Ambasadori francez shpjegon vendimin për negociatat: S’jemi për veto, por mbështesim anëtarësimin e Ballkanit perëndimor

31 Tetor 2019, 14:06Politika TEMA

Ambasadori i Francës në Serbi, Jean Louis Falconi shkroi në Twitter se vendi i tij nuk po synon një “veto” apo një lloj “partneriteti të privilegjuar”, por mbështet anëtarësimin e plotë të Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Ajo që Franca i propozoi Këshillit të Bashkimit Europian ishte një ide e modernizimit të procesit të pranimit, i cili do të mundësonte që vendet kandidate të cilat i kanë përmbushur kriteret në fusha të caktuara të fillojnë t’i shfrytëzojnë përfitimet e tyre në vend që të presin fundin e procesit, daklaroi ai në një intervistë për FoNet dy ditë më parë.

Falconi shpjegoi se procesi aktual i pranimit të ngadaltë duhet të bëhet “më i shpejtë, më përparimtar, por edhe i kthyeshëm”. Sipas tij, rezultatet e procesit aktual të pranimit nuk janë të mjaftueshme, qytetarët nuk shohin asgjë konkrete, dhe procesi shpesh është i burokratizuar.

Ideja është që, kur një vend të përfundojë me negociatat në një zonë të caktuar, të jetë në gjendje të ulet në të njëjtën tryezë me vendet anëtare dhe të marrë pjesë në hartimin e politikave, por pa të drejtë vote, shpjegoi Falconi në intervistë.

Kur bëhet fjalë për interpretime të ndryshme të pozicionit të Presidentit Francez, Falconi kujtoi se Macron ishte shumë i qartë gjatë vizitës së tij në Serbi në korrik, kur ai konfirmoi se premtimi i BE për pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE do të përmbushet. Por në të njëjtën kohë, e theksoi se nuk është e vështirë të shihet se BE nuk po funksionon mirë, ka shtuar ambasadori.

2 komente në “Ambasadori francez shpjegon vendimin për negociatat: S’jemi për veto, por mbështesim anëtarësimin e Ballkanit perëndimor”

  1. Tjetri says:

    Vargjet e Fishtes se madh… Uh! Evrope ti kurva e motit…. fjalen evrope ta zevedesojme me Frace.

  2. 1 says:

    Po re po. Hapni tregun per investime franceze, hapni edhe bujqesine dhe mijera hektare toke per investime franceze, merreni te gjithe krahun e punes se kualifikuar shqiptar ne Gjermani e France, dhe trajtojini shqiptaret qe mbeten si skllever me pagesa qesharake sepse investitori per kete do vije, dhe uluni ju qeveritare ne Bruksel na degjoni ne te medhenjve si marrim vendime per ju, por ju as mos votoni as mos e hapni gojen fare, vetem degjoni……..ka ndonje ndryhsim nga kolonializmi ……JO !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje