Eh, Muçi!.. Rama, nuk ka gabuar aty ku mendon ti…

4 Nëntor 2019, 09:09Blog TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

(Në vend të një letre miqësore)

…E lexova me nge, shkrimin dhe argumentet që jepje, për gabimin që ka bërë Rama, në lidhje me ndalimin e basteve. Duke dashur të të jap të drejtë, m’u kujtua dhe kjo po më ndodh shpesh këto kohët e fundit, thënia e një nënpunësi amerikan, që punoi, a punon ende tek ne, këto kohë. Ai e krahasonte Shqipërinë, me Amerikën e viteve ’20-të, të shekullit të kaluar. Ka të drejtë mendoj dhe po e lidh gjykimin tënd, me të tijin.

Në periudhën e njohur si të “prohibicionit” apo të ndalimit të alkolit, pasojat në Amerikë, u ndjenë shumë. Nga krijimi i bandave të Al Kapones me shokë, deri te krimi që zuri deri dhe majat e institucioneve. Amerika e ndaloi fillimisht dhe pastaj e la të lirë alkolin, dëmi i të cilit, mund të thuhesh se është pothuajse ai i të njëjtës madhësi me bastet. Po bashkë me ndalimin, Amerika shtypi me dorë të hekurt edhe kriminelët. Te filmat e mrekullueshëm, “Na ishte njëherë Amerika” apo “Kumbari”, mund të shohësh dhe pasojat e kësaj strategjie të shtetit, që duket sikur të japin të drejtë në arsyetimin tënd mbi bastet…

Ustallarët e alkolit, futën nëpërmjet shpërndarjes hera-herës me kredi apo falas, me mijëra familje dhe dyqane të vogla, në punë. Por më pas, qeveria nëpërmjet luftës së egër, i rrënoi bashkë me të zotët që i ndihmuan. Pra, thjesht i falimentoi. Ta bënte, thua?..

Në Shqipëri, arsyetimin tënd, në formë analoge e kam dëgjuar kur filloi loja mbi kioskat e viteve 1990-2000, që mbuluan gjithë Shqipërinë e deri në qendrën e Tiranës. Edhe mbyllja e tyre, la pa punë me qindra e mijëra njerëz që mbetën rrugëve. T’i hiqte, thua?..

Për shumicën e popullit që më shumë se ne, pavarësisht, ndoshta dhe ndonjëherë me vonesë, për shkak edhe të halleve që mban mbi kurriz, kjo ishte një lëvizje e mirë dhe që rriti kreditet e Ramës në sytë e tij.

Po të shikosh disa veprime të tjera të Ramës, të bëra këto vite, kur qeverisi në fillim Bashkinë e pastaj Qeverinë, ai më duket Kryeministri më i mirë që Shqipëria ka pasur këto 30 vjet të tranzicionit. Sistemimi i rrugëve rrangalle, fshirja e kioskave, pyllëzimi, moratorium mbi pyjet, kontrolli i ndërtimeve pa leje në fshat e qytet, zhdukja e shumë universiteteve fantazmë etj., më shpien normalisht në këtë konkluzion…

Po të flasim me gjuhë letrash, Muçi, Rama futi atë që quhet “Sqimë” që është gjë e madhe, për atë që e repekton këtë fjalë. Ata që do të vijnë pas Ramës, kurrë nuk do të guxojnë të përsërisin të tilla gjëra, që faktikisht, po shpinin Shqipërinë në greminë të lemerisshme.

Vetëm militantët qorra dhe torollakët partiakë, mendojnë se këto do t’i hiqte koha, apo se ishin pasoja të kapitalizmit të hershëm etj., etj. Që të kuptojnë sa gabim e kanë, le të mendojnë për ato qindra e mijëra pika karburanti, kafene, farmaci etj., që shtrihen ende, pafund, rrugëve dhe qyteteve të Shqipërisë, për të kuptuar se, ky, vetëm fillim kapitalizmi nuk është. Është, thjesht barbari që duhet shtypur pa mëshirë, sepse hedh në erë paratë e një vendi, që nuk janë të pafundme. Para që individi, sado i ndershëm të jetë, kur i fiton, i ka vetëm në përdorim. Hedh në erë, paratë e refugjatëve tanë, që kanë kohë që enden rrugëve të botës. Mjafton të shohin shtëpitë e pafundme në fshat, që kanë zënë tokat e bukës, për shkak të një qeverisjeje rrumpallë, për të kuptuar se, kur nesër do të paguhen taksat për drita dhe ujë, duhet t’i prishim prapë nga e para, për të kuptuar e respektuar Mit’hat Frashërin, që thoshte se, nuk ndërtohet dot një fshat pa pasur mbi 250 shtëpi, se nuk të del hesapi…

Ka shumë argumente, që më bëjnë ta quaj Ramën, si Kryeministrin më të mirë që ka pasur, këto 30 vjet, Shqipëria. Po megjithëse, atë e kam pasur dhe e kam mik prej 30 vjetësh a më shumë, Sokrati, që është më i mençur se ne të gjithë, më thotë t’i besoj të vërtetës.

Dhe këtu, unë filloj kundërshtoj dhe Ramën e nuk jam asnjëherë, dakord me të. Dhe mendoj, se e kundërshtoj shumë më tepër, se ata që e shajnë nga mëngjesi deri në darkë…

Amerika e viteve ’20-të, të periudhës së “prohibicionit” kaloi në atë “depresionit”, pas kësaj. Po në krye, kishte Rusveltin, që bëri ca gjëra të mëdha. Si fillim, shkatërroi duke i nxjerrë me shkelma, oligarkët e mëdhenj që kishin në dorë nëpërmjet lobingjeve edhe fuqinë reale mbi ligjet në parlament. Dhe ishin oligarkë jo “pa brekë në bythë”, si këta tanët që i bënë paratë rrush e kumbulla në vitet 2006-2010, kur u morën kredi kolosale nga bankat dhe qeveria e Berishës. I bënë rrush e kumbulla, duke e shndërruar Shqipërinë, në Republikë tregtare dhe krijuan një rrumpallë, pa anë e pa fund. Rusvelti i shkelmoi, duke marrë mbi vete gjithë mërinë e shtypit, që e akuzoi si komunist të keq dhe i ndërpreu çdo ndihmë, për zgjedhjet. Që ai, megjithatë, i rifitoi, në një formë që nuk është parë asnjëherë më, në Amerikë. Sepse e besoi populli.

Dhe e di, Muçi… Megjithëse në periudhën e qeverisjes së tij, këta oligarkë fituan shumë herë më tepër se dikur, ata e urryen për vdekje, Rusveltin. Sepse u mori nga duart, influencën politike dhe nuk i qasi kurrë në vendimarrjet e vendit…

Rusvelti, mbylli me urdhër, jo bastet, por 4 000 nga 11 000 bankat e Amerikës, njëherë e përgjithmonë.

Po ndërkaq, hapi pafund punë publike dhe zhvilloi pareshtur arsimin profesional, gjë për të cilën, për mjaft kohë mbajti vendin e parë në botë, duke krijuar një Amerikë madhështore.

Pasardhësit ia dobësuan këtë arritje aq shumë, sa sot Amerika po e vajton mungesën e këtij arsimimi, duke e humbur vendin e parë, që ia ka zënë Zvicra e vogël. Apo më keq, Kina e të tjerë…

Rusvelti, ishte për mua, shembulli që duhet të ndiqte Rama, i cili, natyrisht kishte dhe probleme të tjera, ca më të mëdha. Duhet të bënte dhe Reformën e Tokës, atë Territoriale dhe Arsimin profesional. I nisi me pasion, por i la rrugës. Natyrisht, për ato duhen kohë, madje shumë kohë që t’i bësh, por gjatë gjithë kësaj periudhe duhet të punosh çdo ditë me egërsi, për t’i vënë në jetë.

Por, këto nuk janë ende gabimi i tij më i madh. Pa përvojë në fushën e ekonomisë, ai i besoi fatin e venditm siç edhe Berisha dikur, në duar financierësh që, në vend të bënin thjesht rolin që u jepet, “e ndihmuan” t’i rregullonte gjendjet e financave me një rrugë që Rusveltin, do ta kthente përmbys mbi varr.

I gjendur me një shtet, që Berisha ia la të falimentuar, më 2013, ai në krye të shtetit dhe individi, nuk merrnin dot më para në Banka. Kjo, për borxhet e krijuara nga strategjitë e viteve 2006-2010. Në vend t’i drejtohej Rusveltit, apo të flasim me gjuhë ekonomistësh: Kejnsit apo Hajekut, Rama rifuti në lojë oligarkët e vjetër të Berishës, duke i çuar nëpër banka, me tendera, që të lanin borxhet dhe të rimëkëmbnin vendin. Kjo strategji, për mua është fatale…

Është pa dyshim, një shaka e hidhur e historisë, kur sot shikon kundërshtarin e tij, që i përmend oligarkët, që siç thashë, u krijuan në kohën e partisë së tij në pushtet dhe mbetën pa gjë, po në kohën e tij, për shkak të qeverisjes rrumpallë, që i la ata të ndërtonin Republikën tregtare të Shqipërisë.

Në planin filozofik, mangësitë e Ramës, do t’i emërtoja siç e bëj shpesh, me frazën e Napoleonit: “Betejat e mëdha, i bëjnë batalionet e mëdha”. Për shkak të natyrës mosbesuese të tij, presionit partiak etj., etj, Rama e mbylli qeverisjen e tij. Duke ia besuar postet, në shumë raste, njerëzve të improvizuar, që nesër nuk dimë nga do enden. Por, nëse vitet 1990-2000 mund ta lejonim këtë mënyrë të menduari e të besonim, se kishim pak njerëz të arsimuar, tani  kjo lloj taktike, shkon në të kundërtën e asaj që dëshiron.

Shqipëria, me gjithë varfërinë e saj, ka shpënë në universitete me mijëra djem e vajza, që dinë më shumë, shumë më shumë nga paraardhësit. Qoftë edhe një e njëmijta e tyre, të thirrej në shtet, do të bënte punë më të mëdha.

A ka kohë, të ridmensionohet loja?.. Nuk e di. Ata që janë përballë tij, ka kohë që i ka flakur historia, pasi e kanë provuar shumë herë, lojën e pushtetit. Rama vetë, duhet të provojë të kalojë mbi vetveten, duke parë me vëmendje, atë punën e Rusveltit. Të tjerë e jo vetëm ne, që çaprashitim me vend e pa vend në shtyp, duhet të mendojmë bashkë me ata që janë vërtet specialistë mirëfilli, ca më shumë e ca më mirë. E jo për të menduar për Ramën, apo fatin e tij, po për vendin.

A ka kohë? Nuk e di, por di se të ndjekësh rregullin, duhet t’i mbahesh fjalës së Konicës, që po e perifrazoj si mundem… “Kush arrin në krye me përpjekje të mëdha, mund edhe të bjerë i vdekur në fund të kësaj historie, pa e shijuar triumfin, por i ka hapur rrugë kombit të tij”.

(Konica.al)

15 komente në “Eh, Muçi!.. Rama, nuk ka gabuar aty ku mendon ti…”

  1. uskania says:

    Nazark, kur shtrëngohet bytha e bën p… e madhe. Kështu të ka ngjarë ty me artikujt si ky.

    1. saliu says:

      Lere mos e nga me se ishe shume i qarte! Edhe Muci te kuptoi! Me muco e duco e puco nuk behet vendi, e as me barcaleta e thenie te medha. Fjalet i merr era. Jo po Edi keshtu e jo ashtu. Nje vrime ne uje beri edhe Edi e njesoj si Sali haleja e kompani doli. C’i duam llafet? E dhjeu e na beri pis te gjitheve. Ca me shume juve qe i rrini me prane. Hajt Tung

    2. Komentuesi says:

      Artikull i shkelqyer.Respekt zoti Nazarka.E ke thare.Mos degjo ata qe komentojne kundra teje, se ata jane bythelepiresit e kryekriminelit Sali Berisha.E verteta eshte se sot per sot Edi Rama eshte kryeministri me i mire.Ai do behet nje Rusvelt i vertete.Te gjitha gjerat qe ka bere Rama deri sot,duke filluar qe nga heqja e basteve e deri sot,ka mare miratimin dhe falnderimet e popullit progresist.

  2. Piro says:

    Ju flisni per vizion dhe zgjidhje afatgjata. Po te ishte bere kjo ne vitet ’90, punet do Ishin me mire. Ishte mundesia qe qytetet dhe bregdeti te ndertoheshin ndryshe, por u shemtuan me beton. Ato vite nuk paten mendim por dyndje primitive, drejte qyteteve, fushave, lumenjve, pyjeve dhe detit. Jane investime te humbura. E keqja eshte se ende nuk Jeni te sinqerte me veten, ende duam te mbetemi te primitivizmi jone kulturor, Jo te projektojme e ndertojme per te ardhmen. Vec te tjerash Rama po I meson shqiptaret me shije te reja, me te bukren dhe me investime te kohes, investime sa ekonomike dhe kulturore. Por duhet ende kohe ta bejne tonen kete sjellje.

  3. Haka Tekizoti says:

    Të lumtë! Logjikë parimore, që ka brenda vizion politik dhe dashuri për Atdheun e pritshmëritë e njerëzve të ndershëm të tij.

  4. Olimpia says:

    Nazarko,duke qene dakord me thelbin e artikullit tende,ndoshta po shprehem me hapur…Rama ka realizuar dy arritje shpetimtare….
    E para,rindertoi nje shtetit minimal mbi germadhat e anarkise totale te berishizmit.
    E dyta,shpetoi ekonomine nga falimentimi me formulen e,,tmerreshme,,te hiperliberalizmit duke perqendruar te gjithe forcen e ekonomise tek biznesi privata.
    Jam dakord qe tani duhet nje kthese e plote drejt politikave socialdemokrate.Rritja e rolit te shtetit ne ekonomi,e industrializmi i vendit duke synuar hitech,zgjerimi dhe forcimi i shkollave professionale,vendosja e rrogave minimale 350 euro dhe pensioneve minimale 200 euro,programe te ndihmes sociale kunder varferise mind te jene disa pika kryesore te ktheses qe duhet te beje qeveria.Kam Irene se Rama si liberale nuk i ben keto ndryshime dhe ndoshta nje personalitet i ri brenda PS por jo domosdoshmerisht figure e njohur mind fa realizoje kete kthese.PS ka personalitete te forta edhe nga qe nuk bertasin ne programet TV.

  5. Flutura says:

    …po ku merr vesh ai o Shpetim.
    Eshte nga skraparllinjte e Nolit ai.
    Kot i spjegon dhe i ben leksione, nuk ka kulture te pergjitheshme. Ka vetem fodullekun.

  6. Koba says:

    Eppur si Muove -Mor Koqe kandari !!!

  7. Vlonjati 12 says:

    Kur flet per djeme e vajza te arsimuar dhe thua se ” qofte njeemijta e tyre te thirrej ne shtet , do te benin pune me te medha “, jam shume dakort , po mos harro se si SB dhe ER e te tjere , kane mbledhur rreth vetes njerez te paafte, yesman e puthadore , qe ngrohin karrigen e qe nuk hapin rruge per te aftet . Ne kete sistem e me keta politikane sot per sot konflikti eshte lufta midis te afteve e te paafteve dhe per fatin tone te keq fitojne keta te fundit

  8. @autori says:

    Se pari duhet sqaruar nje here e mire se kioskat ne Tirane nuk i prishi Rama. Policia e ndertimit ne ate kohe varej nga qeveria dhe ishte Pandeli Majko kryeminister. Ishte qeveria qe mori inisiativen por edhe Pandi po te mos ishte Mitat Havari ne krye te policise ndertimore, zor se do ta kishte realizuar. Rama edhe sikur te kishte guximin qe i mungon, ai nuk kishte kompetenca per prishje. Perkundrazi ai ka shfrytezuar qe atehere postin e tij duke perfituar per te betonizuar Tiranen e shkaterruar historine dhe urbanistiken e qytetit me qellimin e vjedhjes ne cdo leje ndertimi perqindjen e vet. Ndersa shahisti i Meros, qe ben politologun e madh, ekonomistin qe krahason Shqiperine me Ameriken, etj. etj. te mos beje polemika anesore qe nuk prekin thelbin e katrahures grabitese dhe kriminale te bandave politike qe qeverisin Shqiperine prej gati 30 vjetesh. Nese keta pseudo analiste te shitur tek pushteti i radhes do te kishin minimumin e guximit dhe te ndergjegjes shoqerore, nuk do hidhnin e pritnin me njeri tjetrin polemika te panevojshme, por do te akuzonin bashkepunimin dhe ortakerine e gjithe klases politike, qe ne menyren me flagrante dhe me arrogante po vjedhin e grabisin cdo dite pasurite e vendit dhe te popullit.

  9. Le lee says:

    Si mund te besh shtet kur nuk ke nocionin e shtetit,Si mund te besh shtet kur nuk ke nocionin e ekonomik,Ta them une o Nazarko pse jemi bloze se na qeverisin gazetaret, dhe mediat ,Jjemi ne stadin me te lavdishem po nxjerrim filozof me teper se gjermania ekonomist meteper se hollanda ,Profesora universitetesh me teper se Greqia, po me nje originalitet makaber profesioni baze gazetar analist kurse keto profesionet e tjera i kane dhunti , TI thua shembuj ka ,,,Po edhe nje tavoline nga IKEA te marresh qe i ke te gjitha gati nje marankoz do ta montoj me mire se ti,TI je matematicent marangozi eshte me 8 vjecare ,,po perfundimi ska lidhje jane 2 gjera te ndryshme … Rama mund te jete enciklopedi po per tavolinen te duhet marangozi le te jete me 8 vjecare eshte e fundit qe i intereson klientit

  10. Apostol Sotiri says:

    Artikull brilant, mendim i thelle dhe ndjej se duhet respektuar e degjuar. Gjithashtu epoka Rama eshte me e mira jo ne 30 vjet por me e mira !

  11. Atdhetar says:

    Bravo Nazarko ke bere nje permbledhje shume te mire por jo te plote. Duhet te kishe permendur se politikat sociale te qeverisjes se PS nen drejtimin e Edi Rames (se nuk ishte vetem por me shume progresiste te tjere) do te ndihen ne te ardhmen. Me kryesoret nuk jane ato qe ndaloi apo prishi por ato qe ndertoi. Qytete e fshatra te meremetuara e rindertuara, qe nga rruget, sheshet e fasadat tek cerdhet kopshtet e qendrat shendetesore e spitalet. Ato qe opozita mundohet ti minimizoje duke i etiketuar si “fasada” por qe ne fakt, pervecse kane hapur kantiere pa fund ku jane punesuar me qindra mijra njerez qe me keto vende pune ushqejne dhe mbajne familjet, kane nje impakt pozitiviteti ne psiqiken e banoreve dhe vizitoreve. Nje ndryshim qe do te jete nje arsye me shume qe te inkurajoje banoret te mos braktisin vendbanimet e tyre dhe qe do te ngacmoje te ikurit per tu kthyer fillimisht per vizite e turizem. Ky ishte nje hap i pare i domosdoshem per te ringjallur shpresen e per te ndaluar hemoragjine dhe thithur investime.
    Nje nga investimet me te rendesishme qe duhet permendur eshte investimi ne infrastrukturen bujqesore dhe blegtorale. Pas 25 vjetesh harrese me ne fund pastrimi dhe meremetimi i kanaleve ujitese dhe vaditese, ndertimi i argjinaturave dhe digave per te parandaluar permbytjet e tokave bujqesore. Mbeshtetja e pikave te grumbullimit dhe thertoreve te licencuara me standarte te larta. Mbeshtetja e agroturizmit. Dhe se fundi nje rritje e vemendjes per sektorin shume te rendesishem te agroperpunimit qe do te ndihmoje qe djersa e bujqeve dhe blegtoreve te mos vere dem.
    Personalisht kam shume per zemer edhe nxitjen e berjes se politikes ne menyre paqesore duke vene ne prioritet stabilitetin e vendit dhe interesin e perbashket kombetar. Heqja dore nga denigirimi i kundershtarit ne nivel personal dhe kthyerja e fokusit tek beteja e ideve. Trajtimi i shpifjes si kundraligjore, ashtu sic eshte ne te gjithe librat e shenjte apo traditen e moralit shoqeror, venien para pergjegjesise financiare te atyre qe e perdorin per perfitime te pandershme personale apo politike.
    Edi Rama eshte “Lorenzo the Magnificent” i Shqiptareve.

  12. Atdhetar says:

    PS dhe Edi Rama kane edhe 2 vjet kohe qe ashtu sic rregulluan furnizimin me energji elektrike te sigurojne FURNIZIMIN 24/7 ME UJE TE PIJSHEM TE TE GJITHA QYTETEVE DHE FSHATRAVE TE REPUBLIKES. Kjo duhet te marre prioritet absolut.

  13. Komentuesi says:

    Artikull i shkelqyer.Respekt zoti Nazarka.E ke thare.Mos degjo ata qe komentojne kundra teje, se ata jane bythelepiresit e kryekriminelit Sali Berisha.E verteta eshte se sot per sot Edi Rama eshte kryeministri me i mire.Ai do behet nje Rusvelt i vertete.Te gjitha gjerat qe ka bere Rama deri sot,duke filluar qe nga heqja e basteve e deri sot,ka mare miratimin dhe falnderimet e popullit progresist.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje