Michael Jackson mbetet “Mbreti i Pop-it” edhe pas vdekjes, kryeson listën për fitimet më të larta ndër "yjet" që janë ndarë nga jeta

2 Nëntor 2019, 10:30Lifestyle TEMA
Michael Jackson mbetet “Mbreti i Pop-it” edhe pas vdekjes, kryeson

Michael Jackson është shpallur sërish celebriteti më i paguar ndër “yjet” e famshme të industrisë që kanë kaluar në botën tjetër sipas revistës  prestigjioze ‘Forbes’, duke mbledhur një total prej 60 milionë dollarësh.

Është viti i shtatë radhazi që “ylli” i pop-it merr këtë titull dhe kjo falë muzikës së tij që ende jeton. Shifrat tregojnë se muzika e tij u dëgjua 2.1 bilion herë në platforma dixhitale, që tregon rritje nga 1.8 bilionë dëgjuesit e vitit të kaluar.

Llogaritë e fitimeve të “yjeve“ bëhen sipas të gjitha ligjeve duke hequr shpenzimet për taksa, pagesat për menaxherët dhe avokatët që mbrojnë të drejtat e tyre.

Përsëri pas këtyre shpenzimeve Jackson ndodhet të paktën me 21 milionë dollarë më shumë se Elvis Presley i dyti në renditje, i ndjekur më pas nga Charles Schultz dhe Arnold Palmer, që janë të famshmë jashtë fushës së muzikës.

Një pozicion interesant ka gjithashtu edhe “ylli” i kinematografisë Marlyn Monroe në vendin e 8-të, e cila vazhdon të ketë një kontratë të lidhur me markën ‘Chanel’, dhe më specifikisht në reklamimin e parfumit No.5, si dhe me firmën e njohur të orave ‘Mont Blanc’.

Në listë ndodhet edhe kantautori dhe pjesëtari i njohur i “Beatles”, John Lennon. Fitimet e tij u rritën këtë vit për shkak të datës përvjetore të albumit “Abbey Road”, dhe që fansat u rikthyen  në masë për ta dëgjuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje