Nga Sokol Balla
Një ngjarje e pazakontë ngjau të mërkurën. Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri reagoi ashpër ndaj deklaratave në Real Story të deputetit Ervin Bushati.
I ftuar të flasë për një rezolutë për Rusinë dhe ndërhyrjet e saj të mundshme në jetën publike të vendit, ai ndër të tjera deklaroi se veç viruseve elektronike, Rusia fut në sistem “… virusin e përçarjes”. Duke thënë këtë, Bushati merr përsipër të thotë diçka personale politike, por gjithashtu edhe diçka që tashmë është provuar në Amerikë, Britani dhe Spanjë.
Ndërkohë reagimi i ambasadës ruse pikërisht me këtë frazë, merrej dhe tallej, duke e paraqitur Bushatin si një teknik të lodhur kompjuterësh, kur ndërkohë edhe reagimi i tij ishte më i fortë, edhe reagimi i ambasadës ishte deri diku i pavend, por provë se shqetësimi për rritjen e forcës ruse në vend, është tashmë një realitet.
Po të mërkurën, dhe me një sens sarkazme dhe ironie, por edhe me seriozitet, ambasadori rus në Bashkimin Europian, bëri thirrje nga Brukseli që Shqipëria dhe Maqedonia t’i bashkohen Bashkimit Ekonomik me Rusinë, tashmë “që gjërat janë bërë të qarta, dhe oferta ruse”, ishte aty dhe serioze. Rusia dukshëm e ka seriozisht me Shqipërinë. Tani që Mali i Zi nuk është më dalja në det, Moska i është rikthyer Pashalimanit të dikurshëm dhe Shqipërisë, ku vende partnere me të, si Turqia, kanë tashmë akses normal të një vendi më shumë se mik, apo si Greqia, një vend që ka mundësi reale për të ushtruar presion në nivel të lartë dhe për çështje delikate. Sigurisht presioni bëhet më i dukshëm sot, kur duket se Europa, destinacioni jonë i natyrshëm, na ka lënë në fatin tonë.
Dhe si gjithmonë shpresa jonë e vetme është vetëm Amerika. Të martën në mbrëmje Yuri Kim, një grua e re dhe e fortë, kërkoi besimin e Senatit Amerikan, për të shërbyer si ambasadorja e re e Uashingtonit në Tiranë. Ajo përmendi tre prioritete kryesore dhe tek i pari dhe i treti përmblidhen e djeshmja dhe e ardhmja e Shqipërisë në raport me Shtetet e Bashkuara. Përparësia e parë amerikane është pikërisht siguria. Përmes NATO-s dhe bazave amerikane në tokat tona, por edhe përballja me Rusinë si një rrezik eminent dhe kujdesi “ndaj interesave në rritje të Kinës”. Sesa real është ky prioritet, mjaft t’i referohesh një sondazhi të bërë mbi perceptimet e rreziqeve kombëtare nga shqiptarët, ku mbi 51 për qind e tyre konsiderojnë rrezik Rusinë dhe shumë më pak Kinën. Shtetet e Bashkuara duket janë të vëmendshme ndaj shqetësimeve të shqiptarëve, por janë autoritetet shqiptare aq sa duhet?
Një provë mund të jetë reagimi i shtetit shqiptar ndaj deklaratës të mërkurën të ambasadës ndaj Ervin Bushatit. Përveç faktit që citimi i tij ishte “fake” (po ky veprim tashmë nuk përbën më lajm), a mundet një ambasador i huaj të reagojë kështu si një qytetar i zakonshëm digjital ndaj çdo deklarate të një deputeti të një parlamenti sovran, me të cilin ambasadori përmes letrave kredenciale, ka ofruar besim, përpara se të akreditohet? Ka premtuar të respektojë një protokoll të caktuar, sipas të të cilit, ai duhet të ankohet në Ministrinë e Jashtme nëse ai beson se politikanë vendas po cenojnë interesat e vendit të tij. Ambasada apo ambasadori mund të replikojnë me gazeta apo gazetarë, sepse Shqipëria është një vend demokratik, ku dhe ata, edhe ne dhe kushdo tjetër, edhe ambasada, ka të drejtë të flasë e replikojë. Por jo njerëzit e saj të zgjedhur. Ministria e Jashtme duhet të thërrasë ambasadorin dhe të sqarojë atë për protokollin diplomatik dhe se qëndrimet politike kundër politikanëve shqiptarë, mund t’i thotë vetëm Moska dhe se ambasada ka vetëm rolin e korrierit mediatik.
Provë tjetër e një shteti ku taksapaguesit e tij nuk kanë ndonjë dashuri apo interes për Moskën, duhet të jetë ai që ishte dhe prioriteti i tretë i zonjës Kim mbrëmë në Senat: shtimi i investimeve dhe eksporteve amerikane në vend. 30 milionë dollarë për bazën e Kuçovës janë pak. Ministrja e Mbrojtjes ka kërkuar edhe një bazë amerikane në Vlorë dhe ky është një lajm i mirë. Por mos të harrojmë se edhe TAP është një investim jo thjesht strategjik, por edhe një makinë ekonomike që mban lart prej një dekade, rritjen ekonomike të vendit. Këtu jemi ne, që kemi gabuar në të shkuarën dhe amerikanët këtë sërish e kanë kuptuar para nesh. Tani është koha që të reflektojmë. Investimet amerikane janë ato që do të kthejnë këtë vend më në fund, “profitable” për ta , edhe ekonomikisht, një model që e ndoqën me sukses vendet baltike, duke hyrë në BE, pikërisht përmes derës së Uashingtonit dhe as nga deriçka gjermane apo dera e banjos së Emmanuel Macron.
Dikush (si Ambasada ruse të mërkurën) mund të thotë se në fakt ambasadorit amerikan i kemi dhënë një status të “veçantë”. E vërtetë. Siç thotë Spartak Ngjela “atyre u kemi dhënë edhe Kushtetutën”. Eshtë një operacion që nuk kthehet dot më prapa. Edhe nëse Edi Rama, apo kushdo kryeministër tjetër, viziton nesër Moskën. Orët e Kremlinit janë në Lindje. Ne ecim në drejtim të Diellit, dhe në atë drejtim nuk flitet sllavisht. Në fund të fundit është diçka natyrale.
Së paku në jetë, e kemi bërë edhe ne, një zgjedhje të mirë.
(Real Story.al)
js ラブドール ダッチワイフの販売は、人形を利用した後に学ぶロックダウントップエクササイズ中に急速に増加します最近のパターンとダッチワイフ業界の運命ダッチワイフとは何ですか?ダッチワイフのアマチュアマニュアル
Futi dhe nje te ronme me dore .
Sa mire i lene pa fshire keto ceshtjet e sallakes te ky blogu hahahahaha. E kane edhe te tyrin pale
???
Ore Ti gazetar qe heq vetem per strateg !
Deviza e USA ka qene gjithmone : America First!
Qe perkthehet : kur nuk me duhesh më, fshij bythen me ty.
Kurdet jane prova me e fundit.
Prandaj tregohu me i zgjuar e mos shkruaj brockulla qe bien erë nje ore larg se nga kush jane paguar ….
Te lumtur,jepi mesimin e duhur ktij zhuzhakut!
“Tarasi qe te plasi” me ghithe kete loqen qe del me emrin “beni”; Rusia eshte pergjegjesja kryesore qe tokat tona u ndane midis sllaveve dhe kaukazianeve qe sot vetequhen “greke”. Franca, si kurva e Rusise qe ka qene historikisht, ka qene dhe eshte kunder nesh, ndersa Anglia, si gjithmone eshte as mish e as peshk. Po te mos ishte per Austro-Hungarine dhe SHBA-ne sot zotrote do flisje serbisht apo greqisht.
Sigurisht qe sot SHBA dhe Gjermania shohin ne rradhe te pare interesat e tyre, por keto interesa i bejne ato qe te mbeshtesin shqiptaret, ne se nuk jeni sahanlepires te sllaveve e kaukazianeve te Greqise, lani gojen kur te flasesh per keto shtete.
O taras qe te ka plas shif faktet lidhur me ty jo si politolog, shif cfare ka bere Rusia dhe cfare ka bere SHBA per Shqiperine deri tani kjo duhet te na interesoj te tjerat jane llogje ose fake news …
Sokol. Mire e paske qendisur, besoj me ndihmen e “profesorit” Gjek Marku qe e merr cdo nate ne emision dhe qe kundermon era derr.
undefined
Perendimi nuk flet sllavisht po nuk flet as shqip. Ndërsa Rusia ka treguar që ka folur edhe shqip kur ka pasur nevojë. Kjo është një arsye më shumë për mos të shitur pordhë sepse rusët kanë treguar gjithmonë që dijnë si të vijnë shumë kollaj deri në Tiranë.
Ky gazetar me kete artikull tregohet shume i paedukuar dhe primitiv
Ne sot jeotjme ne nje kohe moderne, dhe pavarsisht se Rsuia eshte kunder interesave tona strategjike, ne nuk duhet ti humbim regullat e miresjelljes ne te folur
Dmth edhe Amabsadori Rus, ka te drejte te ankohet kur permendet vendi i tij, aq me teper qe ai depdueti nuk flet me fakte, por flet me hamendje dhe eshte normale , qe ambasadori Rus te reagoje.
Ndaj ky gazetari servil i Rames , nuk ka pse hidhet ne sulm , per gjera te tiilla, kur Amabsadori reagon ndaj akuzave fallco te politikaneve tane
Rusia mund te jete perzjere ne zgjedhejt e vendeve te tjera, por ne vendin tone nuk eshte perzjere , sepse ata e kuptojne qe ne jemmi te gjithe pro Perendimit ,
dhe nga ana tjeter nuk do rije Rsuia te merret me ne, qe jemi nje vend i vogel fare,
Ndaj ne duhet te jemi te pergjegjeshem kur flasim, dhe te mos akuzojme vendet e tjera pa arsye fare, vetem duke shkuar pas berihajt
Ne duhet ta diijme se kush jemi, dhe nuk duhet te futemi ne mes te kontradiktave te superfuqive
Ne jemi nej vend i vogel, dhe duhet te shikojme vendin tone, pa marre neper goje vendet e medha , te cilat jane kunder nesh, por ne nuk e ndryshojme dot mendimin e tyre—Por te pakten te ruajme integritetin tone moral, pa u mare me ta , dhe aq me teper te mos i pergojojme, kur nuk kemi asnje shkak, se dukemi budallenj fare
Boll me keto idiotlleqe duke u marre me te medhenjte
Ndaj do thosha se kjo deklarata e ambasadorit rus, mund te kalohej ne heshtje –Ne na intereson te kemi maredhenie te mira politike edhe me Rusine edhe me Kinen, por natyrisht ne nuk mund te bashkohemi ne inisiativat e tyre, prederisa ata mbajne nje qendrim pro Serbise , e cila ka shkaktuar lumenje gjaku ne rajonin tone dhe ne kombin tone.
ne kemi politiken tone pro-perendimore , dhe shikojme punene tone, pa u futur ne problemet e te medhenjve , sepse kemi hallet tona
Ky Sokol Balla eshte nje rrot gomari qe nuk shok
Raimond vlonjati – fleksi dikurshëm-….
Populli ,komentin tënd ,ose tipin tënd do ta kufizonte me shprehjen : ky ,as të qin as të lëshon.
Ky je ti…..
Sokol,pak me diplomatik.Me Rusine jemi te detyruar te mbajme marredhenie te nivelit qe mban BE.Por edhe per interesa thelbesore.Akoma kemi Kosoven,pra nje shtet te dyte shqiptar jashte OKB…s.Dhe mos harro qe Shqiperia u pranua ne OKB vetem ne 1955,kur filloi ,,shkrirja,,e akujve midis ish BS te Hrushovit dhe SHBA te Ajzenaurit.Nderkohe Rusia dhe Kina,si dy anetare te perhereshme te Keshillit te Sigurimit te OKB mund ta mbajne Kosoven shume kohe jashte OKB…Natyrisht Jane amerikanet qe ne lojen politike nderkombetare mund te arrijne nje marreveshje per pranimin e Kosoves ne OKB me keto dy shtete ,te cilat bashke me SHBA dominojne ekonomikisht,politikisht dhe ushtarakisht boten e sotme.Ndersa per pranimin ne BE jam plotesisht i nje mendimi.Me modestine e nje komentuesi ,githmone kam shprehur se zgjerimi i BE a qene dhe mbetet ne radhe te pare nje ceshtje gjeopolitike .Qe ga pranimi shpejt e shpejt i ish diktaturave ushtarake,Spanjes,Portugalise,Greqise,futja per 24 ore e 20 milione banoreve te ish Gjermanise Lindore,pranimi thjesht me disa ,,kushte,,minimale i te gjithe Eurolindjes ish republika sovjetike apo ish vende omuniste e ne afersi te Rusise deshmojne qarte ndikimin vendimtar te SHBA ne mete proces.Prandaj edhe ndikimi amerikan per pranimin e vendeve te Ballkanit Perendimor duhet te jete vendimtar.Aktiviteti i shtuar amerikan i koheve te fundit,deklarata e menjehereshme e Depertamentit te Shtetit qe shpreh zhgenjim per moshapjen e bisedimeve kane rritur presionin ndaj Frances ,por ndoshta nuk mjafton .Nje telefonate e Trump jam i bindur se do ta cbllokonte menjehere situaten .Le te shpresojme.
Doja te shtoja dicka…Ndoshta Rusia nuk nderhyn dot shume ne Shqiperia per shume aresye qe rrjedhin edhe nga vendimet e Shqiperise te para 90..s.Por qendrimet dhe veprimtaria e gjithaneshme shkaterruese e hitlerucit Berisha dhe bandes se tij i kane sjelle Rusise dhe aleateve te hapur e te maskuar te saj nje rezultat me te madh se sa do tu sillte nderhyrja direkte.Kur ke mashen , pse te djegesh doren….??
Sa per Kinen,le te zhvillojme sa me shume marredhenie ,le te thithim investime,por pa zhurme,ashtu sic bejne te gjithe.Kina eshte vendi qe Shqiperise i ka sjelle historikisht vetem te mira ,edhe kur ishte e varfer.Edhe kur kishim miqesi te shumaneshme Kina nuk nderhynte ne punet tona.Aktualisht Kina nje superfuqi ,investono kudo dhe shtrin ndikimin e saj te ,,,bute,,por ne jemi aq te vegjel dhe te varfer sa nuk mund te ndikojme ne asgje.Nderkohe qe gjithe perendimi dhe SHBA kane marredhenie dhe investime gigante me Kinen .Ne se amerikanet investojne ,ashu sic shpreson ti ,portat Jane sterhapura le te urdherojne.Por ne nuk mund te presim,ne nuk mund te pranojme kete nivel jetese per aresye,,strategjike,,
PAQ, JA BONE !!
Ik or zhuzhak se na cat bythen me kta amerikanet!
Futu Putin se na ke gati te gjith ortodoksin,rrofte populli shqiptar e ai russ!
Mbajeni mend,ne perseri kemi me qen trruall ku do te ndeshen fuqite e huaja,siç ka ndodhur ne luften e pare boterore.
E tmerrëshme…!!! Mjeranë, injorantë si gjithmonë, “gazetarucët” tanë servilë e pa shtyllë kurrizore, kanë zënë rradhë e shtyhen se kush t’i lëpijë bythën më shumë Amerikës, aq sa dhe vetë asaj (pavarësisht se nga interesi, “fërkon duart” për këtë popull budalla dhe injorant deri në palcë), i vjen ndot e për të vjellë …!!! Mund të na thuash zoti Balla, në këto tridhjetë vjet “demokraci”, cila ka qënë ndihma konkrete e Amerikës për Shqipërinë (dhe rezultatin e saj), përveç përrallave të bukura dhe “mishit për top” të shqiptarëve injorantë dhe në skamje… ???!!! Krijimin e bazave ushtarake, zoti Balla, i quan investime… (???!!!) Presim me vite, si dhelpra koqet e dashit, që Amerika “të na bëjë shtet e ta rregullojë Shqipërinë”, ndërsa ne të shullehemi në diell … Por kjo ditë s’ka për të ardhur kurrë dhe ne do mbetemi (siç kemi mbetur deri tani) në këtë derenxhe, duke “ngrënë njeri-tjetrin” dhe ku nuk na do asnjëri…!!!
Në fakt nuk jam as pro as kunder amerikanëve.Do te doja qe mardhanjet midis shteteve te jenë reciproke e te ndershme.Shqipëria nuk ashte se ka fuqi ekonomike e ushtarake qe te ndikojë as në rajon e as në Europë.Nevojen tonë e kanë shtetet për ndonjë vite në OKB ose në mbeshtetjw te ndonjë rezolute apo e fundit te pranojmë të burgosur opozitar nga vendet e lindjes se Mesme.Tashti edhe një gja kisha unë.Vertete me fjalë na ka mbeshtete Amerika por ndihmë ekonomike nuk kena pase shumë.Le te shohim cfare vendi zen Amerika në shkembimet tregtare me ne apo sa kredi na ka dhane për ndertime infrastrukturore ? Vendet e Europes na kanë ndihmuar ma shumë.Prandaj do te thosha , megjithse nuk i duhemi gja Amerikes vec për ndonjë vote, ajo ta shtojnë ndihmen për popullin shqiptar e jo për politiken shqiptare. Ju lutem administratorit ta botojnë komentin.
Kaq lepirje as Qeni I Trapit amerikan nuk ben,Po ti kujton se Nuk e dine Ruset kush jemi,me President Hajdut,kryminister si Teneqe bosh qe Ben zhurme kot.Interesat jane qe po te futesh nje llogari o Sokol qe I bie me dore para kompjuterit,jane se akoma Russia dhe kina kane futur me shume para dhe armatime ketu se Amerika,edhe investime me shume,Shteti nuk filloi me 91 po ishte dhe me perpara,pa ruset do ishim ndare mes greqise dhe jugosllavise,po Russia na mbrojti si shtet qe luftoi fashizmin,nje konferencen e parisit.na futi nje traktaktin e warshaves dhe solli armatime me bollek qe u mbrojtem 50 vite.amerika ka sjelle 30 Hummer qe duan 20 l benzine per 20 km dhe na solli dhe xhaxhi saliun…a mund te me thuash se cfare e keqe I ka ardhur kombit nga Russia??? Apo qe Ekaterina e madhe kishte katedr shqipe qe me 1800,dhe qe na ndihomi te na fuste Fan Noli ne OKB me 1920.Russet jane popull krenar dhe jo lepires si ne.jane superfuqi ushtarake dhe bota nga forca matet jo nga komentet bajate te gazetareve lepires.Krahaso Shqiperine me avione,tanke,helikoptera,tanke ,flote luftarake me njerez me pune dhe pa stress me Shqiperine me 30 Hummer dhe nje toge me barkaleca qe rekrutohen me miq gjoja se kemi ushtri.Ky vend do shitet si u shiten kurdet,se po na perdorin Amerikanet kunder fuqive qe neser munda ta zgjidhin mes tyre po ne na mbeten ligjet e lufte si ne rastin me greqine qe Greket luftuan me italianet shkaterruan token tone,ata miq e ne armiq.
Maskara i licensuar edhe qen publik dmth qen rrugesh.Maskara ti edhe padronet e tu ameriqen.30 vjet e kthyet ketevend ne toke te djegur.Keni prure skorjet e te gjithe botes ne ate vend.Lloj lloj terrorristi jevgjit. E nuk mjafton kjo .por ke patupersine te flasesh ne emer te ketij populli qe e keni shperfytyruar edhe e keni katandisur ne popull endacak rrugeve te botes.Flet edhe si avokati i popullit gjasme te vjen keq per taksat e ketij populli qe ti ore vemje perverse bashke me padronet e tu ameriqeno sioniste ja grabisni deri edhe piken e fundit te djerses edhe gjakut.Na plasi raku edhe per qylaxhinjte qe quhen kosovari.Turkanet qe jane gjasme anti rus(kur ne fakt jane direkt ne origjine sllave myslimane).Ruset e bene kete vend ne 45′.Edhe e moren nga mesjeta afganistanase e mesuan te luaj balet klasik edhei mesuan artet klasike.Fale atyre ruseve ubere edhe ti me shkolle edhe kulture perendimore.Maskarenj te pacipe.Kriminele ordiner.Fol per vete qe shkerdhefsha ate bucen perverseqe polli nje perves si ty,jo per Popullin.
Zonja Olimpia jam dakort me Ju per nje qendrim me diplomatik me Rusine,
si me te gjitha vendet e botes. Po Ju me te vertete mendoni se Rusia do ta
jape voten e saj per pavaresine e Kosoves,pa e dhene paraprakisht Serbia ?
NEVER ! Eshte thjeshte nje iluzion nga ana Juaj !
Kosova duhet te luftoje me kembengulje te madhe qe njohin shumica derr-
muese e vendeve te botes,pavaresisht nga madhesia e fuqia e tyre ekonomike
por ne OKB vota e tyre vlen njesoj sa edhe e superfuqive. Ketu qendron celsi
I suksesit te Kosoves dhe te mos I mbaje shpresat te Rusi. Rolin vendimtar ne
ceshtjen kosovare e kane SHBA dhe pike.
Haaaa..
Kur t dalin kabllogramet e ambasades amerikane n Tiron,qe i çohen Washingtonit,kur deklasifikohen pas disa dekadash do lexoni kte shprehje te ambasadorit amerikan çuar shtetit t tij:”shqiptaret s ka nevoj ti msosh sesi t lehin kur t lehin dhe kunder kujt t lehin.se ata jan qen t msuar,lindin me dy diplloma.si ky dorarënsi Kol Balla,qe ja kalon edhe Lej Fenit kinez ne zellshmëri.shfaqet me proamerikan edhe sesa ne amerikanet vet,dhe me antirus sesa edhe ne amerikanet..
çudit shquptare s kan kufi.tash pritet ta shpallin shqipnin shtet te USA.
Ça t bejm me kta njers?”
Pergjigja e washingtonit:”kar dun kar rrasini..
.ne na ra bretku prej qindra vjetsh,luft e pun e mezi kemi ndertu nji shtet e ata dun qyl,me nji t kalume t gardhit ,ta bejn shqipnin amerik.
Si more dashkan t jua bejn shtetin t tjeret ata,kurse ata t rrijn,t pijn t demelhonen,t shullohen n djell,t pordhnojn,t kurvnojn,t vjedhin e vrasin,t korrupsjonojn…dhe t shesin mend se jan me t miret me t paret me t zgjedhmit….sepse ju duket vetja si kerthiza e botes si qershija n tort si maja e himalajeve..
Rrasjani Hajdar Salen der n gurrmaz qe kur ta kuptojn t mos ken frym as me fol!”
OK, @”Qinani”… !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!