Nga Ilir Yzeiri
Pas «Jo »-së së Francës për të çelur bisedimet për anëtarësim në BE, opinioni pati rastin të shohë edhe njëherë përpjekjet e një pjesë të shtypit që njihet, tashmë, për qëndrimet radikale ndaj Ramës, se kjo shuplakë e Francës, sipas tyre, ishte një përgjigje edhe për « keqqeverisjen » e tij. Në paradën e akuzave dhe qëndrimeve kritike shkëlqeu Ilir Meta, i cili i veshur si mazhordom dhe i gjendur atje ku nuk e di askush pse shkon, artikulonte kritika të sheshta për « mosrealizimet e reformave » nga Rama dhe shtyhej më tej e i mbushte mendjen vetes se po të ishin bërë zgjedhjet më 13 tetor vendi do të kishte shpëtuar dhe negociatat do të ishin çelur.
Ligjërimi i Ilir Metës nuk të bën më as të qeshësh as të reagosh. Ai ngjet me ato titrat e filmave në arabisht që kur i sheh mendon se sa të bukura janë për t’u parë, por që askush nuk merr mundimin të kuptoje së çfarë shenjojnë. Kulmin, në fakt, e arriti më pas kur hamendësoi se Rama nuk mund ta japë dorëheqjen si Zaevi. Vetëm i veshur me atë kostumin si mazhordom mund ta pëleqejë këtë thënie të Metës. Pas kësaj, të gjithë kujtoheshin për betimet e tij se do të jepte dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias do të thoshte se kishte shkelur Kushtetutën, se do të luftonte si Alende në Presidencë e plot marrëzi të tjera.
Opozita, ndërkaq, është në të drejtën e saj që, pas çdo ngjarjeje që ata e quajnë si dështim të qeverisë, të fajësojë kryeministrin. Qëllimi i ligjërimit opozitar është që të ndërtojë një paradigmë të tillë që t’u thotë shqiptarëve se ata janë shpresa. Mirëpo, pikërisht këtu, te shpresa, ngatërrohen punët. Grida Duma u paraqit si kandidate për kryeministre e këtij vendi pas një party që dha në një hotel të shtrenjtë në Tiranë.
Në atë party ajo promovoi një libër dhe gjëja më e bukur nga gjithë ky promocion i Gridës është se opinionit iu servir jo një libër, por një produkt konsumi. Librin dhe teoritë e Gridës për zhvillimin politik, unë personalisht, jo vetëm që nuk i kuptoj, por e kam të vështirë të ndjek narrativën e saj sepse më duket pa asnjë referencë. Moda për t’iu imponuar opinionit me libra që promovohen si produkte kozmetike i bëjnë mirë autorit se i shtojnë aksesorët e paraqitjes, por të tjerëve nuk besoj se u shton gjë.
Edhe Albin Kurti duket se ka marrë revan dhe po rri në Tiranë më shumë jo si fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, as si kryeministri i ardhshëm i saj, por si një show men që sapo ka fituar një Talent show. Siç vinte re me të drejtë « Tema » në një shënim të sajin, ai po përdoret si ushqim për orekset e pashuara të detraktorëve të Ramës. Nëpër tavolinat ku ulet, ai shfaqet si një star që shkruan hartime të bukura dhe që i mahnit të gjithë me narrativën e luftës kundër të fortëve.
Të gjithë ata që ka takuar deri tani këndellen jo me atë që thotë, por me sfidën që do t’i bëjë Edi Ramës sapo të veshë petkat e Kryeministrit. Ndërkaq, në po atë ditë që Albini festonte në Tiranë fitoren e tij në « talk-shown » e fundit në Kosovë, djali i Remzi Hoxhës përkujtonte 20 e ca vjetorin e zhdukjes së babait të tij, Remzi Hoxhës. Dëshmitë e Izet Haxhisë në Prokurorinë e Krimve të Rënda janë tronditëse, ato të Ziso Kristopullit të vetmit të mbetur gjallë nga treshja që u rrëmbye nga SHIK-u famëkeq i Gazidedes, fajësojnë regjimin e Berishës, madje akuzojnë edhe atë vetë. Mirëpo, ajo pjesë e medias dhe detraktorët e Edi Ramës nuk interesohen për këtë. Përkundrazi, një nga shfaqjet më të pështira të gazetarisë u përsërit edhe njëherë. Sali Berisha u ftua nga disa televizione dhe aty, pa iu dridhur qerpiku, recitonte si të ishte një ish-futbollist ose ish-alpinist. Tregonte për formën e tij fizike dhe jo për krimet që po e akuzonin përsëri e përsëri.
Më kujtohet se Xhulio Andreoti, një nga personazhet qëndrore të jetës politike italiane, kryeministri më jetëgjatë i saj, pasi u largua nga posti, e kaloi jetën duke udhëtuar nga Roma në Palermo, atje ku një prokuror i Republikës i kishte ngritur akuzën për bashkëpunim me mafian. Kurrë nuk e ngriti kokën pas kësaj akuze. Kurse Sali Berisha që akuzohet për krime makabre nga ish-roja e tij personale dhe nga të tjerë, i sfidon të gjithë dhe ligjëron nëpër studio televizive si një star. Ky jo vetëm që është turp, por është mjerim shpirtëror. Dhe Albin Kurti, « shpresa » e Kosovës, jo vetëm që nuk tha një fjalë për Remzi Hoxhën, por darkoi me ata që e kanë idhull Sali Berishën duke na dhënë një mesazh se ai nuk është as më shumë e as më pak por vetëm negativi inteligjent i fotografisë së Lulëzim Bashës.
Edi Rama që u vu në shenjëstër nga gjithë detraktorët e tij me në krye Ilir Metën, përsëri mbetet lideri më i besueshëm ndër shqiptarë, sepse me veprimet e tij politike nuk i ka shkaktuar asnjë tragjedi këtij vendi dhe nuk ka zhdukur e vrarë njerëz. Edi Rama është politikani që mbështetet më shumë se të gjithë nga SHBA dhe Gjermania dy vendet aleate që e kanë Shqipërinë pjesë të strategjisë së politikës së tyre. Reforma në drejtësi që ai ka nxitur dhe ka mbështetur në Shqipëri është një nga sfidat më të mëdha të 100 vjetëve të fundit në këtë vend.
Natyrisht, politika të veçanta të qeverisjes së tij janë të kritikueshme dhe me shumë prej tyre as unë nuk pajtohem. Por, po të shohësh se cilët janë ata që e kundërshtojnë dhe që duan ta sfidojnë, menjëherë bindesh se personalitetit dhe figura e Edi Ramës, tani për tani, është e pakonkurrueshme.
undefined
…i Temes se Meros!
–
Magjepsia e Albanistonezve me kriminelet politikane….!
Me popullori ne turkoshqiperi eshte silltan recepi. Ate kane babe turkoshqiptaret. Ndersa ky qe keni km eshte thjesht vk.
Nje artikuli qe I jep Rames ate qe I takon! Eshte e njohur shprehja qe ”askush nuk eshte I kulluar ne kete jete!
Konkluzioni juaj , Z.ILIR YZEIRI qe Rama u shkeput nga drejtimi ”rrumpalle”, vrasjet dhe largimi ne drejtime te pa ditur”, perdorimi
I tritolit ane dhe mbane Shqiperise etj etj jane nje ndryshim thelbesore me Qeverisjet e meparshme.AAA'”
Eshte me shume rendesi mbeshtetja me aleatet SHBA DHE GJERMANINE SI ALEATET TANE ME TE BESUSHEM!
Ore ky qe ka kaq shume perkrahje
Pse nuk shkon ne zgjedhje si zaevi????
Do shofim gallate ne mbas zgjedhjeve me trutharet e rilindjes sa do kenaqemi.
Prisni se nuk keni pare asgje akoma
Na u hiq qafe o zagare i Saliut….
Pse more legen I rilindjes
Te erdha ne mbledhjen e partise te rilindjes apo ne nje faqe publike?
Ju jeni edhe pa tru pervecse pa dinjitet
ty te mbyti dhe truri ,dhe dinjiteti o palle kari.Kete mut hengre dy here rradhazi ne zgjedhje.Dhe megjithese ju dhjeu Edi Rama dy here duke ju lene si zagare rrugeve,prap ha mut e nuk ke te ngopur.Perdite te behen zgjedhje ne shqiperi ,perdite i fiton Rama.I kane syte ne balle shqiptaret dhe dijn ti dallojne halet e kurvat 30 vjecare.Nuk i kane syte ke bytha saliut ku i ke ti.Hajt shko masturbohu tashi se te shkoi gjate.
Krimet e Rames,jane si muzika e nastradinit kur po priste hekurat e nderteses me sharre dhe kur e pyeten se cfare po ben ai u pergjigj,se po i bie qemanes!
Po ne nuk degjojme muzike i thane njerezit?
Nuk ka gje se do ta degjoni neser-tha Nastradini qe po vidhte!
Edhe Rama si Nastradini po ben,ndersa populli eshte dele si ata qe e pyeten Nastradinin!
Perderisa Berisha -Basha te kene freret e PD-se, pra te drejtojne kete parti, Rama do te vazhdoje te te jete i pelqyer.
Jo vetem populli ia di bemat berishes por edhe brenda partise nuk guxon ti kundervihet njeri, se pasojat do ishin te paimagjinushme. Edhe kur e kritikojne e bejne me kujdes qe te mos e egesojne bishen.
Kur te shohim ne krye te PD nje njeri reformator dhe te bindshem, atehere gjerat mund te ndryshonin ne favor te PD-se.
Po te jesh me i pelqyer se berisha dhe luli nuk eshte ndonje merite e madhe … keshtuqe mut per mut i bie. Mjere ky popull qe s’gjen dot me mire.
Perderisa Berisha -Basha te kene freret e PD-se, pra te drejtojne kete parti, Rama do te vazhdoje te te jete i pelqyer.
Jo vetem populli ia di bemat berishes por edhe brenda partise nuk guxon ti kundervihet njeri, se pasojat do ishin te paimagjinushme. Edhe kur e kritikojne e bejne me kujdes qe te mos e egersojne bishen.
Kur te shohim ne krye te PD nje njeri reformator dhe te bindshem, atehere gjerat mund te ndryshonin ne favor te PD-se.
Ilir si gjithmon i kthjellet dhe konciz, bravo!
Bravo Ilir. Vetem se ti nuk ke thene as nje te njeqinden e asaj qe perfaqeson Edi Rama. Edi Rama, mbi te gjitha, eshte shume i kulturuar, shume i lexuar, me nje stil paraqitjeje te nje artisti impresionist, i cili ka duruar shume e shume llum mbi shpatulla. Ai, e ka paguar si askush tjeter, me koke, kete shkerdhatokracine tone qe ne e quajme demokraci. Rama, ka ndryshuar imazhin aparent te verbit shqip neper kancelarite, sepse Sali Berisha na ka turperuar, dhe ka vite qe nuk e ftojne askund, pikerisht per gjuhen qe perdor, kurse Rama eshte modeli i te folurit dhe i liderit shqiptar. Ai, si askush tjeter duron me shume lodhje e mundim, kazanet qe e ftojne ne tv, dhe nuk nguron t’iu shkoje, megjithese ata e ofendojne pa pertim. Ai, ne thelb, eshte kundershtari me i betuar i Sali Berishes, dhe nuk gjen dot nje te dyte qe ta konkuroje. Sa per partine socialiste, ka zera qe thone se Rama e ka prishur, gje qe s’eshte aspak e vertete. Ai e xhveshi kete parti nga burokracia dhe parazitizmi i partise se punes, duke prishur edhe dacibaon zeri i popullit, me gjithe vlerat qe kishte. Pra, ai ishte dhe eshte si rrallekush, dera e hapur e demokracise shqiptare, njeriu qe foli per shkelje kushtetute te Saliut qysh ne 94-ten, artikujt godites te koha jone, leva mizore qe e goditi ne 97, si dhe llumi i lanes qe pastroi ne bashkine e tiranes, e bejne ate, me plot gojen, nje patriot, atdhedashes dhe trim. Edi Rama ka mbajtur fjalime qe i kane buruar nga shpirti, ne Presheve, Beograd, O K B, Sh B A, Europe dhe ata e dijne se kush eshte ai, dhe fal tij kane rizgjuar respektin per Shqiperine, respekt i cili do ti jape frytet e veta me hapjne seshpejti te negociatave. E pra, Ilir, ky eshte intelektuali Edi Rama, qe me se paku, duhet t’i jemi mirenjohes qe s’e la Shqiperine ne duart e hajnave!
Gjithcka shkruhet ne artikull eshte ne perceptimin tim e sakte. Kompletuar me komentin e Ines.
Rama eshte i kulturuar,moj Ina,por NUK KA EDUKATE FiLLESTARE,se perdor fjalor rrugaci ne komunikim me njerezit!
Rama nuk e njeh dialogun,nuk pranon kritikat,keshillat,nuk pranon KURRE gjykimin negativ per vete dhe qeverisjen e tij!
Ai shkarkoi gjysmen e qeverise dhe nuk u beri asnje vrejtje atyre!
Rama perbuz fukarenjte,per derisa ka thene se “Shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,as ne mesjete”!
Rama projekton ndertime luksoze kur qytetaret ne pallate jetojne mes baltes,plehrave etj sepse nuk shtrohen rruget,nuk ka lulishte,cerdhe,kopshte etj!
Rama punon per vete e per reklame e jo per popullin!
RAMA ESHTE ANTISHQIPTARI ME I URRYER,pas S.Berishes!
Analize e sakte dhe me shume te verteta brenda.
Albin Kurti le te kuptosh qe eshte i etur per te qene nje star ne hapesiren mbareshqiptare, por shpejt do zbresi nga qielli i shtate, sapo te formoje qeverie do filloje te kuptoje qe duhet vene shpatullat bashke me LDK-ne dhe nuk do kete kohe, por as nevoje te mbllacitet neper ambjentet qe i ushqejne te ndjerit star.
Te qeverisesh do pune, por do edhe bashkepunim me kete pjese te Kombit qe quhet Shqiperi.
Kam besim se Albin Kurti do te dije te mos beje gabimet qe e yshtin te beje Berisha, Basha e njerezit e tyre qe njihen per demet qe i kane sjelle Kosoves.
Per zotin je i madh.
Te thuash sot qe edi rama eshte lider i madh e i pa konkurueshem vetem nje qorr mund ta thote.
Po qe se shoku rama e sheh veten nje lider kaq te forte perse nuk shkon ne zgjedhje e te rizgjidhet si kryeminister e mund te rrije aty sa te dojë.
Por e din se nuk e fiton e ben lojra fjalesh.
Megjithate per derisa ne shqiperi te kete servile si puna jote qorra , bythelepiresa si mjero bagla dhe dele shqiperia nuk do perparoje.
Vetem e djathta do ta nxjerre vendin nga ky batak ku ka rene
O Petro Bufi. Qenke petrit qorr. Qeveria ne demokraci bie kur nuk ka 50 % + 1 te votave ne parlament.
Tashti mbaje mend e mos na caj ma……. Kuptove. Kuptova thuej.
O nuk shkon ne zgjedhje te parakohshme sepse i dhimbshes ti si dhe shpura si ty se ju bie pika kur do te fitoje peseri.
Dy here deshmoi shqiptari qe ne shumice eshte me Ramen, dhe per me teper ne rezultat rrites. Cfare duhet me teper eshte e pakuptueshme per njerezit normale. Vetem servilat si ti qe shohin me syte dhe mendojne me mendjen e inspiruesit shpirteror Sali Dobic Karagjic do te vazhdojne te shprehen, dmth ti bien daulles keshtu si ti. Me mire , se ia beni gjithnje e me te lehte fitoren Rames , derisa te largohet me deshiren e tij, se nga ju nuk e gjen gje, perkundrazi!
Po moj komentuese ,nder ata qe kane votuar Ramen jam edhe une,por sot e quaj ate si DIKTATOR,si shtypes dhe shfrytezues i popullit shqiptar,me keq se Berisha!
Ju qe e mbroni Ramen jeni o te punesuar ne shtet,o jeni gomere pa samar!
O Ilir…vetem ti ngele pa post…..ngele nje pedagog I vockel
Edi rama , me syze si saldator … duket shume i besueshem !!!
Dhe Berisha deri qershor 2013 ishte me I pelqyeri.Pastaj u mblodhen gjithe …..dhe e rrezuan…kush ka pushtetin eshteme i pelqyeri
Edi Rama me syze si Robert Aliaj — ha ha ha — shume i besueshem
Nje konstatim i sakte.
Bravo z.Yzeiri
Shkrim më të neveritshëm zor se mund të jepet rasti të lexosh. Ky nuk paska pikën e ndryshimit nga Fari Balliu. Vetëm bythët që lëpijnë janë të ndryshme, ky lëpin bythën e Edi Ramës, Fariu të Sali Berishës.
Eshte me i pelqyeri per gazeten tuaj.
O Petrit koqja! Po qe se ke dy pare mend, (gje qe e dyshoj) duhet te dish se edhe sikur te doje Rama te jape doreheqjen nuk e lene ” te medhenjte” pa perfunduar reforma ne drejtesi dhe kete e dine dhe ata qe ulurijne gjithe diten kunder tij. Me SHBA shakate jane te hidhura. Ne pranvere shohim e bejme. Kaq o koqe!
Krahesimet e liderit te madh, me te ngjashmit dhe bashke-ortaket ne Shqiperi, mund te pranohen nga nje mendje e ngushte si ajo e Yzeirit. Por te denigrosh Kurtin per tu jargavitur me meritat e Rames, kjo nuk ka bythe ku te rrije. Sikurse duket, Albini i Prishtines e paska shqetesuar seriozisht padrinon ose hajdutin dhe karagjozin e Tiranes.
Krahesimet e liderit te madh, me te ngjashmit dhe bashke-ortaket ne Shqiperi, mund te pranohen nga nje mendje e ngushte si ajo e Yzeirit. Por te denigrosh Kurtin per tu jargavitur me meritat e Rames, kjo nuk ka bythe ku te rrije. Sikurse duket, Albini i Prishtines e paska shqetesuar seriozisht padrinon ose hajdutin dhe karagjozin e Tiranes..
Analize realiste…por qe nuk do ta pranojne PeDe-rat e SHQUP-it qe pas cdo humbje, njera me e thella se tjetra, gerthasin FITORE – FITORE. Zoti ju a shtofte keto lloj “fitoresh”.
Ish roja personale akuzon Sali Berishen per zhdukjen prej tij te nje njeriu dhe asnje TV nuk ben emision per kete ngjarje. Asnje gazetar s’ka guximin ta pyes rreth ngjarjes por i lepihen kur u vete ne studio. Keta gazetare mjeran meren me pantallonat dhe atletet e kryeministrit dhe harrojme krimin. Kemi media koti dhe televizione servile, per te mos thene te kriminalizuara nje shoqeri te orjentuar nga negativiteti dhe pandjeshmeria, shoqeri qe shmang thelbesoren per tu marre me te parendesishmen.
Albin Kurti zhgenjimi me i madh i nje politikani, sa ndjeu eren e pushtetit kaloj ne delir, ka filluar mastrubimin me Saliun dhe gjithe kazanin mediatik anti Rama.Jam i sigurt se te shqiptaret e Shqiperise eshte bere modeli si nuk duhet te jet nje politikan,kurse ne Kosove ky ishte maksimumi i tij 25%.
Yes sir ! !
Rama do te behet akoma me i pakonkurushem kur tja fusi me shkop koqeve jevgjitit libanez….Micitaqiiiiii per punen e Detit kete ja kerkojn shqiptaret…..ketu duhet te tregoj veten Rama…..
Yzeiri,
E more kocken per sot?!
Mero Baze ti e di mire qe shqiperia 4 kriminele ka: Sali Vicidoli, Lul Budallai, Like Floriri dhe Ed Piktor Palla
VETËM ,,,, BRAVO !!!!’?
QE JE E KEQJA ME E VOGEL KETE E DIME SEPSE NUK KE VRARE NJERI SI SALILULI VETEM NJE VREJTJE KAM……
PO MUNDE NA I UL DHE PAK RROGAT DHE PENSIONET SE NGA STSTISTIKAT JEMI VENDI I TRETE NE BOTE…..
MUNDESISHT NA I UL QE TE DALIM VENDI I PARE NE BOTE PER TE ARDHURAT ME TE ULETA…..
CFARE ME I MIRE O EDI KUR PER 7 VJET NUK KE BERE NJE RRITJE RROGE APO PENSIONI..?????
O BESA ME FALE PO SI RITEN ROGAT DHE PENSIONET . NESE NUK E NJEH ÉCONOMIE TE JAPE TE DREJTE
SI PAGUHEN PENSIONET DHE ROGA E ROGETARVE
(DUHET QE TV TUAJA TE JAPIN SA ME SHME INFORMATION SI FUNKSIONON SHTETI )
SHPJEGIM TE SHKURTER.
PENSIONERET PAGUHEN SIPASE ( ÉCONOMIE PARTICIPATIVE) QE DO TE THOTE QE JU PAGUHENI NGA TAKSAT E ATYRE QE PUNOJNE KUR PAPUNESIA ESHTE E MADHE POSSIBILITÉ PER TE MBLEDHUR TAKSA ESHTE I VOGEL JO VETEM QE PENSIONI NUK RITET POR JU PAGUHEN NGA BORXHI QE MÈRE SHTETI NE BANKA .E NJEJTA GJE EDHE PER ROGETARET PUNONE TI PAGUAN TAKSA DHE ME TAKSAT E TUA PAGUHET MESUESI POLICI
KUR NUK PAGUHEN TAKSA KU TI GJEJE SHTETI TE JU RISI RROGAT DHE PENSIONET KJO ESHTE DHE NJE ARESYE QE DALJA NE PENSIONIT PO RITET 68 VJEC PA KALUAR TEK % TRIPLE A TRIPLÉ B TRIPLÉ C NDAJ MOS BEJE GJYKIME SE NUK ESHTE SHTETI RESPONSABLE NE NJE ECONOMI TE DÉCENTRALISUAR
Flm Besa!
Smund te thuhet lider I madh per Edi Ramen sepse ka shume gabime edhe ai…por mund te thuhet qe Sali Berisha eshte vrases,Ilir Meta eshte hajdut dhe Lul Basha eshte i pavlere.
Me Pelqeu shume artikulli i Zotit Ilir Yzeiri ! Pershendetje per autorin e artikullit !
Po ky Albini pse behet Karrem i disa gazetaruceve shqiptare qe I sherbejne me
zell “pruresit me te pare” ! Te ulesh ne nje tavoline me gazetarucin PEKA apo Bejtja,
Shkullaku,Collaku, Mecja e Begettit e Co. eshte nje turp makrokozmik qe Ky zoti
Albin ende nuk arrine Ta kuptoje sot per sot,neser kushedi por do jete vone.
Te lumte mendja dhe pena nje shkrim briland,respekte zYlli.
BENI KRAHASIMET E DY SHTETEVE QE KANE NJE GJE TE PERBASHKET .SHQIPRIA DHE SHTETI FQINJE ITALIA.
E PERBASHKET ESHTE SE KETA SHTETE KANE NJE EVAZION FISKAL SHUME TE MADHE. PSE? EDI E NISI ME ME KUPON TATIMORE EDHE SHITJEN E FARAVE TE LULEDIELLIT ME KAUSH,PORE TANI I MBETI NE DORE VETEM KAUSHI SE KOMPANITE E MEDHA ,DHE KONCESIONET NUKE DERDHIN TAKSA.PRA ATY VEPRON MAFJA E LIDHUR ME SHTETIN . E NJEJTA GJE NE ITALI,KU AKOMA NE DITET E SOTME EKZISTOJNE BLERJA E USHQIMEVE ME LISTE SIDOMOSE NE PJESEN E JUGU TE ITALISE.KETU NUKE PO FLASIM PER NDERGJEGJSIM TE NJERZEVE ,PORE PER ZBATIM TE LIGJIT
E THEME SE I NGELI NE DORE VETEM KAUSHI SEPSE EDHE FARAT E LULEDIELLIT TANI IMPORTOHENNGA SHTEET E TJERA. ME KETA TIPA KANE KALUAR GATI 30 VJETE DHE PESHQIT E MEDHENJE I KEMI AKOMA NEPER TELEVIZORE DUKE NA TREGUAR VETEM PERRALLA NGA E KALUARA E SISTEMIT KOMUNISTE.
UNE JAM ME LULIN SE DO NA NDERTOJE NGA NJE VILE SI AJO E TIJA.
UNE JAM ME BERRISHEN SE VRET VJEDHE DJEGE DHE NUK DENOHESH
UNE JAM ME ILIRIN DHE MONEN SE DUKE NGJITUR MALET GJEJ FLORI
UNE JAM ME THHHHHHH THHHHH SE E ARTICULON MIRE GJUHEN .
UNE JAM ME BARDHEN E PD