Kaç Islami: Rama na eleminoi ne profesorëve me formim perëndimor e reputacion dhe po qeveris me anonimë, ndryshe nga ne ata janë kukulla e manekina e servilë

31 Tetor 2019, 09:43Politika TEMA

Pas shumë kohe mungesë, Kastriot Islami është shfaqur sërish.

Së fundmi ai ka bërë një shkrim ku ka shprehur zemëratën me kryeministrin Edi Rama.

Ish deputeti socialisto-demokrat, thotë se shefi i qeverisë hoqi të gjithë profesorët dhe po qeveris me persona anonimë.

Sipas tij, Rama po qeveris me kukulla, manekinë dhe servilë.

Ndër të tjera Islami shkruan:

PS në vitin 1991, ndonëse komuniste,i bëri thirrje një numër të madh profesorësh,  akademikësh dhe intelektualësh me formim perëndimor e reputacion. PS e transformuan në periudhën 1991-2005 nga puniste në socialdemokrate pikërisht këta profesorë dhe akademikë e shkëncëtarë me reputacion brënda e jasht vëndit.

Në vitin 2005 Rama me vendosjen në krye të PS fillimisht largoi ose margjinalizoi të gjithë profesorët dhe individët me vlera e kontribute duke keqpërdorur ose kompromentuar njëkohësisht ndonjë prej tyre.

Por më e rënda do të ishte që ai ndërtoi Rilindjen përmes së cilës i zëvëndësoi të gjithë këto individë me vlera e kontribute, me tituj e me grada me personazhe me profile kriminale ose njerëz pa formim universitar që zotëronin pasuri të paligjshme. Vëndin e profesorëve në kuvend dhe në ekzekutiv e zuri klientela e tij e përbërë nga individë me rekorde kriminale individë me pasuri të dyshimta, oligarkëdhe individë me formim të cunguar universitar e intelektual dhe pa kontribute.

Ndërkohë Rama vendosi lidhjet personale direkte me të gjithë bandat më të rrezikshme nëvend.

Rama po ashtu forcoi lidhjet personale me të gjithë klanet e familjet mafioze të trafikantëve tëcilat arritën tëkishin ndikim mbi Ministrinë e Brëndshme dhe të bëheshin të rrezikshme edhe në nivel rajonal e europian.

Ndërkohë Rama zëvëndësoi të gjithë ata që kishin demokratizuar PS me kukulla e manekinë servilëpër ti përdorur si mish për top sa herë që do të ishte e nevojshme për të sulmuar kundërshtarët brënda dhe jasht partisë, dhe me disa të “fortë” të ardhur nga doganat, burgjet, sistemi i drejtësisë, e tjerë.

Rama ngrit dhe forcoi pozitat e disa drejtuesve oligarkë vendorë duke i dhënë mundësi të ngrinin kështjellat e tyre vendore rreth të cilëve do të grumbulloheshin banditë e kriminelë vendor.

Rama ndërkohë nxiti lidhjet dhe bashkëpunimin mes këtyre grupimeve, mes oligarkëve dhe kriminelëve, mes të fortëve dhe kriminelëve, mes manekinëve dhe oligarkëve e kriminelëve për t’i ndërsyer të gjithë bashkë kundër opozitarëve të Ramës por edhe për të blerë vota e kërcënuar votuesit.

Të gjithë ushtarët e Ramës, oligarkë, kriminelë, të paaftë, manenikë, të fortë, do të shpërbleheshin sipas kontributit për Rilindjen dhe arrogancën e agresivitetin ndaj kundështarëve.

Përfundimisht Rilindja e lidhur ngushtë me kriminelët dhe oligarkët të cilët së bashku krijuan një grupim të fuqishëm do tëkontrollonte qeverisjen e vëndit në nivel vendor e qëndror. Aq sa do të ishte e vështirë të ndahej nëse bandat kishin vënë nën kontroll Ramën apo Rama drejtonte bandat.

Më rastin e protestave të studentëve Rama u detyrua të “korrigjonte” mekanizmin e qeverisjes së tij, duke zëvëndësuar disa personazhe të diskretituar të Rilindjes me disa indivdë anonimë, që jo vetëm s’i njeh njeri por nuk kanë asnjë vlerë e kontribut. Tanimë vendin do ta qeveriste Rama, i vetëm, në krye të një bande  ANONIMËSH. Ndërkohë që individët me rekorde kriminale, familjet mafioze, oligarkët dhe injorantët do të organizoheshin nën drejtimin e Ramës në formën e një Karteli Mafioz.

Mund të thuhet pa asnjë dyshim se Rama, pas 25 vjetësh ja arriti që të eleminonte plotësisht të gjithë profesorët dhe intelektualët dhe të krijonte qeverisjen e tij personale të përbërë nga ANONIMË dhe të ngrinte Kartelin Mafioz me të cilin ka një lidhje pengmarrje reciproke.

I gjithë ky transformim negativ ka ndodhur vetëm në 15 vjet nën orkestrimin e drejtëpërdrejtë të Ramës, duke zëvëndësuar ekipin e profesorëve, akademikëve, intelektualëve me reputacion fillimisht me klientelistë mediokër, kriminelë, oligarkë, trafikantë, manenikë e më së fundmi edhe me anonimë.  Sot vëndi është në udhëkryq e të gjithë qytetarët e pashpresë ankohen duke mos gjetur forca për tu organizuar e ndryshuar gjëndjen, por vetëm mendojnë të largohen nga vendi e të emigrojnë”.

6 komente në “Kaç Islami: Rama na eleminoi ne profesorëve me formim perëndimor e reputacion dhe po qeveris me anonimë, ndryshe nga ne ata janë kukulla e manekina e servilë”

  1. Lexusi says:

    Po ky akoma anetar i PS eshte , ja paska futur Sales , me teser PS je , deputet PD je .

  2. Niagara says:

    Jo mo Kaç, jo. Mos ngaterro shkollimin me formimin. Ti kur shkove jashte ishe i formuar i teri nen trysnine e kul8sace te partise se punes e sigurimit te shtetit.
    Ishe jo i formuar, por i kalbur kur shkove ne perendim. Dhe i tille ke mbetur. Seshpirti i spiunllekut e i puçeve ju eshte rrenjosur ty e brezit tuaj. Ne perendim formohen ata qd lindin e rriten aty. Jo ata qe bertisnin Parti Enver qysh 2 vjeç

  3. LABI says:

    KE SHUM TE DREJTE KASTRIOT,REXHEPI,ERMELINDA,ARBENI,BEN,KASTRIOT,SHKELQIMI,HETEMI,MEMUSHI,DADE,ETJ U ZEVENDESUAN ME ANONIM TE RILINDJES QE PO JEP SHPIRT,,,,

  4. Loni says:

    Ka te drejte pavaresisht se nuk eshtendonje burre I mire…..

  5. klemi says:

    Oh, sa mire, kaç qelbesiren nuk e vleresojne. Nuk jane burra te mire ata te ps. Po pd a e vlereson kete pleh?

  6. Tiranasi2020 says:

    Qenka pjerdhur komplet Kaci dil e luaj domino nga liqeni se sje per gje tjeter.Mosha ben te veten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje