Erdogan: Fethullah Gulen i rëndësishëm për Turqinë si ish lideri i ISIS për Amerikën

5 Nëntor 2019, 18:20Bota TEMA

Udhëheqësi i organizatës së akuzuar nga Ankaraja për komplotin e dështuar të grushtit të shtetit në vitin 2016 në Turqi, Fethullah Gulen, është i rëndësishëm për Turqinë po ashtu si udhëheqësi i ISIS-it, al Bagadi për SHBA-në, deklaroi presidenti turk, Recep Tayip Erdogan.

Erdogan kërkoi edhe njëherë ekstradimin e manjatit dhe klerikut, i cili dikur ishte aleat dhe sot jeton në SHBA, vite pas grushtit të dështuar të shtetit.

”Ai jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi Erdogan në një fjalim para grupit parlamentar të partisë së tij AKP, rreth një javë para vizitës së planifikuar në Shtëpinë e Bardhë, të cilën Erdogan e vuri në dyshim për shkak të tensionit me Uashingtonin për kurdët dhe njohjen e gjenocidit armen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje