Mësuesi 27-vjeçar ndërron jetë, pasi u pickua nga një insekt

31 Tetor 2019, 11:39Lifestyle TEMA

Një mësues 27-vjeçar ka humbur jetën pasi u pickua në kokë nga një inspekt i panjohur.

Josh Brooker kishte udhëtuar drejt Vietnamit për pushime, kur u pickua nga insekti.

Problemet i filluan pasi u kthye në Britani të Madhe.

Babai i tij, i cili e priti në aeroportin e Manchester, vuri re se djali nuk ndihej mirë.

Josh ishte kthyer në punë pas udhëtimit në Vietnam.

Ditët e para të punës, ai pati ethe dhe shkoi për vizitë në spital.

Aty mjekët zbuluan bakterin e stafilokokut që kishte hyrë në gjak.

Mësuesi u mbajt nën kujdes intensiv pasi pickimi në kokë i ishte infektuar.

Infeksioni nisi të përhapej gradualisht dhe preku mushkëritë e tij.

Kjo gjë i shkaktoi 27-vjeçarit vështirësi në frymëmarrje.

Gjendja shëndetësore e tij nisi të përkeqësohej dhe pas trajtimit 1-mujor, ai ndërroi jetë në spital më 1 tetor.

Babai i tij e përshkruan të birin si një njeri paqësor dhe të dashur me të gjithë.

Ndërsa nxënësit dhe stafi akademik i shkollës ku Josh jepte mësim, kanë krijuar një memorial për 27-vjeçarin, të zbukuar me mesazhe dedikuar mësuesit të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje