Nga Bashkim Kopliku
Më pyetën në fb: Bashkim, përse u tërhoqe nga PD […]
Përgjigjja ime është si vijon:
Nuk jam tërhequr nga PD e viti 1991, nga mendimi politik i saj, por PD iku nga pozicioni i saj i 1991, që kishte kur unë u bëra pjesë e saj.
PD aktuale, duke filluar qartë që në 1995, pas humbjes së referendumit të vitit 1994, “për Kushtetutën”, mori kthesë 180 gradë, duke u kthyer në një parti policeske, që nuk respektonte më as rregullat minimale të demokracisë së brendshme. Këtë degjenerim totalitar e antidemokratik të PD-së, unë, me gjithë përpjekjet e mia, nuk arrita ta ndaloj, sepse shumica e anëtarëve të PD, e aprovonin këtë degjenerim.
Vazhdova të përpiqem ta pengoj Degjenerimin e PD, duke mbetur brenda saj, edhe në minorancë, deri sa, në prill 1997, kur më hoqën, me dhunë, nga kryesia e PD-së, me një votim skandaloz dhe në shkelje të statutit po të PD. (Këto ditë kam postuar një sqarim në face book, për atë ngjarje).
Nuk pati asnjë lëvizje, nga PD, për të ndrequr shkeljen e bërë, duke kërkuar falje, e pastaj, pra vetëm pastaj, pas kërkimit të faljes ndaj meje, të më kërkonin të kthehem prapë në PD. Nuk kërkuan falje as gjatë 1997, as më vonë nuk e bëri PD një gjë e tillë…
Megjithatë, deri në nga mesi i vitit 2009, nga jashtë PD, me shkrimet e mia e me daljet publike etj., kam shpresuar, kam vazhduar të përpiqem që PD të rikthehet në një parti demokratike të djathtë, aty ku ishte kur shqiptarët u mbështollën rreth saj për të rrëzuar enverizmin!.
Poor, unë, në qershor-korrik 2009, kur PD bëri koalicion, pazarllëk me LSI, e kjo vetëm e vetëm për të mbetur në Qeveri, për të mbajtur “karriget e thyera”, u binda se nuk kishte më asnjë shpresë shërimi për PD. Ajo po vepronte qartë kundër votës së popullit: populli nuk i kishte dhënë votën, PD-së, për bashkëqeverisje me LSI, por kundra saj!
U binda se PD kishte shkelur tashmë çdo parim, dhe prandaj ndërpreva çdo përpjekje për shërimin e PD-së, humba çdo shpresë shërimi të saj. Kjo sepse, fatkeqësisht, ishte shumica e PD-së fajtore, jo vetëm grupi udhëheqës në krye të saj; konstatova se aleancën me LSI po e përkrahte shumica dërmuese e anëtarëve të PD, edhe të njohur e miq të mi direkt … Ju kujtoj se gjatë gjithë fushatës që sapo kishte mbaruar, në 2009, LSI kishte qenë, edhe ajo, në një kundërshtim tërësor ideologjik, me PD, ku edhe ajo, LSI, votat nga elektorati i saj i kishte marrë për qëndrimin kundër PD, jo për bashkëqeverisje me të. PD u bë njësoj me LSI … !!!
Edhe në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, kur PD pruri Bashën me hajdutllëk në krye të Bashkisë Tiranë, PD arriti deri aty sa për babëzinë për “karriget e thyera”, për pushtet pa vota, bëri aleancë edhe me Partinë Komuniste, me të cilën PS nuk pranoi më të bënte aleancë!!!
Praktikisht, u pa qartë se tashmë përfundimisht spektri politik shqiptar ishte ristrukturua qartë:
PS ishte zhvendosur djathtas, kurse PD majtas, më majtas se PS, kishte shkuar tek PK (partia komuniste). Për ironi, partia e madhe e djathtë në Shqipëri, u bë PS… ?
Tani mbetem në përkrahje të çdo lëvizjeje, të çdo përpjekjeje, të çdo grupimi që përpiqet të organizohet për një parti demokratike të djathtë, si PD e fillimit, e vitit 1991– vendit, Shqipërisë, tashmë prej vitesh i mungon një parti e tillë, që ta meritojë të jetë anëtare e PPE (Partia Popullore Evropiane) ku gabimisht akoma është PD….
Po e përsëris: fatkeqësisht, PD nuk është më e shërueshme, nuk kthehet dot më në një parti të djathtë demokratike, e çdo përpjekje në këtë drejtim, shkon kundër rikrijimit të një partie popullore (të djathtë) të Shqipërisë, që aktualisht aq shumë i mungon Shqipërisë, e që do të kishte qenë një kontribut kolosal për pranimin në BE.
Te mbetesh i gjalle duhet te jesh mirenjohes. Mos thuaj qe PD nuk ka qene mirenjohes ndaj teje. Prandaj me shume mos kerko.
Mooos çfarë paska humb PD!
Ouuuuu.
Pertef, mos kaq egër, sepse po thua qe Saliu te vret po i dole kunder, si Enveri. Nuk thashe gje une. Ti e the.
Me nje fjale, nuk je larguar, por te kane larguar duke mos te dhene poste.
Jo Saleh! Nuk ke marre vesh asgje! E shpallen ‘armik te partise e te popullit’ ! Mos je tkurrur ne tru, apo ke lindur pas ’97-es ..me idete e nenes-babe parti-saleh !
po djali jot qe vidhte hoteleve dhe nuk denohej ne kohen e pd. ik o bashkim marra, hala gjalle ti?!
z.bashkim:_mos i zbukuro gjerat.ti ke qen pjese dhe kreu i policise se keqperdorur ne interes te instalimit te rregjimit policor te tonton makuteve.doni fakte?po te jap disa:-urdheri i dhene personalisht nga ty,ne koordinim me safet zhulalin per kontrollet e banesave ne kundershtim me ligjin naten e22 korrikut1991 ne shtepite e ish ushtarakeve th.d.,m.r.,dhe ish komandantit te bazes usht.detare te durresit.cmobilizimi brenda dy diteve te ish inspektorit te policise kriminale te durrsit, arben saliu ,sepse protestoi dhe iu denoncoi te paligjshem kontrollin e banesave.koordinimi me ish prok.e pergj.maks haxhia per mospranimin e denoncimeve per kontrollet e paligjeshme te banesave.ne cilesine e kryetarit te komitetit ekzekutiv te kujtoj pushimet nga puna,prej teje,te punonjesve te institucionit qe drejtonit,edhe pse ishin nga specialistet me te mire ne profesionine tyre.te kujtohet?pasi pe nje vleresim pune per nje inspektore iu drejtove shefit myshketa: “me kete vleresim,kjo zonja eshte per shefe.”por iu nenshtrove vullnetit”dua ekipin tim”,pra ekipin e pd.dhe ajo zonja nuk kish qene asnjehere antare e ppsh,vetem specialiste e zonja.ndaj po te them,tregohu i sinqerte.sicke merita ne kohen e ppsh,ke gjynahe te medha ne kohen e pd.u largove nga pd sepse kuptove ku po e rrokullisnit shqiperine.u fshehe skutave te durresit per te fshehur te kaluaren e pas 90.te konsumoje rehat fitimet e kohes.dhe sot del duke menduar se u harruan gjerat.puna jote.pozicionohu si te duash,por ne nuk i harrojme,jo per hakmarrje,por per te mos lene te genjesh prape.
Zotni Bashkim, me gjithe respekt , per punen qe ke bere qe ne krijimin e PD.
Tani je rreth 80 vjec.
Duhet te terhiqesh dhe rinia te beje punen e saj.
Edhe femijet e tu, nganjehere nuk ta degjojne fjalen. Thojne , ka ik koha jote.
Deri ne vitin 90 ishe i privilegjuari i sistemit komunist. Kryeingjinjer ne Uzinen e vetme te televizoreve ne Durres. Ne 92 e ne vazhdim, ne kohen e PD, zevend kryeminister e minister i brendeshem. Nuk ka me lart. Me mendjen tende, u bene privatizimet e famshme te ish ndermarrjeve shteterore dhe u ideua ligji i famshem 7501.
Skandal.
Mos na kthe edhe nje here je kohen tende.
Ha pensionin i qete. Shiko familjen tende te nderuar .
Ti e sheh qe ne parlament, nuk ka njeri ne moshen tende.
Nderime e pleqeri te mbare.
Ti qenke me fat qe nuk u semure papritur dhe paske shpetuar nga kthetrat e doktor mortjes. Doktor mortja tipa si ty i trajtonte ne menyre te vecante me rekomandim special ne kliniken e mortjes ne Itali ose duke i derguar per gjah ose me ndonje aksident ne dite me shi. Rri aty ku je dhe mos bej ze, e mos u anko sepse tipa si ty ishin plehu ne maje te te cilit lulezoi kryemortja, fatkeqesia, kryekrimineli dhe kryemonstra e popullit shqiptar.
Qeveria e ketyre kaqolave amatore,ishte qeveria me e poshter qe nxorri PD.Kete e larguan kur e cuan vendinb nje shpartallim te plot.
Ky eshte Zv.kryeministri Sudes,nje kaqol xhahil dhe arrogant,qe Berisha i perzuri,kur te gjithe ishin per pordhe,jo per pune.
Komenti i parë i sakt.
Poshtersia e këti personi do ti dalë badhkë me shpirtin,sic duket së shpejti.Ky është produkti më keq i sistemit diktatorial.Sjelljet.e.ti para 90 ishin skandaloze,një revolucionar dhe servil që do tja kishte zili edhe Sali Berisha.Lexoni dosjen e kuadrit të lartë.Do tu vijë për.të VJELLË në lutjet dhe kërkesat e tij të neveritshme .Si vëlla.Siamez u bashkua me berishën,por më pysht se Ai së bashku me Meksin e shkatërruan.Shqipërinë,sidomos administratën.Ky filloi shkatërimin e pakthyeshëm edhe sot.të Policisë së Shtetit.Me.Astrit Mehën,Agim Shehun,Bajram Yzeirin,Agron Musaraj etj.Oficerët më të mirë i.hoqën,syrgjynosën e dënuan
Ky bukurosh ka qënë zbatuesi më i devotshëm dhe mbështetës i i Berishës edhe për shkatërimin e fushave që nuk i takonin si zv.kryeministër në sektorin arsimi,universiteti,shuarje totale e industrisë etj.Ky BAJGË ka guximin flet për qëndrime parimore e ndershmëri.Hajde këti vesh
Që PD është ajo që përshkruan ti, s’do koment. Por si shumë e ke përmendur faktin që PD e vitit 1991-1995, kur ju ishit ministër dhe në udhëheqje të saj ishte parti e djathtë! Dhe vetëm sot nuk është? Si mund të quhet e djathtë një parti që u themelua, u udhëhoq dhe po udhëhiqet nga komunistë apo bij të tyre? Si mund të quhet parti e djathtë ajo që la në baltë të shpronësuarit dhe të burgosurit politikë nga regjimi komunist, me votat e të cilëve kjo parti mori pushtetin? Si mund të quhet parti e djathtë një parti që në korrik 1991, edhe me votën tënde, propozoi dhe miratoi ligjin famëkeq leninist 7501? Si mund të quhet e djathtë një parti që lejoi afro 400 mijë ndërtime pa leje në pronë të huaj? Dhe e dini mirë se çfarë anarkie krijuat dhe sa në borxh u keni hyrë si shtetit ashtu dhe pronarëve legjitimë. Mos harroni nenin 41 dhe 181 të Kushtetutës, miratuar me Referendum, për të cilat PD si ‘e djathtë’, nuk e ka ngritur kurrë zërin, qoftë dhe për të vënë ‘në vështirësi’ kundërshtarin, më falni, simotrën e saj PS?
Ku do yhoni po ku do t’i gjenim të djathtët që të firmonin një parti të tillë. Për këtë keni të drejtë, se plrveç faktit që aq sa kishte i zhduku PPSh, por por edhe sa kushin mbetur i mbytët ju. Vetëm i përdorët si fasadë dhe i flakët si karrigethyer. Besoj e kujtoni Petrit Kalakulën, Tomor Malasin, Uran Butkën etj. Po le t’i lëmë këto. Ashtu ishin kushtet thonë. Dakord! Po atëhere ajo parti që u vetquajt e djathtë nga kush u pengua që të bëhej e djathtë, me program, statut dhe qeverisje kur e pati atë? Ndaj Koplik, s’keni patur dhe nuk keni parti demokratike të djathtë por keni vetëm një gjysëm të bajgë të PPSh që e ndau në mes rrota e qerres së historisë. Gjysma tjetër? Aty e keni. Keni qeverisur dhe e qeverisni bashkë këtë vënd si u ka dashur qejfi. Ndaj ha atë pensionin e majmë që të ka siguruar ligji që e keni bërë vetë për vete dhe mos u ndiej. Tani është vonë.
Që PD është ajo që përshkruan ti, s’do koment. Por si shumë e ke përmendur faktin që PD e vitit 1991-1995, kur ju ishit ministër dhe në udhëheqje të saj ishte parti e djathtë! Dhe vetëm sot nuk është? Si mund të quhet e djathtë një parti që u themelua, u udhëhoq dhe po udhëhiqet nga komunistë apo bij të tyre? Si mund të quhet parti e djathtë ajo që la në baltë të shpronësuarit dhe të burgosurit politikë nga regjimi komunist, me votat e të cilëve kjo parti mori pushtetin? Si mund të quhet parti e djathtë një parti që në korrik 1991, edhe me votën tënde, propozoi dhe miratoi ligjin famëkeq leninist 7501? Si mund të quhet e djathtë një parti që lejoi afro 400 mijë ndërtime pa leje në pronë të huaj? Dhe e dini mirë se çfarë anarkie krijuat dhe sa në borxh u keni hyrë si shtetit ashtu dhe pronarëve legjitimë. Mos harroni nenin 41 dhe 181 të Kushtetutës, miratuar me Referendum, për të cilat PD si ‘e djathtë’, nuk e ka ngritur kurrë zërin, qoftë dhe për të vënë ‘në vështirësi’ kundërshtarin, më falni, simotrën e saj PS?
Ku do thoni po ku do t’i gjenim të djathtët që të firmonin një parti të tillë. Për këtë keni të drejtë, se plrveç faktit që aq sa kishte i zhduku PPSh, por por edhe sa kushin mbetur i mbytët ju. Vetëm i përdorët si fasadë dhe i flakët si karrigethyer. Besoj e kujtoni Petrit Kalakulën, Tomor Malasin, Uran Butkën etj. Po le t’i lëmë këto. Ashtu ishin kushtet thonë. Dakord! Po atëhere ajo parti që u vetquajt e djathtë nga kush u pengua që të bëhej e djathtë, me program, statut dhe qeverisje kur e pati atë? Ndaj Koplik, s’keni patur dhe nuk keni parti demokratike të djathtë por keni vetëm një gjysëm të bajgë të PPSh që e ndau në mes rrota e qerres së historisë. Gjysma tjetër? Aty e keni. Keni qeverisur dhe e qeverisni bashkë këtë vënd si u ka dashur qejfi. Ndaj ha atë pensionin e majmë që të ka siguruar ligji që e keni bërë vetë për vete dhe mos u ndiej. Tani është vonë.
Jo Saleh! Nuk ke marre vesh asgje! E shpallen ‘armik te partise e te popullit’ ! Mos je tkurrur ne tru, apo ke lindur pas ’97-es ..me idete e nenes-babe parti-saleh !
Z. Kopliku. Duke goditur pd humbet me teper ne opinion. Ajo te bani zevendeskryeminister, minister te brendshem. E cbane. Mendove per veten, duke i hyp kalit s’prapti. Keshtu ne ket lloj kali ke qene dhe para 90, ne saj te miqesise tende me djemt e Enverit e Memetit. Ti nuk ishe ne pd i races se Kalakules e Malasit, Sereqit bura te mencur e me shtylle kurizore. Ti ishe po ai i pari. Pension te qete.
Bashkim Kopliku eshte nje njeri i mencur!
Njeri me vlera dhe i respektuar ne Durres!
Z.Kopliku!
Shkrimi juaj kryesisht qendron.
Do te ishte me interesante nisja embrionale e ngjizjes dhe e krijimit te PD-se ekonceptuar nga ty personalisht dhe sinqerisht.
Dua te te kujtoj qe ti Sahline e ke njohur mire qysh ne rininine tende.
Dua te te theksoj pyetjen e natyrshme:
A mund te krijohet dhe te drejtohet nje parti demokratike qe duhej te mbarte aspiratat e nje perqindje jo te vogel te popullsise,nga nje komunist me se i devotshem per te mos thene fanatik?,!!…
Nga nje komunist qe deri ne ato momente se kish pasur problem qe per te ndertuar karieren e tij komuniste,shkelte mbi viktima te tij?!!!…
Mire eshte qe lexuesit per t’a perceptuar si duhet shkrimin e me siperm t’i njohin pergjigjet e tua,te ketyreve dy pyetjeve.
Bashkimo po behesh me katolik se Papa. Qe PD-ja ka qene nje mut i madh kjo dihej qe ne fillim. Dhe qe ti hongre ca mut duhet ta pranosh. Megjithate ke merite se u largove nga ai qelbsinik.
E ku ka shqiptar t djatht!
Ata qe pretendojn se jan t djatht jan kriminelat.
T jesh i djatht duhet t jesh pasanik denbabaden.
I shkollum denbabaden
Human denbabaden.
Ku ka shqiptar t till?
Shqiptart denbabaden kan qen komb morracaksh.pa pasanik.
Pa elit kulturore
Pa tradit ..
Kush ishte n fron ishte o i ven nga turku.o nga t huj t tjer.dhe natyrisht “i fort”,
Sot po ashtu.
“T fortet”,kriminelat u bon pasanik,po,a mund t quhen t djatht kta?!.
Aqsa osht i djatht bosi i drogs s kolumbis aq t djatht mund t jen edhe kta shqiptar.
T jesh i djatht duhet t kesh shpik ,organizu,nji kompani prodhimi automobilash,kompjuterash,vaporrash,ushqimesh,turizmi,ndertimi….
Kurse ato firma qe jan n shqipni jan kriminele,quhen informale,per delikates.por n fakt kan lind jan rrit dhe ekzistojn veç si nji amalgam krimi e jashtrregulli.
Esht si puna e emigrantve shqiptar.
Ku ka emigrant shqiptar.
Ka refugjat.domethon emigrant dobiç.
Pra shkeles ligjesh e rregullash.shkojn si refugjat e vijn si “emigrant!!”
Komb dobiç
Shtet kopil
T djatht shkerdhata.
Edhe t majt s ka.
Ka ca fakira dembela qe dun me honger qyl pa punu dhe quhen t majt,gjoja ,kurse kta i komandojn ca zengjin t rinj qe erdhen me biçikleta dhe tash po flutrojn me rraketa,kta gjoja jan shefat e majt por jan njisoj si ata t pasurit kriminela “t djatht”.
Dhe bota bo sehir….
Vertet doktori ka qene komunist por me shume se komunist i Shqiperise ka qene komunist-agjenture e UDB- KGB.
Nuk eshte rastesi qe gjarpri Ramiz mori pushtetin dhe qe me pas ia kaloi Saliut. A nuk u shkaterru cdo gje ne Shqiperine e pas 90-es sipas nje strategjie te caktuar? Ky eshte si ajo thenia qe hajduti thrret kapeni hajdutin. Edhe agjent vet edhe thote per kete e ate qe jane agjente te Beogradit.
z.kopliku,si keni harruar pa permendur krijimin e deges partise demokratike per Durrsin,kontributin e familjeve durrsake qe ju liruan dhe shtepite e tyre per te ngritur nje parti te djathte.Shume te rinj athere te inkursjuar edhe nga prinderit e tyre u futen ne kete parti pwr te punuar eper tei dhene idete me te mira te zhvillimit te vendit.Por c nodhi me to qe kur punuan me shpirte ndergjegje ju nuk i mbrojtet dot nga sulmet e brendeshme te antarve te pd per ata antare te devotshem te pd kur guxuan te kandidonin per kruetarin e kshillit rrethit e te tjera poste qe do ti benin nder qytetit ku linden dic ishte bamir bebeziqi ing.elektronik i shkelqyer i edukuar nga prinder mesues e te ndershem qe i njeh i gjithe qyteti per shelljen e moralin e tyre.lejuat te pwrdirej nga antar re pd per ta sulmuar me me mdiemrin e tij si “serb” kur familja e tij ishte autoktone shqiptare nga trojet shqiptare te podgorices e shpergulur me dhune nga serbet e malazest e per tu vendosur ne durres para viteve 1900.Ky djal i mrekullueshem me emrin bamir bebeziqi,u sulmua ne fushate per kreun e rrethit nga ferdinant xhaferri me mbiemrin njesoj sikur te ishim be kohen e enverit qe njerzit klasifikoheshin per kariere ata qe kishin ne familje antar psrti dge ata qe skishin.Ky djalosh kur degjoj per mbiemrin e te pareve re tij qe sot i eshte dhe titulli pas vdekjes gjyshit tij izet bebeziqi dhe gjyshes tij bedrije bebeziqi (shpuza)pas vdekjes mesues i popullit,i zhgenjyer sidomos nga njrez qe e njihn mire dhe nuk e mbrojten kur u sulmua padrejtesisht per mbiemrin etij shkoj emigrant ne kanada dhe ju la atje ta gezojne demokracine njeres si ferdinant xhaferri qe ju i dhate edhe poste ministri etj.Mos u shjajsoni per gabimet tuaja qe fillian prej vitit 1992 kur moret pyshtetin me veprimet tuaja e moret per ti sherbyer vetes dhe jo popullit kjo vazhon edhe sot gabimet jan me dashje per pronaret e lijshem per shtetin ligjor per korrupsionin ne gjykata dhe deshtimin per ndertimin e shtetit ligjor dhe zbatimin e ligji njesoj per cdo qytetar te shqipris.Nuk ka justifikim dur ka gjith keto deshtime dhe ke qene pjese e qeverisjes ne nje post te rendesishem prandaj eshte mire te mos flasesh fare per keto.PD duhet te kishte shpallur ne statut te saj mos pranimin e asnje personi qe me pare ishte antar i partise punes .ky eshte faj i rende i nje force politike qe u krijua per te luftuar doktrinen komuniste me njerz qe kishin qene komuniste dhe dhe qe kishin ber karjere ne ate sistem duke u sjelle te pa meshirshem me ata qe mendonin ndryshe.Historjanet e cliruar nga kjo klase politike qe eshte sot do te tregojne brezave te ardhshem dramen e ketij populli qe ka perjetuar gjate historise ekzistences tij.
Seriozisht e ke o Bashkim djali, qe PD-ja paska pasur ideale ne 1991-1995? Nuk e ke kuptuar ti qe PD dhe PS jane pjella te se njejtes nene? Qe Berisha dhe Nano kane qene si vellezerit siameze, pavaresisht nga artikulimet e aparences se tyre? Ti ke qene ne kupole te udheheqjes dhe ke mbeshtetur atehere pa kushte Berishen. Ke pare me shume se masa e njerezve qe besonin naivisht tek idealet. Ne fakt ti ke mbeshtetur, propaganduar dhe firmosur me besnikeri prej mercenari te gjitha qellimet e fshehta te mafies komuniste ne grabitjen dhe rumpallen e pronave, ne ndryshimet antidemokratike te shtetit dhe te partive dhe sundimin autokratik te ketij populli. Se paku, hesht!