FAKSIMILE: Në “luftë” me Kiço Mustaqin: Kur Azem Hajdari pengohej që të fuste PD-në në ushtri

2 Nëntor 2019, 16:14Dossier TEMA

Në fund të janarit 1991, kur kishte veçse pak javë që ishte krijuar Partia Dempoktratike, Azem Hajdari protestonte në presdiumin e Kuvendit Popullor duke theksuar se PD po pengohej të hapte seksionet e saj edhe në ushtri.

Azem Hajdari shkruan në protestëne  tij se kishte informacione nga anëtarë e simpatizanë demokratë se ishte lëshuar një urdhër nga drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes (edhe Popullore në atë kohë) për të mos lejuar krijimin e seksioneve të PD-së.

Por ky urdhër binte ndesh me dekretin e presidiumit të Kuvendit Popullor mbi krijimin e organizatave politike miratuar në 17 dhjetor 1990.

Hajdari kërkon të të marrë përgjigje se mbi ç’bazë ligjore veprohej për pengimin e PD-së për të ngritur seksionet e saj edhe në ushtri.

Bashkë me protestën e Azem Hajdarit, në dosjen me numër 129 ruhet edhe një shënim ku sqarohet se pse regjimi komunist ende në fuqi, nuk e kishte lejuar Partinë Demokratike që të depërtonte edhe në ushtri. Edhe pse nuk thuhet shprehimisht, shënimi lë të kuptosh se partia-shtet kërkonte ta kishte vetëm në kontrollin e saj ushtrinë, sigurisht për të  ruajtur pushtetin sa më gjatë.

Shënimi thotë:

“Me shokun Kiço Mustaqi u sqarua se është dhënë një udhëzim i cili porosit që në Ushtri, deri në miratimin e Kushtetutës së re, të mos lejohet krijimi i organizatave ose seksioneve të partive të tjera politike me përjashtim të organizatave bazë ekzistuese të partisë së punës. 30.1.1991″. (tesheshi)

6 komente në “FAKSIMILE: Në “luftë” me Kiço Mustaqin: Kur Azem Hajdari pengohej që të fuste PD-në në ushtri”

  1. Piro says:

    Ky lajm i perket historise e mire beni qe e jepni, por ne shqiptaret kemi neveoje per lajme e komente qe na ndihmojne te luftojme kancerin e ketij vendi, korrupsionin gjigand qe po na merr frymen.

  2. pena says:

    E gjeti te semes dhe ky karaduzi i tropojes…..Keta tropojancit te vrasin pas shpine sic vrane Bajram Currin.

  3. viron panajoti says:

    Jeni siperfaqesore.
    Ne komisionin nismetar ne nje mbledhje ne
    mbremjen e asaj date erdhi nje kerkese nga punonjes democrat te Institutit 6 (I Ushtërisë me drejtor Ilir Hoxhen) qe te ngrinin atje nje seksion te PD. Kerkesa u miratua ne ate mbremje dhe u nis ajo kerkese.
    Te nesermen ne gazeten ZP doli vendimi I Kico Mustaqit qe ndalonte Partite ne Ushteri. Ne Komisionin Nismetare u shtrua si problem qe “jemi ne pergjim” per deri sa na bene kete veprim.. na paradolen.
    Kur filluan te mesohen emrat e njerezve qe bashkepunonin me Sigurimin ne Komisionin Nismetar u kuptua qe ishin ata qe informonin Sigurimin.
    Kjo sot I intereson HISTORISE sepse problemet jane te tjera. Shkresa nuk eshte me firmen e Azemit e as nisme e tij. eshte firmosur nga Arben Demeti. E Historise I interesojne te vertetat.

  4. Ai says:

    Udebashi psikopat Azam Hardall Hajgari I pagoi me lekuren e vet gjynahet qe beri Shqiperise, por jo te gjitha se I ka prap borxhe popullit shqiptar .
    Vetem kur te denohet edhe nga drejtesia si kriminel do te qetesohet Shqiperise.

  5. kasem gahinji says:

    ashtu eshte,i perket historise.por prane pd u krijuan grupe me ushtarake ,qe merreshin me kete drejtim.qe ne ate kohe.u testuan fshehtazi kuadrot e te gjithe njesive dhe reparteve,te cilet pd i diferencoi ne tre lista-1 te rrezikshem per pd.2.neutrale.3. te devotshem per pd.mbi bazen e ketyre listave u cmobilizuan me qindra kuadro ,duke i justifikuar me reformen.u sajua ne shtator 1992 “grupi pucist,komplotist anti pd,anti reforme”pikerisht ky eshte edhe titulli i komunikates se qeverise meksi ne kete kohe,transmetuar nga rtsh.filluan presionet,nepermjet kontrolleve policore ne banesa.ne durres me listat qe permenda jane marre sh.t.,n.z,,m.r.k.k.,nje ish operativ sigurimi i diviziont me mbiemrin prenga.etj qe nuk ua kujtoj dot emrin.karieristi ,si ai,derisa ishte ne pushtet adil carcani,thoshte e kam daje.me pas doli i perndjekur se dikur ne rinine e tij kish qene adjutant i rahman perllakut.kjo kategori njerezish i beri shume dem ushtrise.gjithecka u be ne interes te shkaterrimit te saj.dhe nje nga organizatoret kryesore te kesaj zallamahije ka qene azem hajdari,agjent i udb ,sic e kam etiketuar ne ate kohe,herman geringu i pd.

  6. kaloresi i urdherit te leshtelikes force e pare says:

    kjo qe thote viron panajoti,mund te jete e vertete.azem hajdari dhe sali berisha ne ate kohe,janar 1991,nuk ka qene ne shqiperi,por te dy, jane fshehur ne rome,ne nje vile te marre me qera,nga nje prej oficereve te zbulimit shqiptar i kamufluar si diplomat ne ambasaden shqiptare ne itali.jane khyer vetem kur doli ligji per zgjedhjet e para pluraliste,i cili u jepte imunitet personave,qe me shpallje e kandidatures,pra akoma pa u zgjedhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje