Pse mbyllja e basteve, ishte një vendim i gabuar nga Rama

2 Nëntor 2019, 09:21Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Përpara disa kohësh kur morën vendimin për të ndalur industrinë e basteve në Shqiëpri pati një lloj entuziazmi në Shqipëri që ndoshta vazhdon akoma.

Unë e kam treguar se kam qenë kundër këtij vendimi. Unë e di që qëndrimi im është kontrovers dhe i diskutueshëm, por vazhdoj t’i qëndroj atij mendimi që kam pasur.

Vazhdoj t’i qëndroj edhe ca më shumë idesë që ai vendim ishte i padrejtë, i gabuar dhe i pamundur për t’u vënë në jetë dhe për t’u zbatuar.

I padrejtë– Se mendoj që shteti nuk ka të asnjë të drejtë të marrë rolin e gardianit moral, policit moral. Shteti nuk e ka këtë të drejtë, janë njerëzit vetë që janë përgjegjës për jetët e tyre dhe vendimet që marrin.

Shteti mund të ndërrmarrë fushata sensibilizuese, të demonizojë aktivitete humane, por nuk ka të drejtë që t’i ndalojë këto gjëra. Kjo është në parim në princip për të gjithë ata që besojnë te principet liberale.

I gabuar – Se në atë moment ishte një industri e caktuar, që ishin të punësuar me mijëra vetë mbi 50 mijë vetë që paguanin taksa e sigurime shoqërore dhe që atëherë ne kemi mijëra të rinj që janë ende rrugëve, nëse nuk kanë marrë rrugë të tjera apo azil politik në Francë, në Francën e Makronit. U zhbë një lloj industrie e caktuar pa menduar impaktin ekonomik që do kishte ai vendim.

I pamundur për t’u zbatuar– Është provuar se bastet vazhdojnë dhe sot e kësaj dite se nuk mund të ndodhte ndryshe se aktivitete të tilla nuk bllokohen me  mjete policore.

Kemi të njëjtën industri të bastit e bixhozit që funksionon në mënyrë ilegale. Kjo industri nuk paguan taksa e nuk ka të punësuar njerëz, vetëm se ka të njëjtën sasi parash që qarkullon në funksion të kësaj industrie.

Unë mendoj se kryeministri Rama duhet ta rishikojë këtë vendim. Ka pasur nevojë për disiplinim të kësaj industrie, por mendoj që duhet lënë të funksionjë normalisht, gjithmonë duke e disiplinuar. unë shpresoj që shumë shpejt bastet të rikthehen por në mënyrë të disiplinuar.

17 komente në “Pse mbyllja e basteve, ishte një vendim i gabuar nga Rama”

  1. petrit says:

    Cfare ke per t`e thene per ato familje (jo vetem lojtari i thekur), qe jane shkaterruar totalisht nga nje “biznes ” i tille?,jam kurioz.

    1. Fadil says:

      O Muci,
      Ato u bene vatra te pastrimit te parave. Per kete ke ndonje gje per te thene?

  2. Bureto says:

    Është e drejtë! Problem shumë komplex. Kështu ka ndodhur më herët si psh. në Spanjën e inkuizicionit në mesjetë, me duhanin që vinte nga Amerika e Jugut e që në Europë nuk njihej. E ndaluan, bile dënimet ishin tejet të ashpra e megjithatë, pirja dhe kondrabanda e tij u shtuan. U detyruan ta lejojnë. Po kështu u veprua në Amerikën e Veriut me alkoolin. Ndalimi edhe në këtë rast rriti kontrabandën dhe përdorimi i tij, rezultoj edhe më i madh. Përsëri e lejuan. I fundit nga realiteti shqiptar. Në regjimin komunist, u ndalua me ligj kumari, dënimi për ata që loznin ishte 7 vjet burg dhe përsëri, fshehurazi luhej, bile edhe nga pushtetarë dhe partiakë të kohës.
    Për të mos e zgjatur më tej me narkotikët, që tashmë është një fenomen endemik i njohur. Nuk di a ka ndonjë statistikë, por mendoj se trafikimi, përdorimi dhe qarkullimi i parasë nga konsumi i tyre, është aq i madh sa shteti është më i dobët se, le të themi, ‘industria’ e narkotikëve.
    E dhimbshme, por ky është realiteti. Ndaj dhe shumë shtete po mendojnë, disa dhe e kanë lejuar, përdorimin e tyre. Sigurisht, kjo, me propagandë, edukim, rregulla të forta në shitje, përdorim etj, rregulla që u takojnë specialistëve dhe ligjvënësve t’i hartojnë e t’i vendosin. Edhe njëherë me ligje drastike, me dhunë e burgje ( s’po mjaftojnë as ato), kjo gjë është parë që nuk po jep efektin e paramenduar apo të dëshiruar. Duhen gjetur rrugë të reja.
    Pra për këto fenomene, natyrisht dobësi të njeriut, zgjidhja nuk janë masat drastike. Duhet të shtohet propaganda për dëmet e këtyre qysh në vegjëli, në familje, shkolla, me libra, filma e çdo lloj tjetër që i shërben ndërgjegjësimit dhe edukimit të njeriut, për dëmet që i sjellin. Nëse nuk ngjit, për ata që nuk ngjit, në këto raste thuhet: “Veten paçin në qafë!”

  3. Ardjan says:

    …dhe gjithë kjo mori tē pa punêsh shpērtheu në revoltë mbushën sheshet, dhe u përdorên nga opzita si zjarrvënês të institucioneve tē shtetit!.

  4. Qytetar says:

    Muc Nanon me sa duket po i vuan keq andropauzat. Çdo dite shkruan nga nje idiotizem.
    Shume gabim eshte qe po i lejojne akoma keta bastet.
    A ke na i vend te botes o Muc qe lokalet te mbushura me tv dhe me dhjetra meshkuj te rinj shtyjne kohen duke pare ndeshje. Vetem nje vend, na thuaj o Muç…
    Jemi i vetmi vend unikal ne bote me kete dukuri, turp.

    1. alb says:

      Vetem nje bixhozxhi mendon si ky
      Ky eshte sinonimi i se keqes.Po si nuk foli nje here drejt apo te nxjerre nje here nje fjale te mire nga goja e tij e helmosur . E ka pickuar ndonje grerez andej nga malet e skraparit para se te zbarkonte ne Tirane.
      Jo vetëm bixhozin qe beri mire por shteti duhet te ndaloje shqiptaret te rrinë në kafe jo me shum se 5 minuta me ekspres dhe 10 minuta me makiato apo kapucino , sepse duke ndenjur me ore te tëra nëpër kafene shqiptaret dembelosen me shum sec jane dhe vetvetiu merren vetëm me thashetheme dhe intriga . I llahtarisem te huajt me qëndrimin nëpër kafene nga mëngjesi ne darke. Nuk e perceptojnë dot. Rrace e cuditshme. U dukemi si ufo.

  5. Vk says:

    E tha po se ke lexuar, lexoje prap. Nuk mund te shpikim demokraci alla shqiptare, o demokraci o rrumpalli. Shteti nuk mund te bej dhe liberalin dhe diktatorin. Prandaj sna fut njeri ne BE se ketu te drejtat e njeriut jan te drejtat e Edit

  6. Bos says:

    PER MUA QE JAM POPULL DHE E KAM DËGJUAR SHUME HERE SI GAZETAR NUK KA VLERA THJESHT NJE GAZETAR I RËNDOMTË QE STHOTE ASNJËHERË GJËRA TE ZGJUARA. MBAN NJE BALLANCE ME TE GJITHË TE INTERVISTUARIT PER TA MBAJTUR MIRE ME TE GJITHE. PO PER KËTË RADHË KA NJE FARE TE DREJTE. E PRERA ME THIKË SOLLI SHUME PASOJA DHE PAKËNAQËSI TEK TE VARFERIT QE PUNONIN PER MBIJETESË DHE KISHIN MARE KREDI NGA BANKAT. RROTA E DJATHIT MUND TE ISHTE PRERË DHE TËRTHORAZI.

  7. cic mic says:

    Te njejten sasi parash?????? 2fish 3fish me shume po fitojne tani kompanite sepse spaguajne me takse…bile bile u eshte ebr nder se i kan ik 2 mije lekshat ose 3 mije lekshat qe paguanin 2 taksa kot. Kshu jane top fare edhe leket vazhdojne te cicat e bosave edhe taks nuk paguajne… Hapi o shok te pakten online edhe merru leket se po bejne kerdine

  8. Le lee says:

    qe te kritikosh duhet te kritikohesh.Kush je ti qe kritkon.Ca pergjegjsie ke ti per te hedhur firmen,KUSH TE KA VOTUAR TE JAPESH REFERATE,ca dege ekonomike ke studiuar.Ca jurisprudence ke ne lemin e shoqeris civile si fenomen me bixhozin, ..dhe dicka personale QE TE KUPTOHEMI NUK E KAM ME PERSONIN PO ME INDIVIDIN QE AI PERFAQSON,,,,,,UPSSS

  9. Operacioni Zjarri says:

    Ik more rrote k..i. E vetmja gje e mire qe beri Rama gjate qeverisjes se tij ishte mbyllja e lojrave te fatit.

  10. Timi says:

    Ik mor gazetar trap!

  11. bk says:

    Kush tha qe i ka mbyllur. Ne kete aktivitet me shqetesueset jane kazinote. U mbyllen disa dhe u la e hapur kazinoja ne qender te Tiranes te Taivani e cila rri hapur 24 ore. Kazinote duhet te ishin shumzuar me zero. Pra si shume te tjera edhe kjo ceshtje ishte mashtrim nga Edi Rama. Mbylli Lotot ku njerezit luanin per te kaluar kohen bilé me 20 leke dhe la hapur kazinote ne cdo qytet. Nuk ishin lotot problemi per familjet, por kazinote. E tmershme. Le te justifikohet si te doje Edi Rama, por kete nuk e justifikon dot. Jam vetret shume i zhnjegyer.
    Shkrimi i M. Nanos eshte vazhdim i budallalleqeve te tij te njepasnjeshme.

  12. Faja says:

    Ore gazetaruc idiot i lindur!Atehere me jep mundesine te te pyes se perse u ndalua kanabizimi i vendit kur ishin te punesuar mijra njerez e fitimi ishte ne maksimum!Kjo llogjike fshatareske edhe pse ke vite qe jeton ne qytet nuk te ka ikur akoma or Mu. Nanaja !Ne nje emision ti kritikoje Tahirin se ne kohen e tij u mbush vendi me kanabizim pavaresisht se ju gazetarucet e kazanit mediatik kur nuk bete nje investigim se ku vajti e kush ishte porositesi i kesaj bime!Per te goditur Ramen ,por qe ne fakt soji juaj me teper e larteson e e nderon kap nje teme qe ose ta ka ofruar “toto Likja” per ta shtjelluar ku me to bente pasuri,vriste koke palare ne bulevard qe kishin pretendime per buken e gojes dhe blente per Monika Sihanukun pushtetetin aq te munguar prej tyre e sojit te tyre !Ti por Mu. Nano ngaqe evolucioni njerezor nuk te ka bere efektin qe duhej mendon se mbrapa shoqerise se civilizuar te ka lene Rama e qe mund te perballesh kollaj me te duke gajasur nivelin tend te pa zhvilluar qe mbani peng nje shoqeri te tere me tymnajat tuaja!Ti mendon se qyteterimi eshte Skrapar e Tropoje e asgje tjeter ku kur ke perballe Toto Liken apo Sali Berishen gjeni pernjehere ngrohtesine qe ju ka dhene partia e qe ju rriti deri sa sot te shkerdheni kete vnd duke e nxjerre laskuriq ne treg sikur ta keni plaçken tuaj!Naj bene mire qe mendimet qe ke rezervoi per vehte e nivelin tend e mos i propagando or rrush skrapari qe vetem rraki prodhoni!

  13. Futja kot says:

    KY Muci eshte shume fshataresk ne idet qe hedh ne qarkullim. Ne vend qe te mbeshtes biznese apo zhvillime bashkekohore e shikon bixhozin si zgjidhje. Shume te rinj, student apo qe kishin mbaruar studimet, merredhin me bixhoz. Po te vazhdonte ky aktivitet, keta te rinj do mbeteshin te bixhozi, aty do vazhdonte dhe mbaronte jeta e tyre. Njelloj si dikur kioskat ne qender te Tiranes. KY vend I pazhvilluar ka shume mundesi qe duhen njohur, nxituar dhe mbeshtetur.

  14. Kola says:

    Z.Mustafa Nano, i sakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje