FOTOT/ Zemërimi spanjoll: Digjen fotografitë e mbretit në Barcelonë

5 Nëntor 2019, 16:12Bota TEMA
FOTOT/ Zemërimi spanjoll: Digjen fotografitë e mbretit në

Mijëra separatistë katalanë kanë dalë nëpër rrugë në Barcelonë për të protestuar ndaj një vizite të mbretit të Spanjës, Filipi i VI.

Protestuesit dogjën fotot e mbretit nëpër rrugët kryesore ndërkohë që shumë prej tyre i binin tenxhereve dhe tepsiave dhe thërrisnin, Katalonja nuk ka mbret!

Rajoni është prekur nga protestat prej javësh, të shkaktuara këto nga burgosja e liderëve separatistë, muajin e shkuar.

Zemërimi vjen vetëm pesë ditë para zgjedhjeve të dyta të përgjithshme në Spanjë, brenda këtij viti. Zgjedhjet e të dielës synojnë të thyejnë impasin e shkaktuar nga ato të prillit. Para votimit, pesë liderët e partive kryesore parashtruan programet e tyre mbi krizën katalane në një debat të transmetuar live në televizion. Efekte…

Indipendentistët ndërkohë kanë paralajmëruar një demonstrim të madh të shtunën, ditën kur edhe do të mbahet heshtja zgjedhore, në prag të votimit.

1 komente në “FOTOT/ Zemërimi spanjoll: Digjen fotografitë e mbretit në Barcelonë”

  1. Te pastrohet sheshet e Shqiperise nga Kermat e Kombit

    zogun e kurves ta coptojne shqiptaret ne menyre demostrative

    Shqiperise duhet t’i vihet deri ne vende .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje