Ky është parlamenti historik: Ky është “Viti Zero” i politikës sonë

26 Tetor 2019, 10:26Blog TEMA

Nga Mentor Kikia 

Ky parlament ka hyrë tashmë në histori. Edhe ne të tjerët gjithashtu jemi bërë protagonistë të historisë.

Paçka se nuk e dimë, pasi historia nuk është lajm, që shkruhet menjëherë sapo ndodh.

Sot ne jemi Viti Zero, jemi “Krishti”, ku ndajnë epokat. Koha sot matet me para dhe pas Erës Sonë, apo para dhe pas Krishtit.

Por të jemi të sigurtë, se kur ti referohen në të ardhmen politikës, nuk do të thonë, psh, vitet 2010, por do të thonë: Koha kur në parlament hynë edhe kriminelët dhe tutorët e prostitutave. 

Nuk do të thonë psh, viti 2020, por “Koha kur ishin deputetë edhe ata që nuk dinin as të shkruanin as të lexonin”, “Koha kur u bë deputete një grua, që në moshën 40 vjeçare dëgjoi për herë të parë fjalën korporatë”, “Koha kur u bënë deputetë edhe ca njerëz që nuk i merrnin seriozisht as në lagje”, “Koha kur një deputet, të vetmin fjalim që mbajti në 8 vjet, ia bënë meme dhe u gajasën të gjithë”.


Por do të thonë edhe që ishte “koha kur njerëzit, për inat të qeverisë nuk ngriheshin në protesta, por ikin nga vendi”. 

Apo “Koha kur në media kishte 24 emisione politike në një javë dhe asnjë emision për arsimin dhe problemet sociale”.
Kjo është pika më e ulët që ka shënuar ndonjëherë shteti ynë. Kjo është zeroja absolute. Më keq se kaq nuk mund të ketë.

E vetmja gjë pozitive në këtë situatë është se ka shpresë. Ka shpresë pasi çfarëdo që të ndodhë do të jetë më e mirë sesa kjo që është.

2 komente në “Ky është parlamenti historik: Ky është “Viti Zero” i politikës sonë”

  1. mik says:

    Te shkosh ne zero asht lajm i mire. Pa shku ne zero nuk fillon nji-shi.

  2. Lee lee says:

    Mentor zero plus 1 ose 10 prap zero bejne. Sill dhe Gandin sill dhe 10 nga BE prape zero. Kur u hap shampanja dhe dekorimet bera nje comment qe me kete zero absolute qe kemi si coban do ti beje kushtet 9 ne 2 vjet. Ke kjo zero absolute qe jemi do falimentojme sa te happen negociatat. Me kete zero absolute qe jemi do jemi 800 000 dhe nga keta 400 000 pensionistia. Keta Jan pasqyra jone Mentor ku po shikojme veten sa te shemtuar jemi.. Dhe ti dhe une dhe Tema dhe comentusit dhe ata para nesh dhe ata pas nesh Jane te shemtuar se akoma fajin ja hedhim pasqyres. Minus 4 Mentor plus nje plus 2 plus pak e nga pak do dalim nga zero dhe do jesh plus po me zeron prap zero do ngelesh shumzoje me CA te duash. Spara comentoj kaq gjate po keta te bejne te besosh me zor ne zot. O zot jepi mend ketij populli qe te zbukurohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje