Në muajt e tij të fundit në arrati, udhëheqësi i grupit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi ishte i acaruar, i trembur nga tradhtarët, ndonjëherë i maskuar si një bari.
Sipas një shkrimi të publikuar nga “The Associated Press”, bashkëpunëtorët e tij kanë thënë se ai ishte i fiksuar për sigurinë dhe mirëqenien e tij dhe duke u përpjekur të gjejë siguri në qytete dhe shkretëtira në Sirinë lindore, pranë kufirit irakian.
Në fund udhëheqësi braktisi zonat e ISIS-it, duke “rrëshqitur” në territorin armiqësor në provincën veri-perëndimore të Idlib-it të Sirisë, të drejtuar nga rivalët e grupit radikal të lidhura me al-Kaidën.
Atje, ai hodhi veten në erë gjatë një sulmi të 26 tetorit nga forcat speciale amerikane në shtëpinë e tij të fortifikuar.
Dhe po sipas të njëjtit shkrim, ai nuk agjëronte dhe për muaj të tërë, ai mbajti një adoleshente “yazide” si skllave.
Vajza, e cila u la e lirë në një sulm të udhëhequr nga SHBA-ja në maj tha se al-Baghdadi fillimisht u përpoq të ikte në Idlib në fund të vitit 2017.
Atje, adoleshentja qëndroi për katër muaj në shtëpinë e vjehrrit të al-Baghdadit, një ndihmës i ngushtë i quajtur Abu Abdullah al-Zubaie.
Al-Bagdadi do ta vizitonte atje shpesh dhe do ta përdhunonte dhe herë pas here e rrihte.
Ai lëvizte vetëm natën, duke veshur atlete dhe duke mbuluar fytyrën, gjithmonë me rreth pesë burra sigurie që e quanin “sheik”.
“Kur e pyesja për ndonjë gjë, ai nuk më jepte përgjigje për arsye sigurie. Jo të gjithë e dinin se ku ishte”, tha vajza.
jarina na, jarinana ne, goca lales ku ja je, me pak llafe sum suma ke lala artikull.
Pupuuu nuk ka ngel dite pa nje skandal nga islamoleshet dhe Islamoqent.
???https://www.pinterest.ca/pin/305892999672249820/
Sigurisht qe te behet interesante per shqiptarin duhet te futet pak seks , perndryshe do thone cna duhet ky lajm. Por ne anen me serioze nje njeri me pak tru pyt. Ku eshte fakti se eshte vrar? Eshte fakt se Osama u varros ne det? Mos qeshni. Nqs se nje komedian shqiptar ta thoshte i pari
kete fantazi njerezit as do qeshnin. Do e tallnin.Jane vertet genjeshtera por shumica i besojne se gjoja lajmet vijne nga USA. Por cfare eshte e vertete e padiskutueshme eshte se ky u “edukua” nga USA ne burgjet e Irakut kurse Osama ne Afganistan.
NJE SHKE——DHAT MA PAK
Rrac qeni ..bota do ishte me mir pa kyt rrace te piste
Intefesant kur thihet ” ishte i fiksuar per sigurine ” dhe mirqenien .Paska qen njeri normal! Pse nuk duhej te ishte ?. Pastaj per mirqenien kush nuk eshte ? Per ate punen e adoleshentes po ju kujoj ate tipin qe u gjet i vrare ne burgun e siguris se larte ne amerike . Mbahej aty per te deshmuar per president e senator te amerimes qe shkonin me adoleshente .