Grekët që vijnë çdo vit në Shqipëri të kujtojnë të vrarët, helenizmi dhe Kacifas!

30 Tetor 2019, 09:55Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Pardje ishte data 28 tetor. Që është përvjetori i fillimit të luftës italo-greke në vitin 1940. Dhe grekët e përkujtojnë këtë ditë.

Ka vite që e përkujtojnë edhe në Shqipëri, që ka qenë territori ku u zhvilluan një pjesë e madhe e luftimeve. E ku një numër grekësh humbën jetën. Këta grekë meritojnë nderim e mirënjohje.

Meritojnë nderim e mirënjohje edhe nga ne shqiptarët. Sepse luftuan dhe dhanë jetën kundër fashizmit, që në atë kohë ishte armiku i gjithë botës, dhe miku i ndonjë kolaboracionisti shqiptar që ka nënshkruar sulmin ndaj Greqisë nga pozicioni i kryeministrit.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria u bë komuniste. Pak më pas, u izolua krejt nga bota. Dhe kështu, për grekët që dhanë jetën në Shqipëri nuk u kujtua njeri.

Por pas rënies së komunizmit, kjo çështje ridoli në skenë në trajta të çuditshme. Grekët kërkuan që të rënët e tyre të nderoheshin ashtu si e meritonin.

Për këtë, nuk kërkuan që t’i merrnin eshtrat e të rënëve, e t’i nderonin në Greqi. Përkundrazi, kërkuan që të ngriheshin varreza në tokën shqiptare.

Dhe autoritetet e këtushme nuk ua prishën. Varrezat u ngritën e po ngrihen. Dhe dihet tanimë se çfarë ka ndodhur. Eshtrat e të rënëve janë shndërruar në një yçkël më tepër në marrëdhëniet tona plot yçkla.

Dhe kështu ndodhi ajo që shumëkush priste të ndodhte. Varrezat u shndërruan në një vend pelegrinazhi për patriotët grekë.

Këta të fundit vijnë çdo vit më 28 tetor për të përkujtuar një ngjarje të tyre në tokën shqiptare. Pardje, fjala vjen, festuan me pompë 79 vjetorin. 79 VJETORIN.

Keni dëgjuar ju të festohet 79 vjetori? Nuk besoj. Robi pret edhe një vit, dreqi ta hajë, që të festojë 80 vjetorin.

Dhe pastaj pret edhe dhjetë vjet të tjera, që të festojë 90 vjetorin. Edhe 5 vjet në daçi për të festuar 85 vjetorin.

Por jo 79 vjetorin. Mirëpo, duket se në Athinë e bëjnë me qejf këtë gjë. Madje, duket sikur u vjen inat që përvjetorët vijnë kaq rrallë, një herë në vit.

Do kishin dashur që të vinin një herë në tri javë, apo njëherë në tre muaj. Dhe vijnë, siç e thashë, me një motivim nacionalist.

Fjala e një zv.ministri grek, që kishte ardhur me këtë rast, e demonstronte këtë gjë.

“Helenizmi është një dhe i pandarë; prandaj populli është munduar të luftojë për gjithçka që na bën helen”, tha ai.

E kuptoni ju? Vjen i biri i botës të përkujtojë një ngjarje antifashiste, dhe flet për helenizmin që duhet mbajtur gjallë. E çuditshme. Mistrece. Bulliste.

Unë gjithnjë mendoj se soji grek është në gjendje të bëjë gjëra më elegante e më të mençura sesa kaq, duhet thënë.

Dhe duhet thënë se një gjest e bënë edhe dje, që përveçse ishte 79 vjetori i luftës italo-greke, ishte dhe përvjetori i ekzekutimit të Kacifasit.

Familjarët e këtij të fundit, ca nga dhembja, ca ngaqë kanë në kokë idenë fikse se grekët veç vuajnë në Shqipëri, kërkuan të fusnin në axhendën e festimeve edhe Kacifasin. Por askush nuk eci asaj ane.

Madje, edhe thirrjeve që synonin heroizimin e Kacifasit nuk iu përgjigj kush. Kjo do të thotë se Athina, por edhe shumica e grekëve të Shqipërisë, nuk e sheh Kacifasin si një patriot grek.

Dhe kjo është një gjë e mirë. Me gjithë empatinë që mund të kemi për familjarët e Kacifasit, kjo është një gjë e mirë.

Dhe kjo nuk duhet marrë si një gjë që nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Nuk është kështu.

Po të kishin mendje të keqe, mund të kapeshin pas hetimit mbi vrasjen e tij që po zvarriten.

Por nuk e patën këtë mendje të keqe. Chapeau!

23 komente në “Grekët që vijnë çdo vit në Shqipëri të kujtojnë të vrarët, helenizmi dhe Kacifas!”

  1. Nani says:

    Po Chapeau ç’hyne ketu or trap kur flet per greqine!Apo do te na tregosh qe di gjuhe !Nuk na the ndonje gje per poturet e Edit kete radhe or shatar qe ia bete nenen ketij vendi se s’paska patur fare me te keqe se ju katnaret qe tashme jeni e ndiheni qytetar pavaresisht se keni akoma shenjat e çizmeve nen gjunje!Ti do te thuash ,mbyll gojen se eshte bere deti kos e radhen e kam une!Ku je or Kozma Dushi i gazetarise moderne ku rri e rri dhe direkt shkon ne identitet fale kazanit mediatik ku aderon me shqiponjen dykrenare mbi xullufe qe tashme nuk e di perse e ke hequr!Eshte turp te te lexosh ty or Mu. Nanaia siç te theriste dikur satrapi Sali!Ebukura e kesaj dite eshte se kerkon te dialogosh si katnar qe je me qytetarin Edi qe po u nxjerr ne pah gjithe antivlerat tuaja !Poshte diktatura e budallenjeve!

  2. Meso disa gjera me shume o Muç says:

    O Muc Nano qe kujton se di shume gjera, por thjesht je i paditur, asgje me teper. Lexo me teper dhe mos u be bajat
    Kater njerez u vrane ne mes te Tiranes dhe as ti dhe asnje tjeter nuk i kujton, sepse nuk ka as organizim dhe as patriotizem
    Greket i kujtojn cdo vit te vetet, madje detyrojne dhe politikanet e tyre, se ne te kundert i shkon exsplozivi te dera politikaneve. Ne Greqi jane shume ” rryma extremiste” qe kane organizim perfekt o Muc

    1. zhaku i pamposhtur says:

      Normale. ..populli thotë se qeni leh atje ku ha. ..edhe muçi është nga ata që paguhet nga ‘fondet’ e min jashtme greke madje duhet të paguhet mirë. ..nuk është kollaj të shkruash në këtë mënyrë kur dihet se kontributi shqiptar në greqi. .historikisht..sa i kanë dhënë shqiptarët historisë greke është e paimagjinueshme mirëpo muçit i paska bërë përshtypje lufta italo -greke dhe heroizmi grek. .normalisht muçi. .veç duhet të lavdërosh edhe sërbët për luftën kundër turqve me car llazarin se edhe ata luftë heroike bënë apo jo? E bëre sërb skënderbeun. .muçi edhe ‘tfgs’ i forumit tonë pak a shumë si ty mendon. .do vijë dita kur të gjithë ‘muçat’ do pendohen për tradhëtitë e tyre ..
      Hiqni dorë hiqni dorë
      Mblithni mënt e turpëroi
      Mos u bëni tradhëtorë
      Se pastaj do të pendohi. .
      Bukur e shkruajti Naim beu mër muç bukur por ai ishte idealist. ..evrot e grekut janë të shumta,nuk lihen..jo lëri po deshe, tani që të kanë futur kularin në qafë muçi ske nga ia mban. .e ke ngrënë çorbën e prishur. .tani dihet, bodecin në bythë thotë populli dhe “ecën”vet ti. .

  3. Spartakos Thrakiotis says:

    Në shumë aspekte gazetari është i saktë dhe tha të vërtetën. Persa i perket festimit të kundërshtimit të fashizmit çdo vit e ka gabim. Pse 5 Mai nuk festohej ç’do vit? Që të kuptojnë disa rëndësinë e kësaj feste, do të kujtoj disa deklarata që kanë bëre disa figura nga më të mëdhatë në botë.
    1)Nga të gjithë kundërshtarët që u ndeshëm Greket janë të vetmit që luftuan me heroizëm të lartë dhe nuk mund që ta mohojmë këtë nga historia. “Rudolff Hitler”
    2)Deri tani themi se Grekët luftojnë si heronj, nga sot duhet të themi që heronjtë luftojnë si Greket.
    “Winston Chorchill”
    3)Ne saj te rezistencës së popullit Grek kundër fashizmit dhe nazizmit dhe grumbullimit të shume forcave Gjermane në Greqi fituam kohë dhe ndryshuam fatin e botës.
    “Gjeneral Zhukov”
    4)Kur do të fillojmë kundërsulmin në Bullgari do të shkojmë si ndëshkues, në Jugoslavi si clirimtar ndërsa në Greqi si besimtarë.
    “Josif Stalin”
    Keto sa për historinë.

    1. Greqine gjermanet e moren brenda 1 Jave megjithe rezistencen e anglezve qe sot “greket” na e shesin per tyren….hahahahaha…mjaft me perralla me lesh …per “heroizma” se ju njofim kush jeni…gjithe jetes me shpatullat e Botes…shkoni ne Qipro atje eshte heroizmi….po nuk patet bithe(qe edhe nuk keni) mos na cani “rikoardon” neper forume me “trimerite” e juaja kur Erdogani ju ka veshur tanga….ju shkel hapsirat…ajrore…detare …si ti doje …kkkk..e ti flet per “trimerira greke” ….hahahahahaha psikopat…

      1. pirdhuni ne qipro ! says:

        cFARE GOMAREMAJMUNGREK!!!!!!!! PO TURQIT ‘sunite’ si ju moren perpera si bariu dhite(jo delet e ngathteta) deri ne mes te Nikozias…dhe po nuk doli amerika para,(mire beri) ju hodhi ne Dete….. Konflikti me i shkurter ne historine e konflikteve boterore! Kjo ne vitin 1974 ! jo para krishtit! Shko mor idiotperrallash! PIRDHU!

    2. O ç u gajasem says:

      Jeni aq injorante saqe nuk dini as te sajoni. Aq injorante sa dhe Hitlerit ia keni shkrujt emrin gabim, Rudolf

  4. Z says:

    Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve! Te luash me kete karte, do te thote te jesh nga trute si Saliu,fshatar ne mendime dhe veprime,pa harruar iken dhe PD me LSI. Duhet kohe qe nje popull te vere ne vend te drejten per te treguar se kush eshte! Por po e tha Muci zere se do ta fillojme nga hici! Medioker!

  5. Erald says:

    Z. Nano, dakort me kete shkrim , per mua qendrojne!
    POR, nuk e kuptoj perse ende pas 30 vitesh, te dy palet nuk e merren me THELBIN e problemit Shqiperi-Greqi; qe eshte ceshtja Came. Kot fshihemi pas gishtit te dy palet. Njeri ben sikur se njeh, tjetri ben sikur harron.
    Te gjitha keto qe ke shkruar e shume te tjera qendrojne por jane garniture ne pjaten e lemshit qe kemi te dy vendet me njeri-tjetrin! Asgje s’ka per te ecur perpara po nuk u zgjidh ne themel ceshtja e cameve, pronave te tyre si edhe demshperblimi per masakrat ndaj tyre!

  6. Lee lee says:

    Po ti deshmoret e 5 majit I kujton cdo 5 vjet. Po pse se thua complet… Po ushtaret e rene ne France pse si merr Britania. Po gjermania pse si merr nga Greqia. Po reflecto o coban qe te behesh dhe ti me patriot si komb. Jo per fasade. Reflecto o kungull qe si thoni historine brezave qe te jene evropian. Ku e pe bulizmin. Te foli gje ne kuv end Te foli ke sheshi nene Tereza. TI e kupton qe ste provokon asnjeri. TI pse provokon.. jo mor zotri e ke gabim . Je shume gabim si mentalitet.. AI ESHTE GREK I DIASPORES DHE THA NJE TE VERTET. NJE TE VERTET E THENE DHE NGA KOSOVARET E DIASPORES thjesht ne vend te fjales helenizem ve shqiptarizem…e madhe fjale zemre

    1. Kiri says:

      O nano te gjitha gjerat Jane lene kastile nga te gjitha qeverit tona tradhetare,perpiqu te zbulosh cfare ka bisedu brekushja me micon mos ka fal ndonje gje tjeter.

  7. Lee lee says:

    Dhe e 2 o trans link qe I di te gjirha. E zeme se varrezat ishin ne Shkoder dhe prap fjalimi nuk eshte provokativ a di pse se eshte ne toke greke E blere dhe ka si statusin e ambasadave

  8. murgesha says:

    SHIKO CFAR THOTE KY SPARTALAQIS 10 ’56,,, ‘ HERONJTE LUFTOJNE SI ”GREKET”HA HA HAHAHA
    PO SI MORE MORR PIDHI KETA ”QREKET I DURUAN TURQIT 450 VJET QE TU FUSNIN HURIN NE GOJE ,,ATO QE THUA TY JANE ZI ATO FILMAT ,, KETU ESHTE SPARTA,,OSE FI ATA FILMAT KOMUNISTE QE I VRISNIN GJERMANET SI KRIMBA ,,HAJDE ENDRRA ME HERONJ,,SPARTAKALAQISYYYYYYYYY,,,YYYYYYY,,, EDHE PAPO JANULLATOSI LUFTON SI GOJOREHERO BASHK ME MURGESHAT YYYYYYYYYYY

  9. murgesha says:

    SHIKO CFAR THOTE KY SPARTALAQIS 10 ’56,,, ‘ HERONJTE LUFTOJNE SI ”GREKET”HA HA HAHAHA
    PO SI MORE MORR PIDHI KETA ”QREKET I DURUAN TURQIT 450 VJET QE TU FUSNIN HURIN NE GOJE ,,ATO QE THUA TY JANE ZI ATO FILMAT ,, KETU ESHTE SPARTA,,OSE FI ATA FILMAT KOMUNISTE QE I VRISNIN GJERMANET SI KRIMBA ,,HAJDE ENDRRA ME HERONJ,,SPARTAKALAQISYYYYYYYYY,,,YYYYYYY,,, EDHE PAPO JANULLATOSI LUFTON SI GOJOREHERO BASHK ME MURGESHAT YYYYYYYYY E LANE QYPRON PER 5 ORE HERONJTE”GREKE” KAQ SA PER HISTORI,

  10. & says:

    O spartatha-qiu 10 :56 am ,,nje pyetje per ty
    Si i duruan keta heronjt “grek “450vjet turqit duke u bere gojore,(sa per historia)?
    Si e lane Qipron keta “heronjte” grek per 5ore dhe sote e kesaj dite po bejne akoma gojore(per historia)
    Si I vuri perpara ushtria e Enverit ne provokacionet e gushtit,,kur ne akoma nuk kishim ushtri,kurse “greket kishin 110 vjet shtet
    Si mund Te vrasin “heronjte Greek “ femije dhe pleq (Cameria) dhe ti shperngulin nga shtepite e tyre(per historia
    Si mund Te vrasin “heronjte grek “ushtaret ne gjume dhe te paarmatosur (historia) e shuume Te tjera qe dua gjithe diten ti numeroj ,me policat neper burgje apo ushtaret ne kufi,,,me thuaj nje lufte qe kane fituar mongolo” Greek et “”njeeee o spartatha-qiu,,,a po kane
    fituar ne filmin ketu eshte ,,sparta,,yyyyyyyy

  11. & says:

    O spartatha-qiu 10 :56 am ,,nje pyetje per ty
    Si i duruan keta heronjt “grek “450vjet turqit duke u bere gojore,(sa per historia)?
    Si e lane Qipron keta “heronjte” grek per 5ore dhe sote e kesaj dite po bejne akoma gojore(per historia)
    Si I vuri perpara ushtria e Enverit ne provokacionet e gushtit,,kur ne akoma nuk kishim ushtri,kurse “greket kishin 110 vjet shtet
    Si mund Te vrasin “heronjte Greek “ femije dhe pleq (Cameria) dhe ti shperngulin nga shtepite e tyre(per historia
    Si mund Te vrasin “heronjte grek “ushtaret ne gjume dhe te paarmatosur (historia) e shuume Te tjera qe dua gjithe diten ti numeroj ,me policat neper burgje apo ushtaret ne kufi,,,me thuaj nje lufte qe kane fituar mongolo” Greek et “”njeeee o spartatha-qiu,,,a po kane
    fituar ne filmin ketu eshte ,,sparta,,yyyyyyyyyy

  12. Spartakos Thrakiotis says:

    Ti o “murgesha”
    Në Greqi murgeshat i quajnë Adhelfi
    Në Itali i quajne Sorela
    Në Shqipëri i quajnë Motra
    Bravo ke zgjedhur epitetin që të përshtatet më bukur nga të gjithë ne.
    Ato deklarime në komentin tim të mëparshëm nuk i kam thënë unë, por poshtë çdo deklarate janë emrat e atyre që i kanë thënë. Në qoftë se ti nuk i ke dëgjuar ata emra nuk është faji im është problemi jot që je i pa ditur. Sa për çështjen e Qipros interesohu më tepër që të mësosh se cila palë kishte më shumë të vrarë. Dhe një nga betejat e repartit Grek në Qipro ELDIK sote mësohet në shumicën e akademive ushtarake të botës Anglise Izrael etj. Ajo që më bën përshtypje është se, ti je Turk apo Shqiptar? se nuk te kuptoj. Unë jam Shqiptar me origjine Greke dhe e kam per nder dhe nuk e mohoj këtë që jam.
    Por po të nxjerrë konkluzionin nga cilësia se si ti shkruan gjuhën Shqipe me siguri je Turk dhe jo Shqiptar.

  13. Spartakos Thrakiotis says:

    Or &. Në radhë të parë mëso histori dhe aritmetike jo (matematike) se atë nuk e kap me gjë ti. Nuk janë 450 vjet por janë 368 vjet ndërsa ti edhe unë bashkë me ty i kishim për 450 vjet.
    “Pordhacionet” e Gushtit ushtria mbretërore e Greqisë u fut në teritorin e Shqipërisë aq sa donte ajo bëri çfarë kishte në plan, ndërsa ushtria e Enverit po mblidhte kazanët e fasuleve se nuk pa nga vajtën. Nuk bëri sulm kundër Shqipërisë por kundër aleatve të Enverit Komunisteve Grek. Çamëria…ceshtje që nuk e zgjidh dot as ti as unë, por ti a je i sinqertë për qëndrimin që mbajtën një pjesë e madhe nga ana e tyre. Se ne Janine sot jetojnë mbi 100 familje çam mysliman që gjatë luftës mbajtën qëndrim patriotik, jo vetëm nuk i preku njeri me dorë, por shteti i ka punësuar në disa ndërmarrje shtetërore, unë sinqerisht ta them se kam njohur disa prej tyre në vitet e para kur kam ardhur në Greqi. Dhe diçka tjetër në vitin 1975 me rikthimin e Demokracisë në Greqi. Parlamenti Grek u dha amnisti falje të gjithë palëve kundërshtare përse nuk shkuan atje çfarë i pengoi?

  14. Kabashi says:

    Gazetari s’paska permendur varrezat came, tokat e shtepite qe nuk lene greket as t’i vizitojne lere me te shenohen e perkujtohen nga camet e perzen me hekur e zjarr nga tokat e tyre. Nuk e heqin ligjin e luftes. Deri kur t’ju bejme leshime grekeve ne dem te Shqiperise?

  15. arbert says:

    Mos i deformo faktet Spartakos,nuk eshte bere asnje amnisti nga parlamenti grek per pronat e cameve .Pronat e cameve jane marre me vendime gjykate te pas luftes,jane sekuestruar nga shteti grek.Dhe e dyta file shiko faktet se si u fut ushtria juaj mbreterore ne token shqiptare dhe se si doli,me dokumenta ,historia nuk shkruhet nga te thenat e cdo patrioti .

  16. O ç u gajasem says:

    Jeni aq injorante saqe nuk dini as te sajoni. Aq injorante sa dhe Hitlerit ia keni shkrujt emrin gabim, Rudolf
    E sa 0er ato thenien e Stalinit, ai nuk arriti te vere kembe ne Jugosllavi se jugosllavet u çliruan vete. Kjo i hedh poshte dhe budallalleqet per bedimtaret se flututon gomari

  17. Eh ç'na the says:

    Prandaj të kemi ty qe te na korrigjosh! Kur emrat e shokëve të tu i shkruajmë gabim, Se ti e njeh më mirë Hitlerin e ke pasur aleat. Ti u kape vetëm tek emri i QENIT po çfarë ka lehur ai është e vërtetë.

  18. O ç'na gajase says:

    Ti o djalë me sa po kuptoj unë nuk e dike mirë gjuhën shqipe, ose ndodh diçka tjetër me ty, mbase nxitohesh i emocionuar për të dhënë komentin. Mos ngatro deklaratat që bëri Stalini me kush e çliroi Jugosllavinë. Pse mos vajti në Greqi që të falej si besimtar. DEKLAROI—–THA – – – – DHA KOFERENCE SHTYPI. Mos ngatro Kekun me Byrekun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje