Peshkatarët ekzekutojnë 16 kolegët e tyre dhe i hedhin në det

7 Nëntor 2019, 13:50Bota TEMA

Tre peshkatarë nga Korea e Veriut janë akuzuar për vrasjen e 16 anëtarëve të ekuipazhit të anijes para se të lundronin drejt Koresë së Jugut.

Dy prej tyre, të arratisur, u dorëzuan në Veri.

Ata kaluan kufirin detar të shtunën dhe u arrestuan nga autoritetet në Jug.

Koreja e Jugut zakonisht u jep azil por në këtë rast tha se dy djemtë paraqisnin kërcënim për sigurinë kombëtare.

Ata u trajtuan si kriminelë dhe u dërguan përsëri në Veri.

Pasi kaluan kufirin me anijen e tyre të peshkimit, u deshën dy ditë që marina e Koresë së Jugut t’i kapte ata.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, dy peshkatarët dhe një burrë tjetër vranë kapitenin e anijes në fund të tetorit për shkak të mënyrës së ashpër që ai i trajtonte.

Më pas vranë të gjithë anëtarët e tjerë të ekuipazhit që protestuan, një nga një. Trupat u hodhën në det.

Tre të dyshuarit fillimisht u kthyen në Veri, por kur njëri prej tyre u kap nga policia lokale në një port, dy të tjerët vendosën të iknin me anijen e tyre në Jug.

Të dy djemtë rreth 20 vjeç u dorëzuan në Korenë e Veriut në fshatin kufitar Panmunjom në zonën e demilitarizuar.

Ky është dëbimi i parë i Jugut në Veri përmes Panmunjom. Nuk ka asnjë marrëveshje ekstradimi midis dy shteteve.

1 komente në “Peshkatarët ekzekutojnë 16 kolegët e tyre dhe i hedhin në det”

  1. Spartakos Thrakiotis says:

    Nuk na bën përshtypje, kemi pasur edhe në Shqipëri dikur të tilla raste. Me dragen thelluese në Sarandë, dy persona nga ekuipazhi vranë shokun e tyre me levë dhe tentuan të ikin ne Korfuz. Motoskafi i degës Durrës, kapteri vrau oficerin një marinar dhe plagosi një marinar akoma, dhe i ka hedhur në det. Dhe shumë të tjera të kësaj natyre. Prandaj shumë mirë u a ka bëre atyre Korea e Jugut që i ktheu mbrapa kriminelet. Ata vranë shokët e tyre do u dhimbsen të tjerët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje