Nga Frrok Çupi
A mund të zvarritesh pa emër një jetë të tërë? Një ditë kur nuk e kupton se ke jetuar pa emër, kjo është akoma edhe më keq, je si një i gjetur në rrugë. Ne jemi kështu, të paktën, 29 vjet. E pabesueshme. Nuk bëj pjesë mes pesimistëve dhe as mes atyre observatorëve që hahen me bishtin e tyre; s’e mohoj se plot gjëra kemi, por pa emër.
Edhe një qen amerikan ‘pa emër’ që mori pjesë në vrasjen e terroristit Abual- Baghdat, pas pak ditësh do të ketë një emër. Presidenti i Amerikës deklaroi se ‘emrin e qenit do ta mbajmë sekret sot për sot’, por ai e ka një emër të fshehtë. Ose ka edhe emrin publik ‘Hero’. Ne çfarë kemi?
Epoka jonë ku jetojmë prej 29 vjetësh, deri tani është thërritur ‘Demokraci’. Jemi të vetmit, edhe mes fqinjëve tëatavizmës së diktaturës, që këtë epokë e quajmë ‘demokraci’. Kjo ka ndodhur edhe për arsye se grupimi politik që mori lavdën e rrëzimit të emrit të mëparshëm ‘komunizëm’, u quajt ‘partia Demokratike’. Kështu u çapitëm deri më sot, sikur të ishim ‘Demokraci’. Tani që po mësojmë të vërteta të fshehta prej vetes sonë, tani ‘o duhet të fshijmë emrin, o duhet të fshijmë realitetin!’. Realitetin, nuk ka dalë burrë në botë që ta fshijë; atëherë mbetemi pa emër.
Se po mësojmë që ‘demokracia’ paska vrarë liderët e saj, ka vrarë dëshmitarët e krimit, ka damkosur njerëzit e përparuar, ka afruar bajgat njerëzore- hajdutë, spiunë e kriminelë- dhe me këta ka gatuar jetën e vendit… Po ta quash ‘demokraci’ këtë, atëherë me tënjëjtin emër duhetndotur epoka 2500 vjeçare e Demokracisë. Duhen ngritur nga varri që prej Solonit e Aristotelit; që nuk vranë një mizë.
Poeti ynë Kadare e kishte gjetur sekretin e shkuljes së komunizmit, edhe pse në mënyrëmburrëse; por ama tha se ‘për tëtë përmbysur ty (o partia ime), duhen përmbysur tërë këta male tërëndë…’. Në fund të fundit, ai regjim i egër ishte i përmbysshëm…, por demokracia e vërtetëështëmijëra më e thellë dhe e papërmbysshme… Atëherë duhet ta heqim thjesht nga vetja jonë, dhe ne mbetemi pa emër. Në fakt jemi pa emër, sepse ky krim nuk ishte demokraci. As Partia Demokratike nuk ishte Demokraci… Tani që e mësuam, ndjehemi si të gjetur në rrugë.
Se a mund ta kemi emrin ‘demokraci’, kur të gjithë fajtorët e epokës 29 vjeçare që kanë kryer krime mbi ne, mblidhen bashkë‘besa- besë nuk e lëshojmë njëri tjetrin derisa të djegim vendin’. E dogjën në fakt. Sa për ata, e dogjën; por u ndodh Amerika kësaj here. Plasën bomba, ndezën zjarre shpërthyen armë, sajuan ‘terroristë kosovarë’ dhe ftuan shtazërinë njerëzore që t’i hynte mbarë vendit; dhe pastaj- asnjë nga ne e asnjë provë të mos ekzistonte më… Sa ndot që kjo të quhet ‘demokratike’! Uiii!, kush e mban këtë emër?!
Edhe dy herë të tjera e kanë djegur vendin, por ne e kemi quajtur ‘zakon i demokracisë’. Në vitin 1997 i vunë zjarrin dhe vranë 3000 vetë e plagosën 20 mijë. E quajtën edhe ‘luftë civile’, por as luftë civile nuk e kishte emrin. Luftë civile kanë kryer kombet e mëdha me liderë të mëdhenj. Kjo e këtushmja ishte njëmizerje gatuar prej këtyre langove që as ‘luftë civile’ nuk mundën të bëjnë. Kombi ynë mbeti edhe pa ‘Luftë Civile’ si popujt e përparuar që sot i refererohen se ka qenë ‘një plagë që ka shëruar plagët’. As komunizmi nuk mundi të bëjë luftë të plotë civile, vrau nja 4500 vetë në Mirditë e në gjithë Veriun, por u fsheh pas ‘toger Babës’dhe pas tëlinave të grave. Edhe atëherë- pa emër; qoftë edhe emër tragjik… Në Amerikë u vranë më pak, diku te 2900 e ca, por tragjedia mori emër: ‘Terrorizëm’, ‘11/9’, etj. Po këtu?
Po këta nuk kanë emër për vete; si mund të ketë emër toka nën hijen e tyre?! Shiko si janë!… Presidenti i shtetit ka një grua por nuk e ka grua; është një‘zonjë e parë’ por nuk e mbajnë për vete, ia venë në qafë një vajze të parritur. ‘Hajde këtu te babi, ti je Zonjë e Parë’, i thotë presidenti. Zonja e parë dhe zonja e dytë dhe zoti i tretë janë tretur në luks në vilat e Londrës; ndërsa ne duam të mbajmë emrin Demokraci… Por nuk është kjo kaq e thjeshtë. Presidenti nuk ka sovranitet, si të ketë ‘Zonjë’? . Sovranitetin e ka transferuar në Sulltanat. Jeton si mediokër por me pozë të madhe; thotë se nuk ka grua por vetëm ka një nënë kalamajsh- njësoj si në harem. Ka një zyrë të lartë, por del maleve për të ravijëzuar hartën e pushtimeve; njësoj si pushtimi i Kërrabës me rezervat e floririt. Kur hyn në pallatin e pushtetit, tenton të vrasë pushtetet e tjerë; njësoj si në sulltanat ku vëllai i madh vret të gjithë vëllezërit. Ky është presidenti, pa sovranitet.
Edhe pjesa tjetër, që quhet opozitë, e ka transferuar sovranitetin: Sa te terrorizmi politik, aq edhe në Lindje- te Rusia ose Irani e ka shtyrë. Terrorizmin politik e përdor për t’u hapur rrugë fuqive anti- perëndimore dhe për t’u strehuar në Moskë e Teheran. Ndërsa ne duhet të mbajmë emrin ‘demokraci’ alias perëndimore… Hiqeni këtë emër të pistë sa më shpejt.
Edhe maxhoranca parlamentare ka tjetërsuar sovranitet. Iu ka dhënë pushtet disa refugjatëve të përlyer me krime nëpër botë dhe na i ka emëruar ‘liderë’. Disa rondokopë që thërriten deputetë mbajnë sovranitetin tonë ‘demokratik’. Edhe ministresha histerike alias kulture apo alias arsime, mbajnë apo mbanin sovranitetin tonë (!). Hiqeni sa më parë këtë fundërrinë emër! Sa nuk jemi ndotur të gjithë.
Po ç’sovranitet kemi, vëlla?! Më mirë pa emër dhe djepi pa gjë, se sa me emrin ‘demokraci’. Demokracia ka vrarë dhe ka plaçkitur për 29 vjet. A mund ta mbajë njeri këtë zhgun të bërë pis?
E ke qare o frroku zi.
Kur te do trapi dhe nuk i lepihesh njeriu,di te shkruash dhe ti thuash te vertetat sic jane….
Nuk ka rëndësi kush i thotë, edhe pse Frroku nuk bën pjesë tek llumi i gazetarisë, përkubdrazi ka një farë personaliteti. Pra, pavarësisht kësaj apo asaj konsiderate për të, rëndësi kanë ato që Frroku shkruan. Sipas pikpamjes time janë jo të vërteta, por shumë të vërteta. Demokracinë tonë dikush e ka cilësuar “shkërdhatokraci”. Besoj se ky epitet i thotë të gjitha.
Berisha te terrorizon pas 30 vjetesh edhe ti thua demokracia. E per cfare demokracie e ke llafin ku Berisha edhe pse i larguar nga drejtimi i PD ben ligjin kur vjen puna per zgjedhjen e kryetarit te kesaj partie. E cfare demokracie mund te ndertohej ne Shqiperi kur stafeten e pushtetit te tij Ramizi ia kaloi drejtuesit te PD. Ne te vertete ka qene tranzicion apo kalim pushteti ne frymen e ndryshimeve qe ndodhen ne Europen lindore.
Ou? Çupi, lëpirës i Ramizit, Saliut, i Tosit, i Metës, i Lulit. I grekëve dhe serbëve (ku ishte 90-97 ?). Tenton të lëpijë dhe Ramën, por s’mundet. Tani është kthyer në lëpirës të lëpirësve. Mundohet të nxjerrë bishtin në ndonjë dritare në TV, por lëpirësit kanë hallin e tyre dhe Çupit i japin ndonjë pjesë që e kanë stërlëpirë vetë më parë.
Kur thotë se i bie që s’kemi emër, e ka fjalën që s’ka emër për lëpirësin e lëpirësve.
WWWW KETU spo lepin ndonje .Mos i ngatrron artikujt.
Nuk te kam qef,por kete rradhe me kete artikull, e ke qare.Urime!
undefined
I jashtezakonshem. Bravo. Gjetje e mrekullueshme per te dale tek e verteta.
Cdo kush e ndjen cfare eshte shkruar ne analizen brilante te Z Cupi, po ngurojne te shprehen.
Respekt per kurajon dhe guximin tuaj patriotik
Faleminderit!!
Tani u bere Frroku i viyeve 90,me mire vone se kurre
Je i madh zoti Frrok Cupi.Je kundershtar i imi ne ide,por te respektoj per mendjen e holl qe ke,per realitetin qe po thua.Te pershendes.
E ke qare.
Thuaji gjërat me emrin e vërtetë, zoti Çupi, jo ta fshish me një të rënë të lapsit emrin e epokës që jetojmë. Se çfarë është kjo, ta them me pak fjalë unë: kjo është demokracia e ndërtuar nga mbeturinat komuniste. Është demokraci që e ka marrë përsipër ta ndërtojë Sali Berisha me Gramoz Ruçin e Ilir Metën. Ata, ashtu siç ndërtuan socializmin, po ashtu po ndërtojnë dhe demokracinë. Dikur luftuan të ndërtonin “njeriun e ri”, një specie e përçudnuar, një nënnjeri, bartës dhe model i çdo poshtërsie e vesi njerëzor, tani, po këta komunistë ndërtuan “pronarin e ri”, hajdutin e pafre të pronës së tjetrit dhe asaj shtetërore. Demokracia është një sistem i mrekullueshëm, zoti Çupi, të cilën mund ta ndërtojnë dhe mbrojnë individ me shpirt njeriu, njerëz që nuk dinë çfarë është urrejtja për vëllanë e një rrace dhe gjaku, të cilët Zotin e kanë fanar që ju tregon rrugën drejt lumturisë së përbashkët. Demokracinë kurrë nuk mund ta ndërtojnë njerëz pa fe, të pabesë, pa atdhe. Nga shpirti i tyre nuk buron kurrë dashuri, por veç urrejtje. Atyre ju është bërë njësh me shpirtin bindja se urrejtja është forcë lëvizëse për të çuar shoqërinë përpara, ata kurrë nuk bëjnë qoftë edhe më të voglin veprim nisur nga dashuria për tjetrin. Por kot ta zgjasësh, po ti lexojë një komunist këto pak rreshta, ai do t’ja plaste gazit dhe për më tepër do të habitej sesi globi vjen vërdallë duke mbajtur mbi shpatulla hajvanë të kësaj shkalle si puna ime. Dhe ti pret që këta të ndërtojnë demokracinë, diçka për të cilën qysh në vezë i kanë mësuar për ta urryer si sistem.
Ky Froku mund te jete gjithshka, por meqenese qenke edhe fetar i madh, po te them me bindje te plote qe edhe pa qene komunist por qe nuk besoj ne Zot (se vetem mashtrim eshte) jam gati qe per Atdheun tone te dashur te jap jeten. Njeriu i ndershem ka parime dhe ato nuk do ti shkelte kurre qofte edhe per miliarda.
????
Z. Frrok. Edhe Lulushin qe sapo edhte akomoduar ne vile te re luksoze, mos ta kishe kursyer ne kete shkrim.mona
Respekte Frok, nje analize e shkelqyer. Nuk di cte them tjeter.
Zoti Frrok, mirë e ke thënë, lufta civile do kish bërë shumë punë, do kishte pastruar fundërinat,
Por, një problem e keni zoti Frrok, për lulëzimin dhe sjelljen në pushtet të këtyre fundërinave, një kontribut shumë të madh keni dhënë edhe Ju,
Kieni parasysh edhe këtë gjë, o Tunxh …..
Frrok Cupi 1990 mberrin ne 2019! Lajm i mire! Wellcome!
Megjithate e ka nje emer: Sui Generis.
Pse tashi e merr vesht zotrote qe shqiptart jan majmuni me i keq,qe su be e su be e s do behet kurr njeri.
Edhe Darwinit vet,do i sillnin dyshime ne teorin e tij te evolucjonit.
Do qe ta hedhesh posht darwinin?
Merr shqiptart si prov qe evolucjoni s ekziston.
Madje esht e kunderta,degradimi.pyetja esht.
Kur do zhduken?
Makruni esht ai qe e di pergjigjen
ja ka gjetur emrin driteroi. shkerdhatokraci..
Frrok! Duket qe ka filluar te te flase shpirti!? Urime!
Si e kishte emrin ai terroristi qe u vra o debil!!? As kaq gjr nul mesoni para se te shkruani!?! O medet ca vendi plot idjot qe ka ai mut vend i yni!?!!!
I lexoj me kenaqesi analizat sidomos shkrimet e koheve te fundit. Jane te sakta , duke vene pikat mbi hi. Frroku eshte gazetar i vjeter, ka pervoje dhe e njeh mire situaten ne vendin tone . Ato duhen lexuar e vene ne jete .
Respekte per Ju Frrok Çupi
Frokut kijani inatin, por mos jahaniHakun.. Ka ide reale për postDemokracisë alla Sali a alla Edi.. 30 vjet më pastaj Dhjetorit ’90…një nga ditët kur triumfoiInjoranca