Pentagoni publikoi videon e operacionit të vrasjes së liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi.
Siç shihet nga pamjet e kamerave nga Forcat Speciale të SHBA, një grup ushtarësh po shkojnë drejt një ndërtese të madhe në Barisa, një fshat i vogël në veri-perëndim të Sirisë, afër kufirit me Turqinë, ku fshihej i ashtuquajturi Kalifi Islamik.
Abu Bakr al-Bagdadi u përpoq të shpëtonte përmes tunelit, por pasi e kuptoi që nuk do të dilte i gjallë shpërtheu brezin me eksploziv që mbante veshur.
Të vdekur mbetën edhe tre fëmijë që ishin me të si dhe dy gratë e tij, të cilat gjithashtu mbanin eksploziv, por nuk i aktivizuan ato.
Sipas Washington Post, ai që dorëzoi te amerikanët udhëheqësin e ISIS ishte një zyrtar i nivelit të lartë në radhët e xhihadistëve. Informatori, i cili ishte i pranishëm në kohën e bastisjes, la zonën dy ditë më vonë bashkë me familjen e tij.
Footage of U.S SOF raid on Baghdadi’s compound disclosed at Pentagon press briefing: https://t.co/UvX9B8hoyjpic.twitter.com/6qy4s7kmt3
— Harry Boone (@towersight) October 30, 2019
#BREAKING #US army has published a video from the operation to kill #ISIS leader Al Baghdadi pic.twitter.com/MSuTSit6Wi
— Guy Elster (@guyelster) October 30, 2019
Frynë trapin amerikanët me popullin.
E ç’ video është kjo ? Ç’pamë aty ? Lesh me qime si thotë populli.Amerikanët thanë se kapën Sadamin në një kanal të ujrave të zeza.E kush i ha këto broçkulla kur Sadami kishte kaq tunele të fshehta dhe ngeli të fshihej në llagëme dhe kur dihej nga të gjithë se kishte 6 sosia !
Bin Laden e vranë dhe e hodhën në det !
Tani na tregojnë një video nga lart kur nuk duket asgjë.