VIDEO/ Thirrja e kryeministrit italian për opozitën shqiptare: Uluni pa kushte për reformën zgjedhore

31 Tetor 2019, 16:50Politika TEMA

Pak javë pas thirrjes që i bëri nga Tirana opozitës shqiptare, kryeministri italian, Guiseppe Conte i ka kërkuar sërish sot që të ulet me mazhorancën për reformën zgjedhore, por pa vendosur parakushte.

Në konferencën e përbashkët me homologun Edi Rama në Romë, Conte foli si “kryeministër i një vendi mik me Shqipërinë”, që opozita jashtëparlamentare të pranojë një hap të tillë konstruktiv dhe të ulet me mazhorancën për realizimin e reformës së rëndësishme.

Realizimi i reformës zgjedhore është përcaktuar edhe nga Bundestagu gjerman si një kusht i domosdoshëm për avancimin e procesit integrues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

1 komente në “VIDEO/ Thirrja e kryeministrit italian për opozitën shqiptare: Uluni pa kushte për reformën zgjedhore”

  1. Debatik says:

    Po e drejte por e mira eshte te zhduken se nuk ka ndonje ndryshim ne ku ta gjejme te largohen vete pak nga pak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje