Është koha kur Shqipëria duhet mbrojtur prej shqiptarëve

2 Nëntor 2019, 12:25Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Për të gjithë ata që janë duke luftuar për të mbrojtur natyrën nga babëzia e biznesmenëve që po e hanë Shqipërinë me lejen e qeverisë.

Për ata që luftojnë kundër HEC-eve, që po shkatërrojnë cdo përrua e cdo park natyror në këtë vend.

Ky është një liqen i vogël, më saktë ishte, në fshatin tim. Ishte krijuar nga Kombinati Metalurgjik, si vend për depozitimin e mbetjeve minerare.

Por natyra e bëri të sajën, i mbuloi me dhe mbetjet dhe e shndërroi në një gjë të bukur.

Rreth tij gëlonte jeta, bimësia ishte harbuar. Kishte peshk dhe rosat e egra kishin krijuar koloninë e tyre. Ishe vendi nga ku merrnin ujë qindra familje për të ujitur dhe merrte jete çdo gjë e gjallë.

Por një ditë, një sipërmarrës kërkoi të merrte atë që gjendej disa metra nën tokën, nën tabanin e liqenit. Ministria e Ekononië firmosi letrat pa pyetur fare se çfarë rëndësie kishte ky liqen i vogël për shumë njerëz e për vetë natyrën. Por thjeshte per interesat e nje biznesi.

Kontrata thoshte se, pasi të merrte depozitimet minerare, kompania duhej ta rikthente liqenin në këtë gjendje. Por ai i vuri tritolin digës, e shpartalloi, e shkatërroi.

Banorët nuk bënë rezistencë dhe sot aty nuk ka as zogj, as ujë për ujitje, asgjë tjetër veçse një gërmadhë. Dëshmi e babëzisë dhe papërgjegjshmërisë qeverisëse.

Ju që ende e keni ujin në përrua, pa u futur në tuba, mos e lëshoni. Luftoni. Është koha ta mbrojnë Shqipërinë jo nga serbët dhe grekët, por nga vetë shqiptarët.

4 komente në “Është koha kur Shqipëria duhet mbrojtur prej shqiptarëve”

  1. Tironsi pa virusin e maskarallekut says:

    Cdo investim ne natyren shqiptare duhet tia vleje, pra edhe shtetit ti mbushet arka edhe shqipatert te kene mundesi te jene prane kesaj bukurie ,mduke ngrene nje dreke, darke apo edhe duke fjetur.
    Nese investimet mahnitese me orientim turistik nuk do ekzitojne, do kthehemi te koha e Enverit ku shume prej nesh nuk njihnim rrethinat e Tiranes, pale më Shqiperine. Pra investimet duhet tia vlejne, kur te marrin miratimin e KKRTSH. Do s’do Rama qe eshte kryetar i saj duhet te kaloje ne sitë cdo projekt.
    Shqioeria vlen dhe nuk mund te jepet as per 1 euro as me qera per disa qindra euro.

  2. Shkullaku Uturaku says:

    Po ti ose nuk luftove?

  3. lato says:

    Ky rezervuar kaqene ndertuar per mbetjet e Cobaltit te KMet. Bashkia e qytetit mendoi ta ktheje ne Landfilld per mbeturinat e qytetit,sepse kishte nje siperfaqe te madhe dhe ishe vendosur mes kodrave te fshatit Paper,larg qendrave te banimit,Nja 200 m prej andej ndodhej vetem shtepia e ketij Kikise.Kikine mund ta kompensonin ne Tirane ose ne Elbasan dhe aty ishte vend ideal per Landfilldin.
    Por Qazim Sejdini e donte Landfilldin ne Elbasan,se bisnesit te tij i duhej transporti afer nga qendra.Ua plasi elbasanllijve mu ne qytet dhe s`u ndien fare,

  4. demo says:

    Po komentin tim pse nuk e afishoni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje