Shqipëria, nga “shprehja gjeografike” e Bismarkut, tek JO-ja e Macron!

28 Tetor 2019, 21:15Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Nga koha kur Kancelari i parë i Perandorisë Gjermane, Otto von Bismarck që citohet gjerësisht të ketë thënë se “Shqipëria është thjeshtë një shprehje gjeografike” dhe se “i gjithë Ballkani nuk vlen as sa eshtrat e një ushtari të vetëm pomeranian (rajon në verilindje të Gjermanisë)”, kanë kaluar më shumë se 130 vjet. Kanë rrjedhur aq shumë ujëra mbi këtë truall e në rajonin tone, aq sa raportet gjeopolitike kanë ndryshuar katërcipërisht në Europë, e në gjithë botën.

Shqiptarët nuk ja kanë falur kurrë dhe e kanë urryer Bismarck-un, përgjatë historisë. Por po të ishte gjallë sot “Duka” sqimëtar dhe arrogant “i Lauenburgut”, ndoshta do të ishte përkrah Shqipërisë dhe procesit të zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perendimor, po aq fort sa edhe pasardhësja e tij aktuale, Angela Merkel. Jo vetëm për shkak se të dy janë etiketuar si “Kancelari/ja e hekurt”. Mbi të gjitha, sepse ai konsiderohet si i pari politikan i rëndësishëm i epokës së vet, që ushtroi “Realpolitikën”!

Nuk do ta dimë dot kurrë nëse ai do ta detyronte, apo bindte Presidentin francez Macron, që të mos e bllokonte procesin e çeljes së negociatave për anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Por, ajo që dimë me siguri të gjithë sot, është fakti se Shqipëria e këtij fillimi të shek. XXI, është kryekëput një realitet krejt tjetër, nga perceptimi i krijuar në kancelaritë e fuqive të mëdha europiane, në fundin e shek. XIX.

Mjafton që për këtë, të sjellim këtu, disa deklarata të bëra vetëm brenda 24 orëve të fundit:

“Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në NATO dhe kjo është e rëndësishme. Ne kemi një program ku (po) investojmë në një bazë ajrore në Shqipëri (Kuçovë). Deri tani asnjë vendim nuk është marrë në investime për bazën detare (Pashalimani), por është diçka që mund të vlerësohet nga ekspertët tanë dhe do të merret një vendim”,- tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg gjatë një konference shtypi me Presidentin e Shqipërisë.

“Kina ka vënë në zbatim diplomacinë shtrënguese të debitorit për blerë një ndikim që i pret fuqitë forcës ekonomike dhe dëmton autonominë politike të ashtuquajturve partnerëve të saj. Kremlini këmbëngul që të mos eksportojë asgjë tjetër përveç kaosit ndërsa kërkon të rikuperojë humbjet nga Lufta e Ftohtë. Irani ka shfrytëzuar praninë e tij diplomatike në Tiranë për të planifikuar shkatërrimin e kundërshtarëve të tij politikë duke kërkuar ti përgjigjet argumenteve të arsyes me burracakërinë e donatorëve të fshehur. Shqipëria ja ka bërë të qartë Kinës se disa gjëra thjesht nuk janë për shitje. Shqipëria ka refuzuar makinacionet ruse dhe Shqipëria ka treguar se nuk do të tolerojë terroristë iranianë në tokën e saj. Shqipëria ka zgjedhur sërish dhe përsëri të mbajë qëndrime”,- deklaroi e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses Ones.

Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë deklaroi se e kishte telefonuar Kancelarja gjermane Merkel, në një bisedë 45 minutëshe, ku kishin qartësuar sëbashku, rrugën europiane të Shqipërisë. Shefi i qeverisë shqiptare takohet në Athinë me Kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Micotakis pak ditë pasi u kthye nga takimet e nivelit më të lartë në New York gjatë sesionit vjetor të OKB. Nga Paris ku mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish Presidentit Francez, Jacques Chirac, e më pas në Bruksel përpara vendimit të Këshillit Europian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me BE.

Ishin orët kur në Tiranë shumë personalitete nga e gjithë bota, diskutuan në konferencën “Politika Amerikane në Ballkanin Perendimor”. Aty më mirë se kudo tjetër, mund të kuptoje, se si ka ndryshuar jo vetëm Shqipëria e kohës së Biscmark-ut, por edhe Shqipëria e pak viteve më parë, në raport me Shqipërinë e sotme.

Eskperti i njohur amerikan për Ballkanin, Danile Server tha se Francës dhe Holandës duhet t’i vijë turp për mënyrën se si vepruan me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave. “Kur erdha këtu 22 vite më parë (1997) vendi ishte në një kaos total. Tani Shqipëria ka lulëzuar dhe tani ju i keni përmbushur kriteret për të futur në Bashkimin Europian. Francës dhe BE t’i vijë turp (për mënyrën) se si vepruan me ju!”

Eh si kanë ndryshuar kohët për shqiptarët e sotëm, me dy shtete në Ballkan. Dikur na vinte jo vetëm turp kur na quanin “thjeshtë një shprehje gjeografike”. Ndërsa tani, e gjithë bota po i thotë Francës, që ti vijë turp për gabimin historik që bëri ndaj nesh.

Jo keq për vetëm 130 vjet, ëëë…!

8 komente në “Shqipëria, nga “shprehja gjeografike” e Bismarkut, tek JO-ja e Macron!”

  1. M. says:

    Sikur ti te kushe shpenzuar 2 sekonda do medoje qe fraza “shprehje gjeografike” nuk eshte e Bismarkut dhe nuk eshte perdorur per Shqiperine. Por eshte shprehje me e hershme.
    U perdor per Italine dhe italianer as e rruajne fare per kete. Pasi shterin e bene pa i marre doren gjermaneve a te tjereve.
    Vetem shqiptaret injiorante nuk e di pse kane qejf t ia perserisin vetes kete fraze kur askush tjeter ne bote nuk e perdor me.

    1. vang says:

      Kete ankese qe kane shqiptaret per menyren se si eshte shprehur Bismark per ne,gjermanet sot nuk e pranojne dhe thone se nuk egziston asnje dekument qe e verteton kete.Por do thoshnja:Ne se ai e ka thene vertet ka pasur shume te drejte sepse:Deri ne pushtimin turk gadishulli i Ballkanit quhej GADISHULLI ILIRIK ,i banuar nga iliret deri tej Kroacise se sotme e Bosnje Hercegovines.Ku ishin shqiptaret ?Te shtrenguar ne brigjet e adriatikut.te shtyre nga pushtuesit ,e ngrene ,e cunguar dhe me teritore te grabitura,katandisur nje grusht.Ku ishin iliret ( e rinj ) shqiptaret pasardhesit e tyre. Ne ate qe egzistonte ishte pak a shume si shprehje gjeografike ,ILIRI pa nje shtet shqiptar qe turqit e kishin katandisur te varfer dhe te pa shkolluar dhe kur po mbytej e la ta shqyenin qent.

  2. Raimond vlonjati says:

    Epo ky nje gazetar i akuzuar se ka bere para me korrupsion, po na ben edhe historianin, dhe po e ben me “korrupaion”

    O kokeqyp, shprehjen ” …..eshte nje shprehje gjeigrafike ” , nuk eshte thene nga Bismarku, por nga Meterniku, Minsitri i Jashtem i Austrise,
    Dhe kjo shprehje eshte thene per Italine .,…Meterniku tha atehere per Italine se “Italia eshte nje shprehje gjeografike”

    Dhe ishin propaganda serbe qe e shtremberoi kete shprehje dhe ja hodhi Shqiperise, sikur e kishte thene Bismarku.
    Dhe ca shqiptare, hajvane si puna jote o hajuti Peza , e hengren ekte karrem dhe bejne autogol

    Bismarku vertet nuk kish respekt per kombin tone,, por ai nuk u shpreh ne ate menyre

    Abdyl Frasherit, kur vajti dhe i kerkoi ndihme qe te njihej kombi Sjjqiptare,
    Bismark muti tha :..’…Nuk ka komb Shqiptar, ka vetem disa barinj shqiptare …”

    Ndaj mesoi gjerat mire o koke-rocke

    Ndersa Macroni na ndihmoi, seneve shumica e BE-se donin te na linin jashte dhe te hapnnin legociatat me Maqedonine
    Atehere do ishim turperurar fare

  3. Verifikim says:

    Bismarku nuk eshte shprehur kurre keshtu per Shqiperine. As e ka thene e as e ka shkruar kurre kete togfjalsh. I perçmonte si gjithe ballkaniket e tjere qe i quante hajdute delesh qe nuk e vlenin jeten e asnje granatieri te Poneranise.
    Po nuk dihet se kush qe ai trap qe e vuri i pari ne qarkullim kete fraze duke ia vesh kancelarit gherman.
    Po nuk dihet as pse trapat e sotem si tj e koleget d tu nuk marrin mundimin ta verifikojn por ia fusin kot.

  4. Ehh says:

    https://www.quora.com/When-did-Otto-von-Bismarck-say-that-Albanians-do-not-exist

    Serbet shtrembronin frazat e Bizmarkut. Kurse ti shtremberon ato te Makronit

  5. Lee lee says:

    Bravo. Dhe pak eshte per nje erudit si Peza.

  6. Pellazgos says:

    Austriaku Meternik mund te ket thene per Italine qe eshte Shprehje Geo-grafike zoti Raimond Vlonjati,por pyetja eshte pse e ka thene dhe ne qofte se e ka thene,cdo fenomen apo realitet historik e ka nje aresye.
    Megjithese Meternihu ishte anti Greku me I Madh,ai ka nenkuptuar qe Italia cdo gje qe ka e ka te kopjuar nga Greqia,bile edhe popullsia e Romes ka qene Greke nga Troas,te pakten keshtu thote historia e padiskutueshme e Italise qe Enea me gruan e Hektoras Andro-mahi (emer safi Greke) shkuan ne Rome duke kaluar nga Buthrotosi Epirote (Butrinti I turkoallvanosave).
    Sepse kur u pushtua Athina dhe civilizimi i saj nga Roma,Qiqeronas (Ciceroni) deklaronte qe Ne pushtuesit u pushtuam.
    Nga u pushtuan Romaket?
    Nga Civilizimi Greke dhe kjo tregon qe te gjitha vendet e Evropes te pakten jane prodhim Greke.
    Perdorin elementet gjuhesore te Mithollogjise Greke si Voras (veri),Sirenat me ze te bukur tek Omiros (Homeri) “Latin”,Oqeanos,Nix qe gjithe bota e ka kopjuar,italianet note,spanja noce,anglezet night,shqipetaret Nate ,Muzat qe jane 9 nga vjen Museum.Muzike,Melo-Dhia (zeri hyjnore i Zeusit),Titanet,Atlasi qe mban Boten ne krahe,Sizifi,Pan-Dhoras etj.
    Mos te themi per Olimpiaqes Agones ,”lojera per femije Olimpike”,per Dhimokratia,Theatro,Alfa-Beta,Kithara,Lira,Parthenon etj.
    Vete emri Italia eshte Greke,eshte e bija e Perikliut.
    Eshte ajo qe thane disa historiane per fillimin e historise ne Suedi para nje muaji,qe Cdo gje qe na rrethon eshte Greke.
    Kur themi Greke,nuk kemi parasysh shimicen e popullit qe ka identitet Islamik te ashtuquajture Shqipetare,por per Epirotet,Ilyret,Greket.
    Per Kastriotin qe e quante Kostandino-polis,qytetin ne emer te Ilyrit Kostandin dhe jo per Hamzate,Naimet,Shemshedinet (Samiu ),Abdullahu (Abdyli),Mahmutet (Mehmeti),Abdullahu Adili,Muhameti (Mahmut) etj qe e quajne Stamboll!
    Sa per Albanian,eshte vertete nje Shprehje Gjeo-grafike.

  7. sa e ke o baba she, dal ta nxjer pa e sheh. says:

    sa te kesh xhami ruaja bolet eurpes se sfutesh ne europ me Elvis Nacet e Baba mondet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje