Të metat e Metës kur flet për dorëheqjen

27 Tetor 2019, 13:26Blog TEMA

Nga Flogert Muça

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë të dhënë sot për ‘Neës24’ ka bërë deklarata sikur të ishte kryetar opozite. Kjo nuk është prej kohësh një gjë që e befason opinionin publik, për arsyet që të gjithë i dinë, e megjithatë kjo është një e metë e Metës President.  Ai ka sulmuar kryeministrin e vendit sikur të ishte shef opozite edhe pse pozicioni që mban është që të jetë mbi palët dhe simbol i unitetit kombëtar. Sikur të ishte edhe de jure në krye të opozitës, deklaratat e sotme kundër kryeministrit nuk do të ishin anormale, por nga karrigia e presidentit janë jonormale. Po flasim për kryeministrin si instiitucion, jo si emër.  Por, fundja me këtë histori jemi mësuar në terrenin shqiptar ndaj edhe kjo nuk na bën më përshtypje.

E meta e dytë që doli sot në pah gjatë intervistës së Metës, ishte qëndrimi i tij se Rama, njëlloj si Zaev duhet të dorëhiqej dhe se është e gjitha përgjegjësi e Shqipërisë mosçelja e negociatave me BE-në.

Për argumentin e dytë kemi disa fakte që rrëzojnë Metën, e këto fakte janë deklaratat e gjithë liderëve të BE-së dhe kancelarive. Ata kanë thënë e stërthënë (kancelarja Merkel e para) se përgjegjës për mosçeljen e negociatave me BE të Shqipërisë e MV është përplasja brenda vetë unionit. Sepse, që të kuptohemi, Shqipëria e MV kanë probleme plot padiskutim, por nuk po flitej për anëtarësim në BE, por për fillim negociatash që zgjasin derisa standartet e vendeve kandidate të arrijnë ato të BE-së.

Sa i përket argumentit se Rama duhet të dorëhiqej si Zaev, Ilir Meta gabon dy herë. Jo sepse i kërkon Edi Ramës të dorëhiqet, sepse atë e bën çdo kryetar opozite (e Ilir Meta po sillet si i tillë e jo si president prej shumë muajsh)  e deri këtu nuk ka asnjë problem, por sepse ai përpara një muaji shkeli fjalën e dhënë. Ishte Ilir Meta që u bëtua se do dorëhiqej nëse Venecia do shprehej se ai ka shkelur Kushtetutën me ç’dekretimin e 30 qershorit. Kur Komisioni i Venecias u shpreh se anullimi i zgjedhjeve  ishte një veprim që Kushtetuta nuk e lejonte, ai u fsheh pas interpretimeve dhe nuk u dorëhoq.

Gabimi i dytë është në krahasimin mes rastit të Maqedonisë së Veriut dhe pozicionit të Zaevit me Shqipërinë e Ramën. Këto janë dy raste që nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin, pasi sakrificat dhe besa që kishte bërë MV me BE-në, u shktatërruan nga pabesia e kësaj fundit. E jo vetëm kaq, por Zaev që që përbetuar të dorëhiqej nëse përgjigja nga BE do të ishte JO, nuk u dorëhoq, por do të çojë vendin në zgjedhje në prill të 2020, që përkon me anëtarësimin e MV në NATO e që do përdoret si kartë fituese në zgjedhje.

Këto të vërteta Ilir Meta i di më mirë se çdo shqiptar, por kur nuk flet si President por si kryeopozitar, e vërteta ka pak rëndësi.

Ilir Meta sot nuk mund të flasë për dorëheqjen edhe sikur të gjitha ato që tha të ishin të vërteta, sepse ai i pari nuk është shembulli për tu ndjekur.

Ndërsa sa i përket  deklaratave të tij  se mosçelja e nagiciatave ndaj MV ishte padrejtësi, ndërsa la të kuptohej se Shqipërisë ‘mirë ia bënë’, është dëshmia e qartë se Ilir Meta ndryshe nga çi ka vënë emrin partisë apo deklaratat që bën vazhdimisht, gjëja e fundit që ëndërron është Shqipëria në BE. E për këtë duhet mirëkuptuar, pasi standarti i BE për drejtësinë e jo vetëm është një problem real e këtë e tregojnë me sulmin ndaj reformës në drejtësi.

5 komente në “Të metat e Metës kur flet për dorëheqjen”

  1. Lik says:

    Copa e fshatarit nga Skrapari mbeti…megjithese ka 30 vjet qe han qyl ne politike.Provokon qe ta sulmojne per tu bere aktor kryesor ne opozite.Mjere populli shqiptar qe ka mbetur ne dore te ketyre fshatareve hajduter qe nuk kane mase e skane te ngopur.

  2. Patroiti USA. says:

    Zoti Florenc, tu befte pushka top dhe pena flori , per kete artikull te mrekullushem, qe ja cjer fytyren keti kameleoni, qe sillet si bandit, mashtrus, hipokrit e genjeshtar.
    Ka mbi dy vjet qe kur PS dhe Rama e emeruan dhe fatkeqewsisht e zgjodhen president, ky moster ka veshur kostumin e kryetarit teLSHLIS dhe esht hedhur ne sulm frontal, kunder rreformave, sidomos asaj te drejtesis, qeveris dhe kryeministrit Rama, njelloi si Saliu, Luli e Monika e shqja qe jan opozitare.
    e gjithe shqiptaret neper bote e pame, se si kreret kryesor te BE, jo njehere, por disa here theksuan e ben deklarata publike, se shqiperia i ka bere detyrat dhe duhej ti hapeshin negocjatat, ndesa ky basard, spaska pare e degjuar deklaratat publike te gjith drejtuseve te BE dhe sidomos te qeveris gjermane dhe kancelares Merlel.
    Nese duhej te jap doreheqjen njeore e me pare esht pikerisht ky Ilir Meta qe Disa here ka bere deklarata publike se dote vras vehten, si Salvador Alendja, nese Komisjoni i Venecjes konstaton shkelje apo kaperxim te kopetencave, ndersa tani hidhet e perdridhet mbas perallave te Berishes, Bashes e Monikes, te cilet duan pushtet ne tavoline.
    NJe qendrim i tille i keti soi presidenti, jo vetem, qe si sherben unitetit te popullit, por e agravon me keq situaten politike ne vend, nxit trazira dhe e le vendin tone, te qendroi aty ku eshte.
    Komisjoni parlamentar, ti shkoi deri ne fund shkarkimit te keti kameleoni. sepse , sa me shume te qendroi ne kariken e presidentit me shume probleme te mbrapshta dote krijoje, per te keqen e Shqiperis dhe shqiptareve.

  3. x says:

    Ju lutem stafit te gazettes Tema a te evitoj komentet jashte cdo lloj edukate te komentuesit te mesiper si kercenim per cdo lexues…

  4. Shmil GURRA says:

    KRIJESË me ENERGJI DJALLI
    MIK i GRUJEVSKIT – shovenist tejshkalle,
    FATKEQËSIA SHQIPTARE.

  5. Flutura says:

    . ..po mire o Flogert,
    Gjithe 27 vendet ia thane edhe ne gjuhe te huaj edhe shqip Metes dhe shqiptareve arsyet e mos celjes se negociatave, pra shqiptaret tashme e kane te qarte cdo gje, ju pse merreni e interpretoni akoma Berishen e Meten, kur dihet se ata jane antishqiptaret me te medhenj, kane hallet e tyre personale dhe jo hallin e shqiptareve. Sherbimin me te mire qe mund t’u beni qytetareve eshte t’i lini ata ne vermine e tyre derisa ligji te beje te veten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje