJET TANI PO NA ÇAN BYTHEN BEJ KETE E BEJ ATE ÇFAR TE MIRA PO SHIKOJM TUTJE NGA RUSI VARI LESHT EUROPES
Studimet rreth historisè ju takojnè historianève ndèrsa ne lexuesit komentojm.Edhe Kadare pyeti gazetarèt italian,si ka mundèsi qè ne èndèronim dhe studionim Danten kurse ju na abandonuat dmth na lanè jetim ,ishte vendosur nga amrika dhe perèndimi se shqipèria i takonte bllokut tè rusisè dhe e paguam mjaft shtrènjt me politikèn dhe diktaturèn mè tè egèr nè botè.Dhe gazeta italiane Domenica Del Corriere”Corriere della Sera”26/06/1966 tè shkruan “La Cina Di Mao a 70 chilometra dall’ .èshtè edhe njè foto e Sazanit ku u instaluan raketat kineze ndaj Otrantos,midis tè tjerash artikulli pèrshkruan regjimin komunist qè prej 1944 ès me jugosllavèt pastaj me rusèt.Mos tè zgjatemi se ka mjaft pè tè lexuar por me politikèn e shtetit tonè diktatorial fundosèm ekonomin ,kulturèn,mardhènjet diplomatike,arsimin,etj etj
Sa per dijeni, ne Sazan nuk jane instaluar asnjehere raketa e aq me shume kineze keshtuqe foto e “Sazanit” qe ke pare ,duhet te jete bere ne tjeter vend.
Replik pèr Banor i Sazanit! Sa pèr dijeni mund tè jem banor mè i hershèm se ju nè Sazan dhe pèr disa vite me shèrbim ushtarak gjithashtu si rezervist pèr shumè vite,fotua èshtè orgjinale e Sazanit dhe nqse gazetari italian ka aluduar mbi raketat nga sazani drejt otrantos diçka tè vèrtet besoj se ekzistonte pèrshmb nqse nuk ishte sazani ishte karaburuni ,gjith bregdeti nga vlora gjer nè durrès por mos tè zgjatemi mjafton tè shfletoni nè arkivat dhe vitet qè pèrkojn me atè periudh dhe gjènden element interesant pèr historianèt.
Prape Moska lufton ta.kete Shqiperine! Prandaj ka Saliun, Liken ,dhe Bashen! Nuk mund te dalin hapur ata kunder Perendimit, pa pasur udhetim e nga KGBJA dhe UDBJa.
Eric Margolis me mama shqiptare dhe baba hebre eshte nje nga penat me te shquara ne gazetari ne Ameriken e Veriut. Mbas vitit 2007 u shkeput nga gazetaria professionale dhe shkruan ne blogun e tij ericmargolis.com. Niveli i ka rene por si cdo njeri arrin majen dhe pastaj bie. …
Kesaj i thon prit si laraska per koqet e dashit nga evropa kurv
Se kush ka ber perpjekje te deshtuara per grushte shteti dhe destabilizim kete e din mir shqipetaret …..dhe ky karafili penart demagog
Me mir me Ruset sesa me keta karabusha rracist evropian dhe SHBA dhe horra qe vetem per te na gllaberuar dhe per te ber punet e tyre te pista ….
Per shqupetaret asgje fjal boshe demagogji e ulet ….