Nuk ngjan por është një lapsus i rëndë ai i kreut demokrat Basha, i cili del së fundi me tezën e një “qeverie tranzitore deri në anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.
Është vetë ai që e ka deklaruar këtë gjatë një statusi në FB, ku pasi informon publikun për një takim më Drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të institutit demokratik amerikan NDI, z. Robert Benjamin, thotë se “derisa të jetë anëtare e Bashkimit Europian, para zgjedhjeve Shqipëria duhet të ketë një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
Duhet besuar që është një lapsus nga nxitimi e jo ajo çfarë thuhet literalisht prej tij, pasi kjo do të përbënte një nonsens politik shumë më të rëndë se djegia e mandatEve apo bojkoti i zgjedhjeve.
Me gjasë, ka ngatërruar procesin e hapjes së negociatave me atë të anëtarësimin në BE. Për korrektesë termash, nocionesh e praktikash, janë dy gjëra të ndryshme ndonëse në një linjë integrale, e për më tepër shumë larg njëra-tjetrës.
Nëse negociatat kanë një afat tjetër, majin e vitit të ardhshëm në samitin e Zagrebit, anëtarësimi nuk ka datë, madje as vit, por vetëm një përllogaritje hipotetike që tejkalon më shumë se një dekadë, e deri në dy dekada, nëse do vazhdojë të jetë kjo BE.
Më tej, në status, Basha shpreh bindjen se do jenë amerikanët ata që do e “bëjnë Shipërinë”, teksa shprehet: “Me ndihmën e çmuar të SHBA do të arrijmë ta kthejmë Shqipërinë në një demokraci funksionale dhe pasuritë e saj në zhvillim dhe mirëqenie për çdo familje shqiptare”. (tesheshi)
Ketij vellait i ia shkuar keq mendja per postin kryeministror. Nuk e dime a ka ndonje ilaç per kete lloj fiksimi.
Bile jo vetem kaq po km duhet te jete grida suma.
O Nene O Nene
Sic duket nuk paska lexuar sondazhet e nikolle lehsit qe e nxjerrin bashen fitues te zgjedhjeve te vitit 3021 me 82 deputet! Po pate jete deri ne 3021-in te sigurte qe do fitoni o lulke.mona baxhella e nkolle qeni i kthyer ne kone.
Kjo esht gomarllek i Bashes ,
Ndersa djegia e mandateve ishte levizje gjeniale , sepse ju nxori komplet nje shtet monopartiak si Korea e Veriut ,
Mirepo nuk pati sukses , sepse ne kete rast Amerika u be pale me nje qeveri hajdute , e cila jo vetem vjedh parate e Shqiptareve dhe votat e shqiptareve ,
por kjo qeveri e mbushi Shqiperine me droge cep me cep
Pra sic thashe Amerika tregoi edhe njehere se per interesat e saj , qe ne kete rast jane Muxhahedine , u be pale me Hajdutet jo me te drejten
Eh mo Vani mo Vani cna e more ne qafe kete fare djali.Do te behet kryeminister pa zgjedhje fare mavria,eshte mesuar ti gjeje te gjitha gati,ska faj eshte trajtuar si cuni beut deri tani nga Sala,por kur te shkoje ky i fundit ne parrajse si do ja bej Lulushja
Nese dikush mund te tregoj se çeshte duke bere basha ,po merr ere apo po han!