Nga Mustafa Nano
Nuk e prisja që reagimi im i fundit të kishte atë reagim dhe kishte disa që më thanë: “Nuk ke pse merresh me Elvisin që është imam modern”.
Këta lënë të kuptohet se shyqyr që kemi këtë që vishet alla frënga, që flet për atdheun, që është shqiptar për shqiptarët, që nuk thotë allahu po thotë zoti, e që distancohet nga Islami radikal.
Në fakt, këta njerëz nuk e kanë keq. Mirëpo, unë kam një problem: nuk e duroj dot hipokrizinë.
Sepse me hipokritët (munafikë quhen në kuran hipokritët) nuk ke se çfarë të bisedosh.
Unë dua të debatoj, dhe me ata nuk debaton dot, pasi ata e fshehin veten. Ata të rrëshqasin. Ata të përvidhen.
Unë e kam më të lehtë, e me më shumë kënaqësi, të debatoj me Shefqet Krasniqin, apo edhe me Armand Aliun (të cilët, në të vërtetë, nuk i ka lënë mendja vijnë në studio), sesa me Elvis Naçin.
Kam qenë me këtë të fundit në një debat televiziv, ku ky më la pa gojë me guximin për të mos u dalë zot frazave kuranike.
Unë thoja që në Kuran thuhet se gruaja është një shkallë më poshtë se burri, ai thoshte jo, kjo nuk është e vërtetë, Kurani nuk e thotë këtë.
Unë thoja se në Kuran thuhet që myslimanët nuk duhet të bëhen miq me të krishterët, e ai po njësoj thoshte jo, nuk është e vërtetë.
Dhe kështu mua m’u duk se përballë nuk kisha një mysliman, por një qafir të maskuar.
Le ta themi copë: Myslimanët e vërtetë janë të tjerët, janë ata që zotit i thonë allah e jo ata që allahut i thonë zot.
Dhe unë dua të flas me myslimanët e vërtetë. Është e sigurtë që me ta nuk do të bie fare dakord, por të paktën do ketë kuptim debati.
Dhe unë dua të debatoj. Ne duhet të debatojmë. Duhet të shkëmbejmë e ballafaqojmë ide, qoftë edhe me rrezikun se mund të fyejmë njëri tjetrin.
Është më mirë ta fyejmë njëri- tjetrin (pa e pasur këtë si qëllim, kuptohet), sesa të mos i themi gjërat që mendojmë.
Ne kemi një problem si komb. Ky problem është natyra shumë fetare e jonë.
Duhet ta fusim mirë në kokë që ky është një problem. Nuk është një avantazh.
Duhet ta fusim mirë në kokë që ka fërkime, mllefosje, animozitete brenda nesh për këtë shkak.
Dhe ky problem nuk zgjidhet duke e injoruar problemin. As duke injoruar problemet që lidhen me problemin.
Sëmundja nuk shërohet duke e fshehur. Sëmundja shërohet duke e njohur sëmundjen, duke folur për të, e duke provuar kura të ndryshme.
Në rastin tonë kura më e mirë është debati. Debati i plotë, i ditëpërditshëm, pa tabura, pa doreza, pa rezerva, pa sjellje ndysëkëqija e paternaliste, duke e duruar njëri tjetrin, duke ia pranuar njëri tjetrit edhe fyerjet e lëndimet.
Është kjo që bëhet në botën e qytetëruar, ku ky problem është edhe më i vështirë për t’u zgjidhur.
Debat, debat, debat. Kjo është receta.
Nuk behet debat me murin. Nuk behet deba me fanatiket. Se nuk arsyetojne. Nuk ndryshojne mendim. Dhe ti humbet kohen tende e tonen. E nuk perfiton asgje.
Perveç faktit qe Naço eshte hipokrit, mund te na e kishe kursyer dhe ne kete shkrim se eshte shphegim i tepert. Une nuk i ndjek debatet per te pare debat por per te mesuar e marre informacion. Perndryshe shoh estrade, boks a futboll
Ky Muci tani po pjerdh, nuk po flet.
Muci kerkon qe Naci te jete nje ekstremist fanatik, si ata gomeret Armand hajvani dhe Shefqet Krasniqi , te cilet jane qelesira islame ,
Naci bravo i qofte qe ka keto mendime moderne , dhe edhe nqs ne Kuran thuhen ato pislleqe qe thote Muci.
atehere
eshte per tu lavderuar Envis Naci, i cili nuk i propagandon ato ide percarese dhe armiqeosre te Kuranit, por propagandon idete e vellazerimit dhe bashkimit . Ai qenka njeri modern i vertete
Pra edhe nqs Kurani flet ashtu sic thote Muci, ne duhet te verpojme ashtu sic thote Elviis Naci, i cili predikon vellazerimin me te gjitha fete ,
Nga ana tjeter , idiotit te dobishem Mustafa Nano, nuk i pelqen fakti qe Naci ri i veshur tamam si Europian , nuk ri si arab
Mirepo veshja e Elvis Nacit tregon fytyren Europiane te shpirtit te Elvis Nacit, dhe pikerisht kjo veti e Nacit eshte nje aset me shume i tij , i cili ka velra te jashtezakoneshme , per mesazhin Europiano-modern qe percon tek besimtaret dhe nje arsye me shume ,
se perse te gjithe duhet te jene me ELVIS Nacin dhe jo me ata deficentet si Armand hajvani me Shefqet gomarin , dhe pislleqet qe thote Nano idioti
Tamam, veshja e Elvis Nacit, tregon muslymanin Europian, i cili eshte myslyman por ka identiet Europian, jo arab
Une mendoja se Elvis Naci ishte ndonje fanatik islamik, i kamufluar,
por nga akuzat e Nanos e kuptoj qe ELVI NACI eshte nje Myslyman modern ,i cili po e reformon Mylsymanizmin duke e bere , me paqesor dhe te pranueshem per modelin e jetes Europiane moderne, duke propoganduar barazine gjinore,
bashkepunimin miqesor me Religjonet e tjera . veti keto te cilat jane te shkelqyera dhe super moderne
Bravo Naci, se qenka tamam si Rilindas i vertete . Urime Elvis !
Bravo edhe Muci, se me ndihmove te njof Elvis Nacin, njeriun modern te islamit ne Shqiperi
Ky Naçi me origjine nga Preveza e greqise , mendoj se duhet te terhiqet nga ai rol pasi cdo gje e ka nje kufi.
Ka premisa per aktor, le ta provoje njehere, mund ti dale me mire
Muc Nano. Me gjithe respektin te kundershtoj. Problemet e besimit nuk debatohen. Debati ne kete pike eshte i rrezikshem. Nese hapet debati vihet ne pikepyetje egzistenca e zotit. Besimi eshte postulat. Debati kthehet ne konflikt. Besimi nuk eshte pjese e inteligjences qe mund ta pranoje debatin. Besimtaret kerkojne respekt per ate qe besojne dhe si e besojne.
Nuk mund te besh debat me mediokrit o Mustafa.Ata jane ne thelb asgje.Le te vleresohen thjesht dhe vetem per bamiresine qe bejne.
Shume dakort( ne rregull) e shume shume sakte.
Kam nja dy vjet qe gjej muc nanon rradhe te sakte…nejse,vime tek tema.
-Muci hape debatin vete
-Nqs do jete nje debat per debat dhe jo debat per te “zgjidhur” temen ne fjale…mos e bej
-Ky debat dihet se ku te con…te con ne rrenjet tona dhe ato dihet qe jane si e gjithe bota e perparuar…tek kristianizmi.
-Ketu tek kristianizmi o Muci eshte dhe “themra e akilit”. Do filloje turqia te beje te sajen…e ne mbrojtje tjeter nuk kemi.
-Po te kishim bole do ishim bere oooo muci…na mungojne e ndaj dhe kjo rrumpalle
-Qe ka nje lloj “ferkimi” ka…por jo se s’ka qene dhe me perpara dhe ASPAK s’eshte e vertete qe s’kemi luftuar me njeri tjetrin per fene.
-Arvanitet ( shqiptaret ortodoks) u theren e u vrane me çamet( shqiptaret mysliman) per fene DHE ASGJE TJETER ….der aty sa pranuan te “formojne” nje shtet tjeter per te jetuar mire e qete e per nje te ardhme me te mire per femijet e tyre sesa te “rrinin” me te myslimanizuarit.
-Nuk e kane kuptuar e as e kuptojne dot( te myslimanizuarit) se jane gabim ne fene e tyre… jo sepse besojne…por se cfare pedikon kjo fe.
-Muci…shprese duket se ka.
Kjo shpresa,si gjithenje,vjen nga jashte kuptohet.
Ne arabine saudite po behen gjera qe as i enderronim.Po ecet ( dhe jo ngadale) me disa te drejta te grave. Burka nuk eshte me “detyrim ligjor”,grate kane te drejte te ngasin makina,ne iran grate u lejuan te shikojne futboll…e disa gjera te vogla,por qe po avancojne .
– Dihet qe emancipimi i nje shoqerie fillon nga grate…NENAT TONA.
Ketu tek nenat fillon dhe dashuria per vendin tend ( nene shqiperi e quajme)… cdo gje e mire nqs e duam vendin tone fillon dhe mbaron nga dashuria per nenen dhe kur ( ata) te fillojne te respektojne nenen e tyre…ta dish o muci qe shqiperia do gjej rrugen e saj shume shpejt.
Dakord me ty! Dhe me Nanon!
Shume dakort me te dy. Une vij nga nje familje e myslimanizuar me lidhje me drejtuesit e kom. Mysliman dhe me ka marre shume kohe te arrij ne kete mendim. Fakti eshte qe ne “myslimanet” shqiptare nese kemi 3 shekuj si te tille duhet te kuptojme qe ishim tjeter per 16-17. Megjithese brezi yne nuk mund te jete pergjegjes per vendimet e katragjysherve tane qe nderruan fene apo edhe sherbyen si ushtare te Perandorise ndaj vellezerve te tyre (tane) kristjane, Ne kemi pergjegjesine tone per vendimet e drejtimin qe marrim tani. Mjaft eshte mjaft!
Nuk e kuptoj perse njerëzit duhet te merren me një qelbesire pa shtylle kurrizore si mustafa nano.
Perpara se te merresh me Elvisin.
Nuk e shpjegove asnjëherë arsyen përse e ke titulluar emisionin ProvoKACIJA dhe jo shqip Provokimi.
Ik mor fundurrine si ti se elvis naci plera jeni,ju shfrytezoni fatkeqesite ose pamundesite e njerezve per ti bere reklame vetes.neper bote ka me qindra prifterinj qe kane bere mrekullira per njerezit ne nevoje po asnjehere nuk kane dale ne tv per reklama ose mburrje.ky zagari i ndihmon pastaj u thote hajdeni ne xhami se ja keni borxh allahut,dhe u thote po ashtu se do kene mjell e oriz falas nga xhamia.fare e keqe arabe.
“Sfondi” ka te drejte. Ti kerkon te besh debat logjik (shkencor) me ata qe APRIORI jane kunder logjikes (shkences). Dogmat e te gjitha feve (sidomos te islamit) jane “aksioma” qe duhen pranuar dhe zbatuar nga fondamentalistet pa logjike ose me bindje te plote. Pak a shume si deklaratat qe ju leshonte Rama ne Opinionin e Fevzos. Nga ana tjeter debati quhet i mireqene kur nuk ka as fyerje dhe as sharje. Nuk ka pse te kete kur mbizoteron logjika dhe sjellja e qyteteruar. Elvis Naci eshte sigurisht nje “munafik” i kamufluar me “sjellje te mira”, por Edi Rama pervecse munafik eshte edhe nje arrogant e megalloman i rrezikshem. Debatimi me nje kryeminister te tille, ishte nje gabim i madh per ty dhe koleget e tu, perfshire drejtuesin e emisionit, qe te gjithe u injoruat dhe u fyet pa asnje skrupull, ne te njejten menyre sikurse ai vepron me militantet dhe ushtaret e tij. Cdo “mur” qe i del perpara dhe e pengon Njeriun e Mire te ece ne rrugen e perzgjedhur nga nje bashkesi me vlera te barabarta, thjesht duhet shembur..
Nuk ka rendesi nese eshte musulman apo jo. Rendesi ka qe eshte njeri i veprave te mira dhe jo i fjaleve te keqija.
Mutafa nuk ka debate mbi besimet. Besimi asht personal besimi asht besim nuk ka diskutime e debate.Ti don me u ba interesant ,kerko tema tjera mos ban avokatin e djallit nuk ke b*tru .Nuk ke kapacitetin e duhun mendor qe te trajtosh ceshtje te ktilla. Po 1 gja te jap te drejte ky tipi asht hipokrit asht ma shume tregtar se predikues. Me videot e youtube, me femije e gra qe derdhin lot,mepamje dramatike etj pislleqe .Kishim 1 plak ne mahallle besimtar, qe ne ditet e e festave fetare jepte ndimote njerzit pa ba za,e nuk e harroj kurre si femije e pata ndigjue thote ban mire e mos bjer borise.. Tash e kuptoj se ca donte me thane me mos i bjer borise.
Vetem enveri i dha fund debatit.
Dhe paska pas shume te drejte,shqiptaret vajten tek thenia se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.
Kurse sot lloj llij maskaria fshihet pas fese dhe te vjen me bombe ne brez dhe hedh be ere me qindra te te pa fajshem,te vjen ne emer te patriotizmit,ne emer te saliut apo edit apo nokes e ndokes injoranteve dhe te vjedh….
O Muç Nano , ti nuk je sa qimja e bythes se Elvis Naçit . Ti don me i tregu kuranin Elvisit qe ai i din ne gjum sa din ti ne te gjitha fushat e jetes . Por duhet pare gjetju puna jote qe i kundervihesh ka mundesi we te jesh i paguar nga Beogradi per ta denigruar . Po a ke pa si shkon ai me familjen sa don nanen femijet gruan sa i respekton dhe e respektojne . A din gja sa bamiresi ke bere Elvisi dhe ka te hapur llogori bankare dhe çdo qindarke shkon per bamiresi more legen .
Kjo eshte Shqiperia, ky eshte populli, ky eshte muçi, hipokrit i lindur, flet dhe ben kritika se Naci, qenka hipokrit. Ky eshte nje dhi e bindur politikisht si te fryje. Bajat kur e degjon, qesharak kur e shikon, si perrallat qe si beson.
SI MUND TE JETE NJE IMAME I MODERUAR ?
NJE IMAME INTERPRETON KURANIN ASHTU SIC ESHTE DHE ESHTE E NDALUAR TA DEVIJOSHE FJALEN E PROPHÈTE MAHOMET
SI DO TI PERGJIGJET ZOTERIA IMAME PER LAPIDATION TE FEMRES QE BURRI SOT NE 2019 DUHET TE RAHI GRUAN ME PELLEMBE
TE VRITEN HOMOSEXUELET THUHET NE KURAN.
TE VRITEN JUIFET DHE INFIDELET THUHET NE KURAN
TE KETE POLYGAMIE THUHET NE KURAN .
DJIADISMI TE VDESESH PER ALLAHUN THUHET NE KURAN E TE TJERA
LE TE DEKLAROHET HAPUR KY ZOTERIA QE ESHTE KUNDRA PROFETIT MAHOMET PER KETO SOURETE NESE E NDJENE VEHTEN TE MODERUAR.
I MODERUAR NUK DO TE THOTE TE MBASHE XHINSE
.KY ZOTERIA E .NACI ESHTE NJE GJARPER QE KERKON TE MUSULMANIZOJ SHQIPERINE TE VESHI FEMRAT ME SHAMI NE KOKE TEKNIKA E TIJE ESHTE BAMIRSIA.DHE N’A VIJNE KETO FONDE ?
SHTETI DUHET TE NDERHYJE TA KONTROLLOJE
NUK JAM NDONJE SYMPATHIE PER M.NANON POR KA TE DREJTE DHE KY E.NACI ESHTE NJE BOMBE ME SAHATE PER SHOQERISE SHQIPTARE
Gjithë kjo që thotë Muçi vete pas asaj që thotë:”Hajde moj bela dhe krruam aty ku më ha”.
Mbaj mënd, vite të shkuara, një kryetar ekspedite sizmike, i cili e kish bërë si rregull, që, pasi niste punonjësit në punë, atë që për ndonjë arsye nuk kish shkuar, e ulte në tavolinë dhe i kërkonte të loste tërë ditën shah me të. Por një ditë, për dreq, të gjithë kishin dalë në punë dhe asnjë nuk kishte mbetur në bazë, në ekspeditë. I mërzitur, shoku kryetar, bëri çfarë bëri, u erdhi disa herë vërdallë barangave ku flinin punonjësit dhe në fund u ndal duke vështruar në strehën e një barange, ku grerëzat kishin bërë fole. Por djalli që i ngatrron të tëra, duket e yshti kryetarin tonë të nderuar të ndërmerte një akt shumë domethënës, sidomos për të mjaft i domosdoshëm, të prishte folenë e grerëzave. Për këtë punë ai gjeti aty rrotull një shufër druri dhe pa e bërë të gjatë fillojë të prishë folenë e grerzave. Por kur të shohësh,ca nga vapa përvëluese, ca nga ajo që po u rrezikohej foleja, grerzat dalin të tërbuara dhe ju sulën duke e ngrënë në të gjithë trupin, pa marrë fare në konsideratë, se ai që ato pickonin ish një goxha kryetar dhe për më tepër edhe anëtar partie, komunist. Nja tre ditë në spital ishin të mjafta për ta sjellë kryetarin tonë në gjëndje fizike normale. Vetëm se ajo që nuk u muar vesh ishte fakti, se a pati efekte në gjëndjen mendore të kryetarit tonë ky sulm i paprecedent?
Kura e mucit smund te jete debati po kthimi ne fene e e krishtere duke u njesuar me evropen pjese e te ciles jemi.Si shpjegohet qe vendet ne te cilat ka shumice muslimane (Bosnja Shqiperi Kosove ) jane me te prapambeturat ???
Oo Muçooo rri a derbardh s’ke me ke flet nga keta per te vetmen arsye se feja islame nuk ka asnje lidhje me shqiptaret .Islamizmi erdhi me shpat dhe imponim kur te gjith ishim kristjan e atehere zgjidhja do te ishte ajo qe i tha Z,Kadare a R,Alise, te kthehemi ne kristjanizem siç ishin te paret tane dhe pik.
kush tjeter komb ne bote te kete 4-5 besime fetare, kush tjeter popull ne bote duron si durojne shqiptaret poshterimin e malit te Tomorit olimpin pellagjik nga nje teqe e nje arixhiu nga iraku qe ngriti halene -teqene ne malin e tomorit , kush tjeter shtet qe pretendon te futet ne europe ku ligji europian nuk lejon altoparlantet te xhamive te ulurasin si ne shqiperi, . kush tjeter popull ne bote 10 leke e shkruajtur 10 i thote 100 leke, kush tjeter popull ne bote u shqye neper dritaret e kateve te para per te futjur parate ne firmat piramidale , kush tjeter ne bote ,,,,,…O e mjera shqiperi
Me vjen keq qe mediat, Tema ne rastin konkret, publikon artikuj te tille, te rendomte, me prirje percarese.
Ky gjithmone flet per asgje,ky hyn ne debat me njerez te njohur per emer te tregoj qe eshte dikushi,ne nje ballafaqim ne opjnion Naci e injoroj dhe as nuk mori mindimin te hy ne debat me kete tip, qe nga ai moment Muci filloj te flasi per kurva,nuk i eci,per byth prap nuk i eci per fshatarin e ardhur ne tirane eshte e veshtire te kuptoj se Tironc nuk te ben vila ne lalez e as pantallonat e kuwe