Nga Namir Lapardhaja
Pak javë më parë, ish-kryetari i Bundestagut gjerman, prof. Norbert Lammert, gjatë fjalës së tij në 10-vjetorin e fondacionit “Konrad Adenauer” në Tiranë, teksa fliste për rrezikun që i kanoset sot demokracisë në mbarë botën, ndër të tjera, kur përmendi rastin dhe suksesin e vendit të tij, e lidhi me një element mjaft të rëndësishëm: të kaluarën dhe qëndrimin që populli dhe politika gjermane ka mbajtur ndaj një prej periudhave më të errëta të saj dhe të mbarë Evropës, nazizmit.
“Jam thellësisht i bindur se ngritja e një demokracie të qëndrueshme në Gjermani, – tha Lammert, – nuk do të ishte arritur pa gatishmërinë për t’u ballafaquar pa asnjë rezervë me të shkurën e vendit. As nuk do të ishte arritur të rifitohej reputacioni i Gjermanisë në botë pa dëshmuar qartë që ne nuk e shohim të tashmen si kompesim për të shkuarën tonë.”
Është jo vetëm aftësia e një populli të qytetëruar për t’u ballafaquar me të kaluarën, edhe kur kjo është aksidentale me pasoja fatale, për të parë në pasqyrë vetveten, për të mos u përsëritur, si një periudhë e errët, edhe pse, krahasuar me vendin tonë, nazizmi në Gjermani zgjati vetëm 12 vjet, por edhe për të mos ngelur peng i kësaj të kaluare, duke gjetur forcë dhe kurajo për të ecur përpara, me zotimin se gabimet e së shkuarës përsëriten nëse nuk flitet dhe nuk mbahet qëndrim ndaj tyre, ndërsa rrezikon të përsëritet nëse përpiqemi të fshihemi si struci pas shprehjeve rrumbullakosëse, justifikimit me kohën, aq më keq glorifikimit të së kaluarës dhe ngritja në piedestal të një periudhe të errët dhe të pakuptimtë.
Popujt e kulturuar dhe me demokraci të zhvilluar kanë qasje kritike ndaj historisë së tyre. Vetëm kështu ata kanë arritur të ecin përpara. Diktatura që kaloi Shqipëria për 45 vjet, por edhe periudha që i parapriu kësaj diktature të egër, është e pasur me material të bollshëm dhe sa më e madhe të jetë përpjekja jonë për të mos e lënë të vërtetën të humbasë, aq më mirë do të jetë për ne.
Relativizimi i së keqes, përpjekjet për të institucionalizuar normalitetin e një periudhe makabre, ku shqiptarët vranë, burgosën, internuan, torturuan, spiunuan, shantazhuan, varfëruan, vodhën, shkatërruan… njëri-tjetrin, është dëmi më i madh që mund t’i bëhet jo vetëm kujtesës së këtij vendi, por, mbi të gjitha, të ardhmes së tij.
E kaluara duhet të na shërbejë si pasqyrë ku çdokush duhet të shohë vetveten dhe të skuqet nga turpi që jemi pjesë e një shoqërie që për vite me radhë, në mënyrë absurde dhe të pakuptimtë, ra pre e një ideologjie kriminale, në themel të së cilës ishte urrejtja klasore mbi baza ideologjike dhe që rrezikon të përsëritet në forma dhe mënyra të tjera nëse nuk do të mbajmë të gjithë qëndrim kritik ndaj saj.
Në të kundërtën do të vijojmë të përsërisim vetveten, duke lënë të lulëzojnë mes nesh diktatorë të rinj, herë të majtë e herë të djathtë, sipas shëmbëlltyrës së të parit, të justifikuar dhe të duartrokitur qorrazi, sipas parimit ç’më duhet mua çfarë ndodh përtej meje.
Nëse do të parafrazoja Çesllav Milloshin, ky komb ka nevojë për një ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale që do ta ndante urgjentisht nga e kaluara e errët.
Ja edhe nje shkrim tjeter idiotesk! Ore zoteri ne Gjermani eshte me ligj te vecante ndalimi i materialeve publicistike naziste dhe mohimi i krimeve naziste. Gjermania gjysmen e vet e kishte komuniste per 45 vjet aq sa edhe Shqiperia me STAS-in e famshem qe i fuste tmerrin edhe vet KGB sovjetike. Por askush nuk i shkon ne mendje te bej lemsh nazismin me komunizmin apo te bej krahasime idiote. Edhe sot e kesaj dite dergojne pleqte 90 vjec ne burg sepse ishin roje kampesh. Lere me te dalin ne shtyp apo ne mes te dites ne ekrane televizive te thone per “nazistet iken vet” apo te quajne Amerikanet, Britaniket apo Ruset “pushtues”. Para nje jave Dresdeni ne gjermani nje qytet i vjeter shpalli gjendjen e jashtezakondshme per shkak te rritjes se ektremit te djathte “nazi emergency”. Ata nuk falin as nje cm dhe asnje germe kur vine puna per te kaluaren naziste e jo me te bejne debate per ata qe dhane jeten ne lufte kunder tyre. Njekohesisht patjeter qe jane edhe te ashper per krimet e komunizmit ne gjermanine lindore por askush nuk i shkon ne mendje te bej lemsh periudhat apo te justifikoj krimet e nje periudhe me nje tjeter. Nuk i shkon mendja Angela Merkel te bej ate qe beri Rama qe na beri ceremoni rivarrimi nje figure naziste dhe ju ngriti vesheve ballisteve. Ne Shqiepri nuk e kane hallin te “pajtimi” por tek [email protected] qe hane per nje zyre patentash e per ndonje poste zevendes kryeministri. Ky popull nuk eshte budalla se ketu ishim kur ballistet e zogistet e sotem me Ekrem Spahiun e me Tufen e debilave ben aleance me HYSNI MILLOSHIN per te marre bashkine e Tiranes.
O Lapardhaja ,je teper pa kulture dhe mashtrues kur ben krahasime idiote.Nazizmin,qe eshte forma e pushtetit me ekstrem e kapitalizmit, e mposhten ne radhe te pare tanket dhe ushtaret e nje vendi socialist,pasi vend komunist nuk ka patur kurre.Kur ushtria naziste marshonte prepara ,ne Poloni,France,Belgjike,,Hollande e deri ne Jugosllavii ,Greqi e Shqiperine e varfer,linte pas vetem vdekje,krime ndaj popullsive te pambrojtura dhe shkaterrim total.Nderkohe ndaj BS nazistet perdoren strategjine e tokes se djegur dhe shfarosjes ne mase,duke perfshire zhdukjen totale te nje etnie,ebrenjve.Vertet vendet e Europes Lindore ishin shtete ku pushtetin e kishte nje parti,pra diktatura socialiste.Por krahasimi me nazizmin eshte sa absurd, aq edhe djallezor dhe antihistorik.Ishte nje sistem qe kishte nje objektiv krejtesisht te kundert me nazizmin,barazine dhe mireqenien per te gjithe.Koha deshmoi se nuk arriti ate qe premtoi per shume shkaqe objektive dhe subjektive.Por historia njerezore i njeh uljet dhe ngritjet dhe socializmi demokratik modern sigurisht do te deshmoje epersine e tij.Rruga kineze po deshmon se cmud te arrije nje popull dhe nje vend gjigand kur kombinimi i ideve socialiste me forcen shtytese te ekonomise se tregut nen drejtimin e shtetit.
…he mor lapardha…lapra-lapra.
Historia eshte e bere, ka ndodhur, eshte e shkruar, por ti e nje takem si puna jote, qe per fat jeni aq te paket ne numur, nuk doni te shihni se jane te paret tuaj, bashkepunetore te fashizmit, shkaku qe solli pasojen me vone. Shkakun as e analizoni; se per ju nuk ekziston; disa prej te pareve tuaj u sollen me kriminele se pushtuesit, u perdoren e bene krime e pas lufte, krime qe juve nuk u bejne pershtypje, qe jeni gati t’i beni edhe sot me c’shohim,….por ajo sjellje patjeter do te kishte ato pasoja qe pati. Keshtuqe mos u qurravit duke shkruar brockulla e duke treguar gjermanet.
O lapardha o qen bir qeni, po si ke guxim qe ben krahasim fashizmin me komunizmin kur vetem ne evrop gjate lufte se ll boterore uvrane me miljona njerez (vetem ne rusi jane vrare 20 miljon rus) prej kucedres nazi-fashiste qe donte te sundonte boten. Ndersa per `komunizmin’ shqiptar (e kam vene ne thojza spse komunizmi nuk u arrit kurre ne asnje vend) me te vertet ka patur gabimet e saje, por ama edhe sulmet ndaj rendit socialist nga agjenturat e huaje e te vendit duke derguar diversant kane vrare me qindra e mijra ushtare e njerze te pa fajshem , si thua ti, ti prisnin me buqeta me lule? Harrove ti lapardha se ketu gjate ‘demokracise’ tone u vrane 4 persona me duar ne xhepa ne nje demostrate paqesore?, per te mos thene me mijra te tjere nga babezije e politikaneve per tu pasuruar ne kurrize te ketije populli te varfer. Keto krahesime i bera jo per te justifikuar regjimin e kaluar por per te mos i pare gjerat bardh e zi.