Vetëvrasja e miliarderit Jeffrey Epstein në qelitë e burgut, ndërsa priste të gjykohej për akuzat për abuzim seksual me minorenë, dhe shfrytëzim prostitucioni, ishte një lajm kryesor në mediat amerikane në 10 gusht.
Por ka shumë nga ata që dyshojnë se miliarderi nuk ka vrarë veten.
Mes tyre është dhe vëllai i tij, i cili ka pajtuar një mjek mjaft të njohur për të hetuar për ngjarjen në fjalë.
Në një interviste në mediat amerikane, 85-vjeçari Michael Baden, ekspert mjeko-ligjor, deklaron se nga shenjat që ka gjetur në trupin e 66-vjeçarit Jeffrey Epstein, dyshon se ka shumë mundësi që ai të jetë vrarë dhe jo vetëvrarë.
Baden përshkruan se ka gjetur dy thyerje në laringun e Epstein, gjë e rrallë kjo në rastet e vetëvrasjes.
Ish- mjek ekzaminues në Nju Jork, Baden shprehet se shenjat tregojnë se mund të kemi të bëjmë me një vrasje dhe se viktima është mbytur.
Dr. Michael Baden, i tha “Fox News” se plagët në trupin e Epsteinit “janë jashtëzakonisht të pazakonta në vetëvrasjet me anë të varjes dhe mund të ndodhin shumë më shpesh në vrasjet me mbytje”.
Ai shtoi se ai nuk kishte parë plagë të tilla në një rast të varur në 50 vitet e tij eksperiencë profesionale.
“Varja nuk i shkakton këto kocka të thyera kurse vrasje i bën. Gjatë ngjarjes është ushtruar shumë presion”, këmbënguli Baden.
Shefi ekzaminues mjekësor, Dr. Barbara Sampson, që e përcaktoi vdekjen e Epstein si një vetëvrasje më 10 gusht, i kundërshton me vendosmëri gjetjet dhe pretendimet e Badenit.
Jeffrey Epstein u arrestua në muajin korrik, pas denoncimeve të bëra nga disa femra se ishin rekrutuar kur ishin të mitura nga miliarderi për të ushtruar prostitucion në festat e organizuara prej tij.
Hetimet dyshohet se do të nxirrnin në dritë shumë njerëz të njohur që merrnin pjesë në këto festa dhe që ishin miq të Epstein, dhe për këtë arsye shumë besojnë se ai nuk u vetëvra në burg, por u vra.
Mes të akuzuarve se merrnin pjesë në festat e tij seksuale me minorene, është edhe princi britanik Andrew, ndërsa Epstein kishte miqësi edhe me presidentin amerikan Donald Trump, por dhe me Bill e Hillary Clinton.(TemA0
Jeffrey Epstein
Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell ne vitin 2005
Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell
Donald Trump dhe e dashura e tij Melania me Epstein dhe Maxwell ne vitin 2000
Annie Farmer, viktime e Epstein
Michelle Licata, viktime e Epstein
Courtney Wild, viktime e Epstein
Jena-Lisa Jones, viktime e Epstein
Johanna Sjoberg, viktime e Epstein
Jennifer Araoz, viktime e Epstein
Keta te dy lart ne foto nuk kane lene pic… ne kembe ne USA.
I kane q… robt dhe tani njeri nga keta u be president , keshtu qe i bie qe kurvaret behen presidente.
Kuptohet fare qarte se kush e ka vrare Jeffrin …. do jete dikush qe vepron si shoku Enver qe vrau gjithe shoket e femijerise ….
Historia eshte e njejte.
Shoqerija e kurvave dhe kurvarve.
Kurr mos rrini me kurva dhe kurvar sepse kurva ta fut,kurvari t vret.