Washington Post: Kjo është Buta Biberaj nga Tropoja që udhëheq legjislacionin e demokratëve në SHBA

6 Nëntor 2019, 14:47Bota TEMA

 

Një shqiptare e lindur dhe e rritur në SHBA, e cila origjinën e familjes e ka nga Tropoja, ka fituar garën për zgjedhje si Prokurore në radhët e Demokratëve, duke fituar 50 % të votave kundrejt 47 % sa kishte kundërshtarja e saj nga krahu i Republikanëve – raporton Washington Post.

Bude Biberaj, e cila në rrethin e saj njihët si Buta Biberaj, do të mbajë këtë post të rëndësishëm jo vetëm legjislativ, por edhe politik, duke shënuar kështu një sukses të madh për një shqiptare që vepron në SHBA.

Biberaj tha se fitorja e demokratëve dërgon një mesazh të fortë. “Unë mendoj se ky rezultat është vet komuniteti që flet. Ne duhet të pranojmë faktin se duhet të bëjmë drejtësi ndryshe”, tha ajo.

Ajo dëshiron të rrisë ndëshkimin ndaj krimeve në internet dhe të zbulojë më shumë shkelës – shkruan për të gazeta e njohur amerikane.

Zonja Biberaj ka pasur një karrierë të suksesshme si avokate dhe gjyqtare, dhe ka zhvilluar fushata të demokratëve në fushën e drejtësisë.

Ajo vjen nga një familje e madhe e cila ishte zhvendosur nga Tropoja gjatë periudhës së komunizmit, ku u vendos më pas në shtetin e Virxhinias.

Si njëra nga tetë fëmijët e familjes shqiptare, zonja Biberaj nuk është e vetmja në familje që ka lënë përshtypje për arritjet në karrierë, pasi të gjithë anëtarët e Biberajve qëndrojnë mjaft mirë me arritjet profesionale.

Por përkrahja që i ka dhënë qarku demokrat, përfshirë dhe gazeta e madhe Washington Post dhe Prokurori i Përgjithshëm i administratës Obama, Eric Holder, e veçon atë si një shqiptaret më të suksesshme në politikën dhe ligjvënien amerikane. (tesheshi)

 

7 komente në “Washington Post: Kjo është Buta Biberaj nga Tropoja që udhëheq legjislacionin e demokratëve në SHBA”

  1. hahah ,cfar e
    rropsi trapojet
    qi udhehq kart me Pi..

  2. KJO O NOJ PUNTORE QI BO GOJORE
    HAHAHAHA
    DUKET QISH NA SURRATI QI SKA ASNJI LLOJ REZULTATI

    1. Asd says:

      Tropojane? E futen virusin e cmendur edhe ne USA.

  3. Sit back and relaks■●▪●□○%^* says:

    Elezi ne bythe qenka, kopje.

  4. Alban Dega says:

    PERGEZIME VELLAZERORE !

    Suksese ne detyre Bute Biberaj !
    O sa mire me qene shqiptar… e amerikan i mire dhe i suksesshem se :
    Amerika e Shqiperia
    Lidhur jane
    Si Nena e Bija !
    Jo vetem sot
    Por tash e …
    qindra mot !

    Shenim

    : Bute Biberaj eshte nje nga tete femijet e Hysen Kadri Biberajt.
    Mbaron shkollen e Larte per mesuese te Kultures Fizike dhe punon dy vjet ne ate zanat.
    I futet studimeve te metejshme per Jurisprudence dhe brenda nje kohe te shkurter merr lejen e avokatise nga BAR i Nju Jorkut, Washingtonit, Virxhinias dhe disa shteteve te tjera te SHBA-se.
    Shkelqen ne cdo hap te karrieres dhe zgjidhet si Gjykatese, Prokurore dhe dje hedh nje hap tjeter me lart ne rrugen e saj profesionale dhe politike.
    Bute Biberaj eshte motra e Elez, Hasan, Muse, Selim Biberaj dhe tri motrave te tjera te gjithe te suksesshem ne saje te zellit, te shkollimit, te punes, te mendjes se tyre, dhe pa dyshim edhe shanseve te medha qe te jep liria dhe demokracia e nenes boterore te tyre , SHBA-ja.

  5. Alban Dega says:

    Subject: Fakte e mendime : MALESIA E GJAKOVES- PERLE E NATYRES DHE MENDJES

    E KUSH NUK E DO TROPOJEN HYJNORE O EDI RAMA !?

    Kam shkelur ne 5 kontinente qysh 18 vjec Zoti Kryeminister !
    Kam hyre e dale ne pallate mbreterore e presidenciale, ne vende ekzotike e monumente gjigande natyrore e njerezore qe nga Buenos Airesi e deri ne Madrid, qe nga Shtepia e Bardhe e deri ne Sidnei, qe nga Machu Pikchu e deri tek Muri i Madh Kinez, qe nga Shen Elizeu e deri ne Dakar…. por me bindje te plote, me shume si shqiptar se si tropojan, qe e kam per nder qe jam, pohoj pa medyshje se Tropoja eshte Shtojzovallja e bukurive natyrore e njerezore qe kane pare syte e mi deri sot …
    A nuk e thote te njejten gje “The New York Times” e “ The Times” Le Monde” e “ El Pais” CNN e BBC, ZDF e Assosiated Press… qe kontrollojne 95 per qind te informacionit vetem per Valbonen qe eshte maja e ajzbergut te bukurive te Bjeshkeve te Namuna …

    Fakte e mendime :

    TROPOJA- FLAKADAN LIRIE … E SHTOJZOVALLE SHQIPTARE

    – Tropoja qendron mbi cdo tropojan.

    – Nuk ka vetem kamikaze te Sali Berishes!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nje vale e re histerie ka shperthyer vitet e fundit kunder Tropojes, kunder bijeve e bijave te saj. “Maloke”, ” shpellare”, “te padhendur”, ” vampire”… jane vetem disa prej epiteteve te turpshme per shkak te nje grushti prokuhorash e kamikazeve te Sali Berishes.
    Cila eshte e verteta me gjuhen e fakteve historike dhe te jetuara !?
    Tropoja, eshte nje perle e vertete dhe e pashoqe e natyres shqiptare, nje Shqiperi ne miniature si asnje rreth e krahine tjeter e Shqiperise.
    Nje perle jo vetem e natyres, por edhe e mendjes, burrerise, mikepritjes trimerise e heroizmit.

    Shtojzovalle natyrore e njerezore…

    Tropoja eshte jo vetem nje flakadan i luftes per liri e pavaresi, por edhe per demokraci. Nje jatak, strehe e sigurte e vellezerve tane te nje gjaku e te nje gjuhe, te nje kombi e te nje shpirti ne Kosove e Mal te Zi.
    Malesia e Gjakoves, sic njihet ndryshe Tropoja eshte mahnitese per bukurite natyrore. Nuk eshte vetem Valbona perralllore, sic e quan kushdo qe e ka shkelur qofte edhe njehere nga brenda e jashte Shqiperise.
    Ajo eshte thjeshte nje vegsh, e ritheksoj nje vegsh midis Kollates, Picmares, Jezerces e Majes se Thate, ne krahasim me Bjeshket e Namuna, ne krahasim me Luginen e Lumit te Gashit e Currajt e Eper, me Shkelzenin e Majen e Hekurave, me Doberdolin e Sylbicen, me Markofcen e Koshuticen, me Kungjin e Armeve e Biren e Kusise, me Lugun e Vocit e Koritat e Gashit, me Liqenet Alpine e ” syrat e Kalter ” pafund qe i gjan ne cdo hap te lugines se Valbones e Grykave te Lumit te Gashit. me Tangallen e Strugit qe sfidon edhe pyjet e Amazonise ku edhe mesdita me Diell e Korrikut eshte nje nate e vertete prej kurorave te aheve mijeravjecare e bredhave qindrashekullore.
    Mbi 200 lloje bimesh mjekesore nga Salepi e Sanzi, Boronica Alpine e Xhinxherelli…. kamomili e Caji Alpin qe ngjall edhe te vdekurin vetem me aromen e aq me teper me permbajtjen e tij sheruese…
    O Zot sa pak e njohim Shqiperine, kete toke flori ne cdo hap qe hedhim….!?
    Me ajrin e paster oksigjen e ozon i gjalle qe ti hape mushkerite me aromen e qindra lloje lulesh qe e kthejne mbare Tropojen ne nje lulishte masive alpine.
    Me dhjetra lloje kafshesh te egra e peshqish ku dhite e pulat e egra, kaprojt, kunadhja, trofta pikaloshe, qefulli, koca… jane gati unike e te pashoqe.
    Bukuria mbi bukurite e Tropojes jane djemte Sokola e cikat Shtojzovalle qe sfidojne edhe Zanat e Malit, burrat shtatlarte e grate trupselvi te Malesise se Gjakoves si Muji e Halili, si Ajkuna hyjnore.
    E mbi te gjitha keto bukuri mitike eshte mendja e ndritur e shpirti prej Dragoi i Mic Sokolit e Bajram Currit, Haxhi Zeke Byberit e Ali Iber Nezes,Zhuj Selmanit e Gjelosh Rames, Ram Sadrise e Pal Koles , Binak Alise e Hoxhe Dushes, Mushak Kadrise e Jaho Salihit, Ali e Veli Niman Docit, e Heroit mbarekombetar te Kosoves, Maqedonise e Lugines se Presheves Tahir Sinanit legjendar… E qindra atdhetareve te tjere e buldozereve zhvillimi si Mehmet Rama e Shpend Dega, vendlindja e klerikeve perparimtare e luftetare liri si Dervish Luzha e Elez Hoxhe Berisha, Rexhep Beli e Hoxhe Dollapeve.

    Muze arti e krijimtarie

    Me dhjetra shkrimtare e poete, gazetare e publiciste me emer ne mbare Boten si Hamit Aliaj e Ndoc Paplekaj, Agim Neza e Elez Byberi,Zeqir Lushaj e Gjon Necaj, Skender e Muje Bucpapaj, ,Murat Geci e Halil Katana… piktoret s Nazmi Hoxha e Abdulla Gjongeci, kompozitore e koregorafe te shquar si Kole Susaj, Skender Haklaj e Deli Metaliaj, kengetare te pashoq si Fatime Sokoli e Gofile Paplekaj, Zef Beka e Vellezerit Mucaj, Abedin Zenuni e Fatos Ahmataj, Agron Qelia e Arben Gjeloshi…, valltare qe tronditen skenat e Evropes si Xhevahire Gashi, Nafije Uka Demaliaj e Isuf Halili….
    Ishin kryebilibilat e Tropojes Gezim Nika e Fatmira Brecani qe me zerin e tyre i kthyen kenget” Shqiperi o Nena ime”, ” Ne Dardani bien tupanat”, ” Liridona “…. ne himne te dyta kombetare nga Bajram Curri ne Konispol, nga Nju Jorku ne Sidnej, nga Alaska e deri ne Token e Zjarrte, kudo ndodhen sot shqiptaret.
    Tropojen Clirimi i Shqiperise e gjeti vetem me tre veta qe dinin shkrim e kendim e me vetem nje infermer autodidakt nxori studjues e profesore te degjuar e respektuar, mjeke te zot e inxhinjere te talentuar jo vetem ne Shqiperi por edhe me gjere, historiane e kimiste, e fizikane e matematiciene… si Elez Gashi e Idriz Logu, Elez Isuf Qerimi e Azgan Haklaj, Zenun Mulaj e Fahri Doci, Rrustem Cokaj e Mehdi Byberi, Bashkim Lushaj e Rukie Rama, Filip Meshi e Xheladin Gosturani, pioneri i Elektronikes shqiptare Elez Dega e nipi i tij Arkitekt- Inxhinier Agim Dega ne nje nga kompanite me te njohura te projektimeve ne Nju Jork e bashkepunetor shkencor i Ecosign kanadez famemadh ne mbare Boten …e dhjetra te tjere….
    Malesia e Gjakoves e zhytur ne injorance e mjerim mbi nje truall perrallor mbi e nentoka flori u kthye ne nje nga trevat e para shqiptare ku shkolla e mesme u be gati e detyrueshme per mbi 90 per qind te bijave e bijeve te saj me gjimnaz ose barazvleres te tij.
    Kjo eshte Tropoja reale, Perla , hyjnija e natyres dhe mendjes se endritur, e mikpritjes dhe burrerise shqiptare ne cdo moment kyc e te veshtire te saj.

    Tropoja e Vlora… binjake pavaresie

    Eshte e vertete se Vlora eshte trualli ku u ngrit flamuri i pavaresise se Shqiperise se cunguar me 28 nentor 1912.
    Eshte po aq e vertete se pa pushken e lufterave e kryengritjeve per liri te udhehequra nga Bajram Curri ne Malesine se Gjakoves e Veriut te Shqiperiose ne vitet 1910- 1912 nuk do te kishte ngritje flamuri pavaresie ne Vlore.
    Tri here u dogj e poq Tropoja, perfshi shtepine e parardhesve te mi, 15 km brenda Shqiperise se sakatuar… nga hordhite serbe ne vitet 1912-1914 por gjithnje ajo mbeti vater e ngrohte dhe jatak i sigurte i vellezerve e motrave shqiptare te Kosoves e Malit te Zi …
    Kur flitet per Luften Nacional- Clirimtare Shqiptare permendet Peza si djepi i pare i saj . E verteta e plote eshte se para cetes se Babe Myslimit, e para cete clirimtare e mirefillte ne Shqiperi ishte Ceta e Azgan Ahmetit te Klysyres se Malesise se Gjakoves.
    Ishin po bijt e bijat e Tropojes Azem Hajdari e Bardhyl Ukcama, Besnik Mustafa e Sokol Necaj, Vellezerit Ahmetaj , ata Bucpapaj e Sali Berisha nismetaret e lideret e Revolucionit Demokratik te Dhjetorit 1990.
    Fakti qe Sali Berisha jo vetem shperdoroi, por edhe shfrytezoi idealet e motorin energjik te tij per pushtet, impunitet e antishtet, njollosi e perdhosi, Katovicoi frutet e saj, por jo rolin e kontributin e Malesise se Gjakoves, Tropojes ne kete epoke te ndritur historike. Qysh nga gjoksi i Mic Sokolit mbi gryken e topit turk e kryengritjet per pavaresi, qe nga Ceta e Klysyres e Konferenca historike e Bujanit, qe u tradhetua e minua nga Rankovic- Tito e deri ne Dhjetorin e lavdishem 1990 tropojanet ishin ne balle te tyre.
    Por asesi, asnje tropojan aq me pak Sali Berisha nuk eshte e nuk mund te jene Tropoja!
    Malesia e Gjakoves eshte e qendron mbi cdo e te gjithe tropojanet… Per me teper Sali Berisha nuk ka qene asnjehere deputet i Tropojes dhe per 10 vjjet nuk guxoi as te shkelte ne vendlindjen e tij!
    Jo vetem kaq! Tropoja ishte e para ne Shqiperi qe i dha kushtrimin e mesazhin e pare mbare Shqiperise dhe shqiptarise me mitinguin vullkan popullor te Janarit 1991 qe e detyroi Sali Berishen, Azem Hajdarin, Arben Imamin, Tahir Kadarene te hiqnin pardesyte e bardha e te veshin kembet e lehta te lepurit te bardhe e tia mbathin me te katra perballe cunamit mbarepopullor qe per pak i fshiu nga faqja e dheut.

    Kushtrimi i Tropojes qe ra ne veshe te shurdher ….

    Ishte kushtrimi i Zanave dhe Shtojzovalles Tropoje qe paralajmeroi shqiptarine per katrahuren Sali Berisha, qe do te zhbente Shqiperine si shtet e Malesine e Gjakoves si rreth ne vitet e trishta 1997- 1999-en tragjike qe do ta kthente Perlen e Alpeve e Bajram Currin ne Kandahar dhe mbare Shqiperine ne nje Gerdec te vertete, vetem 10 vjet mbrapa.
    Kushtrimi i Tropojes nuk u degjua!
    Mesazhi i Malesise se Gjakove nuk u kuptua asnjehere.
    Nuk u degjua as nuk u kuptua, por u pagua teper, teper shtrenjte me gjakun e mbi 10 000 shqiptareve te vrare, masakruar e sakatuar ne 1997-en per nje kolltuk te Sali Berishes.
    Me se keqi e pagoi Tropoja ku me nje urdher prej ekzekutori te Sali Berishes me ze e me figure perballe mijera tropojaneve e shqiptareve, urdheroi ” e dua gjalle a vdeke ne Tirane ate djale ” 15- 16 vjecar te Haklaje vetem se kishte hedhur nje thirrje kunder tij ne nje miting popullor ne Bajram Curri…
    175 tropojane, mbi katerfishi i gjithe atyre te ekzekutuar nga 46 vjet nga ish- diktatura komuniste, shumica dermuese te moshes 17 – 30 vjec, u vrane ne dy vitet tragjitke 1998- 1999.
    E paguan me haracin e gjakut e loteve, por edhe te korrupsionit masiv, percarjeve e ndasive krahinore, me djerse e mund te dlire tropojan e shqiptar te plackitur. Mesatarja e viktimave te Tropojes per fryme popullsie eshte sa dyfishi i asaj te mbare vendit.

    Zjarrvenesi i Tropojes e rrenuesi
    Shqiperise

    Kjo ishte dhurata e Sali Berishes per vendlindjen e tij ku nuk la asnje krua te mbaruar, qe pagoi tri here, por u desh te vinte Edi Rama ne krye qe te perfundonte rruga automobilistike e Valbones qe u pagua tri, por u vodh kater here nga kusaret lokale te Sali Berishes…qe Bajram Currit = Kandahar ti kthehej pamja e qytetit te Alpeve ne saje te investimeve te qeverise Rama dhe bashkepunimit mbipartiak me kryetarin e Bashkise se Bajram Currit.
    Zjarrvenesi i Shqiperise nuk mund te mos ia vinte flaken edhe vendlindjes se tij Malesise se Gjakoves!
    Armiku me i madh i Shqiperise nuk mund te mos ishte e jete edhe Vrasesi serial me katil i vendlindjes se tij, Tropojes. Bile edhe me egersisht e barbarisht se Shqiperise! E urren per vdekje sepse ajo ishte e para qe e njohu dhe kushtroi kunder rrezikut te tij.
    Askush si nena nuk e njeh femijen e vet ! A keni vene re se Sali Berisha permend motren e axhen, rrallehere baben e pothuajse asnjehere vellain e tij Selim Berishen , nje intelektual mendjendritur dhe never ever, asnjehere e ne asnje rrethane, nenen e tij ! Kur urren e mohon nenen e vet si mund te nderoje e vleresoje vendlindjen e dheun e nenes- memedheun e vet !?
    Ndaj shuni, heshtni e mos e shani Tropojen dhe tropojanet. Ata ishin te paret qe u paralajmeruan cka do te sillte Sali Berisha dhe kamikazet e tij per Shqiperine e vete Tropojen si bije e saj.
    Mos i shani tropojanet! Ata u dolen borxhit. Ashtu si ne 1910-1912, 1924, 1939, 1944… vetem dy jave pas kapjes se dallendyshes se pare te demokracise, PD-se nga Sali Berisha me ndihmen e revoles kobzeze per demokracine shqiptare te Gavroshit- Azem Hajdari mbi tavolinen qe do ti hante koken ne priten ku e nxori Doktor Damllaja i Tropojes , alias Sali Murtaja i Shqiperise.
    Mos e ngaterroni Sali Berishen e nje grusht kamikazesh, policesh, prokuhorash, gjykatesish, e banditesh te hurit e te litarit me Tropojen e tropojanet e vertete !

    Mos a ngaterroni Tropojen
    me asnje tropojan !

    Ka kryprokuhora kamiikaze te Sali Berishes si Avni Shehu e Fatos Dervishi, si Adriatik Palla e Besim Hajdarmataj, vetem ky i fundit nga Tropoja, ka gjykates e kryegjykates ala Xhind Xhona ( Gjin Gjona )…si ai i 2 prillit shkodran,por ka eshte kryeprokurora shembullore tropojane te drejtesise se vertete e shtetit shqiptar si Avni Doci , drite i paste shpirti dhe emri i nderuar ne Parajse, e Arben Dollapi, qe sakrifikuan jo vetem karriken por gjithcka per mbrojtjen e ligjit dhe te drejtesise nga Fatos Dervishet e Adriatik Pallat…. qe nuk iu nenshtruan dhe nuk u kthyen ne kamikaze te Sali Berishes.
    Edhe Avniu edhe Arbeni jane nga Tropoja. Ka edhe te tjere jo vetem nga Tropoja qe nuk jane shitur as blere qe kane ruajtur figuren e dinjitetin e tyre.
    Ndaj heshtni
    Mos bre vellezer e motra !
    Mos mekatoni duke share Tropojen!
    Tropoja ashtu si Kosova, Malesia e Gjakoves ashtu Cameria si cdo pellembe e shenjte e Shqiperise natyrale eshte e jona, jo vetem e tropojaneve, por edhe cdo e gjithe shqiptari, e cdo miku e mysafiri nga cdo cep i Botes!
    Byrem- Bujrum ! Buke e kripe e zemer !
    Miresevini ne shtepine tuaj Tropoje!
    Kjo eshte Malesia e Gjakoves, Tropoja e vertete me gjuhen e fakteve dhe se vertetes !
    Mire se u ka pru Zoti !
    Na i ndritet edhe traret e shtepise!

    From: Alban Dega
    Date: October 30, 2011 at 7:03:08 AM EDT

  6. Alban Dega says:

    PERGEZIME VELLAZERORE !

    Suksese ne detyre Bute Biberaj !
    O sa mire me qene shqiptar… e amerikan i mire dhe i suksesshem se :
    Amerika e Shqiperia
    Lidhur jane
    Si Nena e Bija !
    Jo vetem sot
    Por tash e …
    qindra mot !

    Shenim:

    Bute Biberaj eshte nje nga tete femijet e Hysen Kadri Biberajt.
    Mbaron shkollen e Larte per mesuese te Kultures Fizike dhe punon dy vjet ne ate zanat.
    I futet studimeve te metejshme per Jurisprudence dhe brenda nje kohe te shkurter merr lejen e avokatise nga BAR i Nju Jorkut, Washingtonit, Virxhinias dhe disa shteteve te tjera te SHBA-se.
    Shkelqen ne cdo hap te karrieres dhe zgjidhet si Gjykatese, Prokurore dhe dje hedh nje hap tjeter me lart ne rrugen e saj profesionale dhe politike.
    Bute Biberaj eshte motra e Elez, Hasan, Muse, Selim Biberaj dhe tri motrave te tjera te gjithe te suksesshem ne saje te zellit, te shkollimit, te punes, te mendjes se tyre, dhe pa dyshim edhe shanseve te medha qe te jep liria dhe demokracia e nenes boterore te tyre , SHBA-ja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje