Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputeti socialist Ditmir Bushati ka dhënë një mesazh të fortë me rastin e 70-vjetorit të Teatrit Migjeni.
Në një postim në “Facebook”, Bushati e cilëson herë shtëpinë e madhe të artit shkodran e herë tempull këtë institucion të kulturës dhe thotë se edhe pas viteve ’70 ku çdo fushë e artit përjetoi frenim nga sistemi politik, nuk njohu zmbrapsje.
Shkodra, sipas Bushatit duhet të ndihet krenare që pavarësisht dallgëve të politikës mbi të kontribuoi për kulturën, dijen dhe zhvillimin e vendit. Ndaj thotë Bushati, çdo pushtet e qeveri duhet të ndjehet borxhli karshi saj.
Postimi i plotë
Shtëpia e madhe e artit shkodran, por jo vetëm, mbushi plot 70 vite. Ngritur mbi themele të traditës, punës, pasionit dhe përkushtimit të qindra e qindra figurave të ndritura të qytetit që krejt natyrshëm i dhanë Shkodrës pozicionin e pararojës në artin shqiptar.
Shprehjes shkodrane ‘ma mirë pa bukë se pa liri e art’ i dha jetë pikërisht ky tempull, i cili edhe pas periudhës së vështirë të viteve ‘70, ku çdo fushë e artit përjetoi frenim e ndikim të madh nga sistemi politik, nuk njohu zmbrapsje. Por e mposhti frikën përmes pentagramit dhe humorit të hollë.
Edhe në periudhën e tranzicionit të vështirë drejt konsolidimit të sistemit demokratik nuk njohu varfëri por veç hov artistik.
Teatri “Migjeni” e meriton plotësisht titullin “Nderi i Kombit”, ndërsa Shkodra duhet të ndihet krenare që pavarësisht dallgëve të kohëpaskohshme të politikës mbi të, kontribuoi për kulturën, dijen dhe zhvillim e vendit, duke merituar një vend të posaçëm në histori, e duke bërë çdo pushtet e qeveri të ndjehet borxhli karshi saj.
Përgëzime të gjithë gjeneratave të artistëve që falë krijimtarisë dhe përkushtimit e bënë Tetarin “Migjeni”, “Nderi i Kombit”, dhe Shkodrën simbol të artit e kulturës. #70vjetTeatriMigjeni
Kemi 30 vjet qe e degjojme po te njejtin refren. Para ’90 ia kishin me hile Shkodres se ishte antikomuniste.
Keto 30 vjet qeveritë i jane borxhli.
Me fal nje pyetje kisha: po keta shkodranët hyjnë gjë në këtë mes?!
Jo per gje por po i trajtoni si debila.
Shkodra
Aty si tash para se me ardh fiset, ishe
me t’ambel ne plasaritjen e currave,
me themele n’ujin e mjelmt !
Te thane vetem nje emen :
Shkoder !
E t’thirren qytet me kunora
e t’hodhen per krye gur
e hekurat e para.
Martin Camaj
Ky sikur ka ardhur nga kozmosi e ska qene per 6 vjet pjestari me i rendesishem i qeverise Rama.Mjere ne per keta foshnje qe lumturohen vetem kur kane lodra ne duar e sduan tja dine per te tjeret
Zoti Ditmir Sul Bushati!! A keni punuar se bashku me deputetet e PS se Shkodres kunder Partise Socialiste gjate zgjedhjeve te Qershorit 2019??!
Perse? Cfare ka bere ne shume Shkodeal se pee shembull, Fieri, Durresi, apo Vlore? IK ore pirdhu?
SHKODRA QYTETE I PRAPAMBATUR NDOSHTA NUK ESHTE E EXSAGJERUAR TA KRAHASOSHE ME KUKSIN TROPOJEN .
Ditmir,para 90 …s ,fale edhe babait tend,Shkodra ishte nje qytet me industri te shumellojte ku punonin dhjetra mijra shkodrane.Shkodra punonte per vendin dhe eksportin.Po te dilje ne mengjes rreth ores 6..00. …..7..00 nje lume bicikletash me njerezit te te gjithe moshave vershonin drejt qendrave te punes.Natyrisht shtypja ndaj kundershtareve politike ka qene e forte,por ndersa mijra te rinj te Vlores ,,komuniste,,perfundonin ne frutore,te rinjte shkodrane te ,,persekutuar,,punonin ne dege te ndryshme te industrise .Natyrisht nuk kishte rroga luksi,sistemi ishte ndertuar ne menyre te tille.Por jam i sigurte se 90 perqind e industrie se Shkodres ishte konkuruese edhe ne ekonomine e tregut dhe shkaterrimi qe i bene bandat e,,demokrateve,,kesaj industrie ,si kudo ne Shqiperi, varrosi te ardhmen e shkodraneve bashke me sistemin.E bukura qendron qe akoma shume shkodrane ,pas 30 vjetesh vazhdojne te luftojne ,,komunizmin,,ashtu sic benin japonezet e fundit ne ishujt e paqesorit 30 vjet pas perfundimit te luftes se 2b.Lufta me mullinjte e eres vazhdon,dhe pushtetaret lokale Jane kaq idiote sa nuk bashkepunojne as me qeverine per te ruajtur ,,pastertine,,,politike.Kur Shkodra dhe rrethi per pasurite dhe pozicuonin gjeografik mund te behej zona me e pasur e vendit.