Nga Ben Andoni
Në kuotat e larta që ka krimi në Shqipëri, evazioni fiskal që bëhet normalisht nga të fortët, droga dhe sidomos krimi i organizuar, por edhe kundravajtjet jo të vogla, Shqipëria prej vitesh kërkon një prokuror që t’i zbardhë faqen duke vendosur pas hekurave ata që kërkojnë të na imponohen në çdo segment të jetës. Një njeri të tillë e kërkon kushdo dhe duket se tashmë ai ka marrë trajtën e një Mesie. E presim por ai nuk vjen dot…ose do të vij dikur.
Të gjithë kryeprokurorët, që kemi pasur pas viteve ’90, janë larguar pa shumë lavdi, paçka se disa prej tyre kanë treguar vlera profesionale të një niveli të mirë për vendin. Në Shqipëri forca e politikës dhe organizimi institucional është i tillë që jo vetëm ta emërojë një kryeprokuror por edhe të diktojë në performancën e tij. Dhe, në rastin e Arta Markut, kryeprokurores së radhës, politika tregoi se jo vetëm e zgjodhi sipas oreksit porse edhe ndikoi në jo pak vendimet e saj. A munden dot prokurorët e tjerë apo ata “të vegjël” të rretheve të bëjnë një gjë ndryshe. Koha ka treguar se një pjesë e tyre kanë ndërmarrë akte të guximshme porse shpejt e kanë pësuar. O janë hequr nga sistemi, o ju janë gjetur lloj-lloj kleçkash! Për më tepër, sot, e kësaj dite, nuk dihet si janë ekzekutuar juristët pas viteve ’90, paçka se në studio televizive dëgjon njerëz që flasin me siguri maksimale që e dinë fare mirë situatën e krimit.
“Të paprekshmit” (Untouchables) është një film amerikan i tipit të luftës me gangsterë i realizuar në vitin e largët 1987 me regji nga Brian De Palma, skenar nga David Mamet, i bazuar në librin me të njëjtin emër (1957). Filmin e luan në rolin kryesor Kevin Costner, pastaj Charles Martin Smith, Andy García, Robert De Niro dhe Sean Connery. Eliot Ness (Costner) formon ekipin e ashtuquajtur “Untouchables” për të çuar Al Capone (De Niro) para drejtësisë gjatë kohës së Prohibicionit. Filmi meritoi 2 Oskare. “Untouchables” u shfaq premierë më 2 qershor 1987 në New York City dhe realizoi 106.2 milion dollarë në të gjithë botën me vlerësime përgjithësisht pozitive nga kritikët.
Eliot Ness një personazh real e realizoi misionin e tij jo duke u mbështetur në sistem, por duke shkëputur një nukël me profesionistë të ndryshëm (brenda sistemit), varësisht problemeve të qytetit, si krimi, trafiku, ndërlidhja, financa prej nëntë vetësh. Më këtë njësit ai mposhti policinë e korruptuar të Çikagos, që e trajtonin si mbret Al Kaponen dhe tundi sistemin amerikan të korruptuar në qelizë, në ato vite. Rregulloi krimin, trafikun etj. Jeta e tij më vonë do të kishte shumë zigzage duke përfunduar aspak mirë, por standardi i tij konsiderohet edhe sot gati i paarritshëm.
Mundohen ta imitojnë shumë por diku ngecen. Sistemi ynë demokratik i këtyre viteve fut ujë në të gjitha vendet. Edhe një element: njësinë e Ness e mbështesnin një grup financiarësh anonimë, që ishin të interesuar të ndryshonte diçka. Rezultati : Al Kapone pësoi humbje të pabesueshme dhe mori rrugën pakthim të rënies.
A mundet Shqipëria me reformën në Drejtësi të prodhojë një njeri të tillë? Kurrsesi jo. Së pari, sistemi ynë nuk është gati, por mbi të gjitha nuk ka as idealizmin për ndryshim thelbësor ashtu si pragmatizmin e një ndryshimi real të nevojshëm. Ndaj Eliot Ness që fshihet te shumë njerëz nuk ngjallet dot për asnjë arsye. Mbi të gjitha, idealistët në Shqipëri shikohen si fatkeqë ashtu si profesionet e tjera, duke shtuar se dhe ekonomistët e biznesmenët u pëlqen që të vazhdojë kjo amulli ekonomike në vend, ku fitohet pa rregulla loje.
Por, Eliot Ness nuk e pëlqente këtë. Madje kur rrokte pushkën dhe me grupin e vet u mbinte në derë të fortëve pa i bërë syri tërr e dinte se kishte një fund. Edhe pse jo pak herë drejtësia amerikane e la në baltë, ai e dinte si kishte gjyqtarë të mirë, që i jepnin mandatet kur ua kërkonte. Shqiptarin Eliot Ness nuk e mbështet askush sepse të gjithë kanë një gjynah me Vetting-un apo me pushtetin, që të ngacmon familjen duke ta hequr nga puna…për të mos thënë krimi që e ka gati tritolin të të hedhë në erë…për qejf. Ndaj fle për të mos u zgjuar Eliot Ness shqiptar. (Homo Albanicus)
S’mund te kete Eliot Nes ne nje shtet te kapur nga fise primitive qe nuk dijne ceshte shteti, e as qe e njohin civilizimin europian.
Nuk do te kete as Eliot e as Falcone se ketu kane vdek burrat,i ka tredhur politika e korruptuar e rrumpalles sali,fatos,ilirfloriri,e deri rama qe donte te bente shtet.
SHUME SAKT.TEK NE NUK KA DHE SMUND TE BEHET DREJTESIA QE DUHET.
-NDONSE VETINGU PO DREJROHET NGA BD/KOMBETARET-EDHE ATA MESADUKET PO NGREHIN DUAR PERPJET.PSE:
1-NUK PANDEHEN SE DREJTESIA JONE ISHTE KAQ E DEGJEBERUARE.NE KETO KUSHTE PO ZGJEDHIN EDHE NGA ATA QE NUK E MERITOJNE..NE TE KUNDERT NUK DO VETOHEJ ASNJE.
2-NUK IMAGJINONIN SE POLITIKA KISHTE FUTUR HUNDET KAQ THELLE NE EMERIMIN E GJ.E PREK.NGA KLD E PARTIS NE PUSHTET,SIDOMOS PD.
3-JANE NE DILEM PER TE ZGJEDHUR KRYEPREKURIRIN.KA GATI 3 VJET QE AI NUK ZGJIDHET..DUKE SHTYRE MBLEDHJET ME RAPORTE MJEKSORE.TURP.
-KP ARTA MARKU DERI TASHME NUK KA BERE ASGJE.DHE NUK MUBD TE BEJE SA TE JET SALIU GJALLE.AI KA NE DORE ÇDO FIE- PULTI KOMANDIMI NE KETE VEND,DUKE I PASUR SYT NGA LINDJA.KjO ESHTE ARSYEJA QE SHUME NJERZ LARGOHEN NGA VENDI.
1-NGA FRIKA E LUFTES QE DEKKARON SALIU
2-NGA SE NUK BEHET DREJTESI
3-SE ATA QE KANE VJEDHUR E VRARE KERKOJNE PRAP TE BEJNE GJEMEN.
Cdo kohe ka rrethanat dhe specifikat e veta qe nuk te lejon me imitu procese te ngjashme, aq ma teper ku kultura e SHB me kulturen tone jan komplet te ndryshme. Specifika ishte krejt tjeter. Mafia e atehershme Amerikane nuk ishte e lidhur me politiken ne kete mase sa ashte ketu. Le te mos flasim pastaj per rrethanat. Te gjithe e dime qe gjendja e turbullt e jona asht ne favor te te tjereve qe luajn nje rol vendimtar ne situaten tone. Jo vetem sot, por kane luajtur gjithmon.
Mireqenja e Shqiperise hap kutine e Pandores.
Qellimi i shkrimit duket qe asht per mire por, krahasimi asht i pa baze.
Kryeprokurori duhet te jete trim,i pergatitur profesionalisht,i sinqert me popullin ,i pakorruptuar dhe i paanshem.Nqs ai ka keto cilesi,pune e mbar i qofte.Por po u ndikua nga Sali Berisha,Basha,Meta,Rama, ai nuk ka per t’a bere mir detyren dhe do te kete urrejtjen e popullit.Por te gjesh nje njeri te till sot,kur jane te helmuar (paguar) nga Sali Berisha,eshte e veshtire.Te gjithe prokuroret dhe gjykatesit po dalin sot nga ai vath ku i kishte futur Sali Berisha.Te shohim.Kemi shpresa.
Ben Andoni. Ke ca kohe qe ben kukuvajken. Nuk gjen dot nje gje te mire ne vendin tend a derebardhe?
( nuk po te them derezi)
You are talking to me?
O Beno, ne rastin e librave nuk thuhet “libri me emer” ,po ” libri me titull”. Meso o gjysem vunjotes te shprehesh.