Një shofer është detyruar ta ndalojë makinën në mes të rrugës, pasi një elefant i del përpara.
Elefanti gjigant shihet se si ia bllokon rrugën shoferit në parkun nacional Khao Yai në Tajlandë, e disa momente më pas qëndron sipër tij.
Për fat të mirë në sekondën e fundit elefanti heq dorë nga misioni i tij, dhe kështu shoferi vazhdon rrugën pa pësuar ndonjë lëndim trupor.
Megjithatë jo gjithçka shpëtoi pa dëme, pasi pjesa e pasme e veturës u dëmtua. (TemA)