Nga Sokol Balla
Ka diçka që ka ndryshuar për mirë në sjelljen e opozitës. Pas një panoramimi të errët për vendin dy vitet e fundit, mes drogës, krimit, papunësisë, ikjes, dështimit të prodhimit vendas, befas një spot i ri televiziv, i denjë për reklamat e Blendi Klosit për turizmin, u shfaq nga kreu i opozitës në rrjetet sociale.
Rrugë të bukura, plazhe të shkëlqyera, njerëz të bukur, policë, mësuese, nxënës, fermerë, prodhues, Shqipëria e Re e Lulzim Bashës ishte në fakt më afër asaj që shohim përditë dhe më larg asaj që shihnim e dëgjonim deri dje nga foltoret publike të Selisë Blu. Dhe kjo sigurisht çon në pyetjen: Ka ndryshuar Shqipëria apo Lulzim Basha?
Ndryshimi është edhe politik. Ndërsa dështimi i hapjes së negociatave pritej të hapte stinën e protestave, në fakt kjo nuk ndodhi. Megjithëse presioni i rrugës së ashpër mbi Bashën vjen i fortë dhe direkt nga Berisha dhe njerëzit e tij, kreu i PD është përgjigjur me një seri intervistash të nivelit të dytë në televizionet qendrore, aty ku mesazhi i tij i ri çan me kollaj dhe pa pengesa: se tashmë për atë dhe PD, përparësi kanë kushtet apo kërkesat e Bundestagut Gjerman. Dhe ndaj dhe ajo që ai kishte thënë më herët, se zgjidhja e krizës nis nga Reforma Zgjedhore, nuk ishte rastësi. Dhe sigurisht që kjo heq dilemën se në fakt nuk ka ndryshuar Shqipëria, por ka ndryshuar qëndrimi i Lulzim Bashës. Dhe mbetet për t’i dhënë përgjigje pyetjes përse? Përse Basha ndryshoi strategjinë? Përse Shqipëria e tij paska qenë e bukur dhe më parë dhe ne nuk e paskëshim ditur?
Basha nuk ka fshehur në karrierën e tij politike nga 2011 e këtej se e ka një guidë sesi të bëhet kryeministër. Fillimisht nga dera e Bashkisë së Tiranës. Pastaj duke u sjellë me Partinë ashtu si u soll Rama me të tijtë. Pastaj, duke bërë aleancë me LSI. Por kjo nuk mjafton për të bërë analogjinë të plotë. Frika e vjedhjes së votës deri në pafuqi për ta ndalur atë, e çuan Edi Ramën nga viti 2009 e deri në 2012, në një diskurs disfatist në publik. Por befas Edi Rama ndryshoi, pasi kuptoi se me qëndrim disfatist ndaj Berishës së plotfuqishëm nuk kishte asgjë në terezi. Ndaj fillimisht i mori aleatin e më pas edhe buzëqeshjen dhe në fund edhe pushtetin. Por a mund ta bëjë këtë Lulzim Basha?
Sondazhet deri më tani nuk e favorizojnë dhe duket se pikërisht këtu, në selinë blu ka rënë zilja e alarmit. Kjo sepse qëndrimi jashtë sistemit jep efektet e veta dhe Basha duhet ta ketë realizuar më në fund, siç e realizoi Rama kur nga zyra e PS shkoi dy vjet rresht në shtëpi në orare të pazakonta të hershme. Basha duhet të ketë kuptuar se edhe nxirja e realitetit po i kthehej në boomerang dhe efekti më i madh i këtij qëndrimi shtonte votat e munguara të emigrantëve të rinj sesa votat e reja të votuesve të PD. Toni i tij i butë thuajse aktoresk në spotin që ai nxori të ftonte të vijë në Shqipërinë që e quan pa arrogancë por me naivitet “e imja”.
Sigurisht fytyra e re e fytyrës së re të PD shpreh edhe rritjen e presionit të brendshëm të së djathtës, por edhe të PD vetë nga figura që po nxitojnë t’i vënë atij te dera shishen bosh të radhës së qumështit nga Patozi e deri te Grida Duma, por edhe shqetësimin në rritje të Doktorit për një rezultat negativ në zgjedhjet e ardhshme të PD, rezultat që pas një reforme të thellë zgjedhore, ia zbeh mundësinë PD të thërrasë sërish “faull!” nëse i humbet ato.
Por metoda e re e sjelljes së Bashës ka disa defekte që vijnë kryesisht nga kopjimi i saktë që ai tenton t’i bëjë sjelljes së dikurshme politike të Ramës. Së pari, ai nuk arriti të plagosë qeverinë ashtu si opozita dikur me çështjet që lidhen me 21 janarin. Së dyti, Aksioni i tij një vjeçar politik vërtet e rilidhi me bazën militante, por plagosi më shumë PD dhe dërrmoi raportet e saj me ndërkombëtarët, e la pa akses në pushtet, dhe së treti, e përplasi me opinionin e shtresës së mesme që nuk do Ramën, por nuk do as dhunën e për më shumë, nuk do as Berishën.
Gjithnjë e më shumë dëgjon njerëz që nuk duan më të votojnë dhe ky është një lajm i keq për opozitën dhe jo për qeverinë. Më saktë është një lajm i keq për Shqipërinë dhe vërtetim i vetëm ironik se po: kjo është Shqipëria e Bashës: ajo që nuk dëshiron ta votojë, megjithëse mendon si ai. Përse? Sepse nuk beson ende se Basha mund të bëjë atë që thotë. Sepse Basha në fund fare flet edhe si Rama në 2013, edhe si Berisha në 2005. Të dy liderët e opozitës kërcënonin se do të anulonin çdo ligj e koncesion, çdo kontratë e marrëveshje që kishte pasuruar pakicën e varfëruar shumicën. Përfunduan të dy të rreshtuar me pakicën dhe ndryshimet mes tyre ishin më shumë estetike sesa thelbësore në menaxhimin e pushtetit. Dikush mund të pyesë: kur sistemin nuk e ndryshoi dot Edi Rama, si do ta bëjë këtë Lulzim Basha?
Dhe kjo është përgjigja që duhet të japë kreu i PD: A do ta zgjidhë ai dot përfundimisht dilemën tashmë historike të tijën dhe të partisë së tij? Në fund është shumë e thjeshtë: Njerëzit do ta votonin Bashën me të njëjtin skepticizëm siç votuan Ramën, vetëm sepse nuk donin më Sali Berishën për një mandat të tretë. Ndërsa sot njerëzit kanë një dilemë që Basha s’po ua zgjidh dot: Në 2021 (apo kurdo të jetë përballja kombëtare elektorale), atyre u duhet të vendosin, nëse do të zgjedhin Ramën, apo Berishën, për herë të tretë.
Kjo është Shqipëria sot, më shumë e imja sesa e Bashës, por ai është i ftuar të vijë. Ajo është gati ta votojë. Me kusht që ta zgjedhin atë për herë të parë, dhe askënd tjetër, për herë të tretë. (Realstory.al)
Z. Balla ! Shprehja “Shqiperia ime” ne gojen e Lulzim Bashes me
duket shume anakronike e ataviste. Shqiperia nuk eshte domen
e askuj emer I pervecem sepse ne rastin konkrete te jep pershty-
pjen e nje “Cifligari Mesjetar” e Zotit Basha, nje spurdhjak qe sapo
I ka hequr “pelenat” duke na u shndrruar ne PADRON e BAJRAKTAR ,
idem si paraardhesi I tij, Kryehajni,Kryekrimineli dhe kryemafiozi nu-
mur nje I Shqiperise ! Eshte nje turp dhe nje njolle e zeze e gazetarise
shqiptare qe e trajtojne kete Monster te Vicidolit me aq “delicatese
dhe reveranca” sa te vjellesh . Te neveritshem Jane bere gazetaret
e tipit Fevziu, Mece, Peka,nje krimb I gjirizeve te ujrave te zeza, Shku-
llak surrat Orangtangu, Collaku sherbetor i parase….etj. Pa per mendur
ketu zhelet e gazetarise si Zhei ,nje gallof I peshtire, Krasta,megaloman
I pakorigjueshem,etj,etj. T’i sherbes nje vrasesi do te thote te behesh
vrases,t’i sherbesh nje hajni do te thote te jeshe edhe T’i si gazetar ,hajn
t’i thuresh lavde nje mafiozi sot ,sic eshte Berisha,Meta etj do te thote
per nje gazetar te kete Humbur cdo lloj dinjiteti e karakteri per te qene
si I tille …..!
Llogjike shume shume e drejte
B-R-A-V-O ….!Vertet saliu eshte nje fytyre e peshtire krimineli qe eshte pergjegjes per shume krime te renda ndaj kombit.Arsyeja e vetme perse PD do t’i humbase zgjedhjet eshte sali ma..ku.Shqipetaret kur kujtojne kete fytyre krimineli ju hypin nee at nga urrejtja qe ndjejne per kete kërëm apo gerdallë politike si e quajti me te drejte Hashim Thaçi.E dijme te gjithe se te dy partite jane te keqia ,por ajo partia e Rames eshte me pak e keqe se ajo e sali dog-ut.E pra prandaj dhe shumica e shqipetareve do ta votojne dhe saliu do shkoje me te s…s ?.
??, Jessss, por Basha një mut ka për të fituar .
undefined
Komenti Im…..
Jepi një dajre kësaj ‘arixhofkës’ me këtë kostum. Ose shyqyr se erdhi cirku.
Une jam per Shqiperine tende me rroge 500 mine euro vella!
undefined
Ku janë çështjet? Çfarë do Basha , ku është objektivi politik? Çfarë planesh ka për shoqërinë, territorin? Rama flet me shifra per ceshtje konkrete. Rruga, ura , kanali, puseta, rroga, buxheti. Basha kendon ceshtje mbi pseudo çështje dhe ne fund fare i ngel gënjeshtra sepse Basha nuk eshte aty qe te çojë Shqipërinë gjëkundi. Bashes i duhet shqiperia qe te bëhet kryeministër dhe përveç kësaj nuk ka qëllim tjetër.
Bastardi bashe….e ka vendin gjetke..
sokol jeni nje skuader neper mjetet e iformimit ne shqiperi qe po demtoni po aq sa salizmi si menyre te menduari e vepruari.jeni shume larg asaj qe kerkojne njerezit e thjeshte .edhe ju beni pjese ne kasten parazite kombetar qe shisni me cinizem vetem ndarje urrejtje,llum e tere defektet e shoqerise per te nxire vendin tone ne syte e botes por mbi te gjitha per te mbajtur privilegje pasuri e se ndjenjat me duket i kane humbur
.ska mundesi qe te beni emisione pa fund e mos te degjojne nje fjale te mire.jeni kethyer ne lajmentare thjesh te vdekjes.turpi qofte me ju
Sokol. Te merresh me Bashen eshte humbje kohe. Une dua te dal ne nje aspekt tjeter. Ju erdhet ne News 24 ndoshta per te bere dicka ndryshe nga paraardhesit tuaj ne ate pozicion. Por t e jeshe i sigurt se shumica dermuese e audiences, sapo shfaqet ne ekranin tuaj fytyra e Gjekmarkajt, e ka ndrruar menjehere kanalin.
Mendoj se njerezit qe kerkojne nje shqiperi te bukur dhe te qete nuk e duan me Bashen e komapine e tij rrugace ne parlament apo kudo tjeter.
E ke qare o i qare Balla!Kerkon dhe ti si Basha te shkosh ne identitet pa bere fare dallim se ke ke perballe se majtas e dime qe te pengon Minxhozi e djathtas s’te le ai Gjelkuqi i Gjinmarkeve!Ne siklet je vene pasi edhe ne fakt portreti tend tregon qarte se i kujt lljo je e ç’fare cilesish ke!Ti do qe te te vijne ne panel edhe SMinxhozi edhe centristi Vasiari dhe ekstremi i djathte Gjelkuqi pa dyshim i shoqeruar nga ajo Laraska Leli!
Qe te vije Basha ne pushtet ti jo e jo por as femijet tend nuk do ta kene kete mundesi sepse sot elektorati eshte zgjuar e stabilizuar ku do vizion,zhvillim e padyshim lider karizmatik,ku persa i perket kesaj te dytes provoi kryekrimin Berishe qe te them te drejten ishte karizmatik por vizionar kurr dhe po provon Edi Ramen qe jo vetem qe eshte krizmatik “qe siç e theksoi dhe vete mund ta votoje populli edhe lakuriq,por mbi te gjitha eshte vizionar e po nderton nje Shqiperi qe pavaresisht protestave te disa majmuneve qe kerkojne te rrikthejne kioskat buze lanes ,ai di ç’fare ben e ku shkel!Nuk flas ketu per krenarine qe na ka dhene krahas diplomacise Europiane e me gjere ku zeri i tij nuk eshte stonues por nje ze qe digjohet e respektohet!Ndoshta Basha ka ulur intonacionin e tij stonues duke menduar qe i ka ardhur e do ti vije ne ndihme Kurti i Kosoves si dikur Bukoshi Saliut ne mos per ti ndryshuar opinionin ne ndihme per te djegur Kuvendin !Ndaj qe te flasesh per Bashen eshte njelloj sikur te jeshe para nje femre e te mastrubohesh me dore se as te q…. e as te leshon i thonje nje fjale te vjeter!Ndaj nuk eshte kusht qe patjeter ti premtoni Bashes qe lyhu me puder qe te te iki e kuqja ne fytyre sepse ajo i bie rruges e per pasoje del perseri siç eshte!N.q.se je i djathte kerko nje lider tjeter dhe qe te arrish Ramen duhet te jeshe me buke ne koke e jo me tallash siç eshte ai dhe ju qe e krifni çdo dite se mund te behet kryeminister i ketij vendi!Kurr me!
Analizë e mirë e z.Alphade,por e ngarkuar me shumë epitete,çka e rendon cà,ate(analizen).
Shqiperia ime keshtu kishte thene edhe enveri, por i beri mutin shqiperise, shqiperia nuk eshte e askujt por vetem e popullit, kete duhat ta dine mire te gjithe kate pordhitikane te degjeneruar qe nuk ckulen na kane mbire ne sy qe prej vitit 1991 dhe kane etje te madhe per karrige kryeministrore, ptuuuu fare keqe.
Pra sipas Balles nese Basha zgjedh te vije ne Shqiperi nga Hollanda, Shqiperia do ta votoje Bashen. Me nje fjale
Shqiptaret do votojne per Bashen sepse do te vendose te zgjedhe Shqiperine ne vend te Hollandes.
Ky gazetari flet pa lidhje. Sikur Bashes mos i mjaftonin dy zullume te trasha ne 2011-in, 21 Janari dhe vjedhja e zgjedhjeve per bashkine e Tiranes, shto edhe vjedhjen,me pare, te rruges se kombit, Basha u be i papranueshem per nderkombetaret me protestat e dhunshme me djegie dhe bomba.
Prandaj edhe demokratet e vertete zgjedhin ose indiferentizmin ndaj votimeve ose te behen me Rames, pasi nuk pajtohen me dhunen dhe Berishen.
Shqiperia’ ime’ nuk eshte mbiemer pronor. Sigurisht ka kuptimin, ‘ Shqiperia si e enderron Basha’ …
Po une nuk besoj se Basha ka nje enderr….
Shenim : Edhe nje here: Basha eshte “Tabula Rasa” shikon vetem endrra
me sy hapur, ne ditet per diell…..! O Zot,ka thene i mocmi, me jep mend
sa te lidh “ushkuret e brekeve” dhe tjetren ma jep FAT, idem ky Myteberi
I Gides !!!