Beogradi nxjerr në shitje “Sava Center”-in e famshëm ku nisi shpërbërja e ish-Jugosllavisë

5 Nëntor 2019, 15:47Bota TEMA

Salla e kongresve në Beograd, “Sava Center” do të dalë në shitje. Kështu vendosi qeverisja e qytetit, shkruan e përditshmja serbe Politika.

Blerësi do të duhet të ruajë qëllimin ekzistues të objektit dhe të investojë 40 milion euronë rindërtimin e tij.

Politika kujton ka tre vjet që “Sava Center” është nxjerrë në treg, ku pretendohet se pronari i Delta Holding, Miroslav Miskoviç, ishte më i interesuari për blerjen.

Jutarnji List theksoi se “Sava Center” ishte një simbol i Beogradit dhe i tërë ish-Jugosllavisë. Ajo u përurua nga vetë Joseph Broz Tito.

Aty janë konsumuar një numër ngjarjesh të rëndësishme, përfshirë dhe Kongresin e 15-të të Lidhjes Komuniste të Jugosllavusë, ku mendohet se dhe nisi shpërbërja e këtij shteti, me jo pak derdhje gjaku, deri në tragjedi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje