“Tërheqja e SHBA-ve nga pakti i klimës i Parisit sjell justifikim për të tjerët”

8 Nëntor 2019, 13:52Bota TEMA

Sipas një ambientalisti, tërheqja e SHBA-ve nga traktati i klimës në Paris do të ndikojë në mënyrë negative në të ardhmen e aktit pasi ky veprim u jep vendeve të tjera një “justifikim” për të vepruar më ngadalë.

Autori dhe themeluesi i organizatës joqeveritare të mjedisit “Lëvizja 350”, Bill McKibbe, duke folur për Anadolu Agency (AA) thekson se nëse “ekonomia më e madhe në tokë” nuk do të jetë pjesë e marrëveshjes klimatike të Parisit, atëherë do të merret “presioni nga të gjitha vendet tjera dhe do t’u jepet atyre një justifikim për të ecur ngadalë”.

McKibbe shtoi se veprimi i fundit i tërheqjes i SHBA-ve do të errësojë marrëveshjen dhe do të pengojë luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Duke iu përgjigjur pyetjes për kontributin kryesor të marrëveshjes së Parisit në reduktimin e efekteve të ndryshimeve klimatike, McKibben tha se kjo përshpejton inovacionin duke i nxitur vendet në të gjithë botën të lëvizin shpejt drejt energjisë së renovueshme që do të ulë çmimet.

Duke iu referuar skenarit të rastit të mundshëm më të keq që do të ndodhte nëse marrëveshja nuk do të ishte e suksesshme ose nëse vendet nuk do të ndalonin shkatërrimin e klimës, ambientalisti thotë se “nëse jo ferr në tokë, të paktën një temperaturë e ngjashme”.

Në qershor të vitit 2017, presidenti Donald Trump njoftoi tërheqjen e vendit të tij nga marrëveshja e Parisit, një pakt ndërkombëtar që punon drejt reduktimit të emetimeve të gazrave serë.

SHBA dorëzoi dokumentet në Kombet e Bashkuara (OKB) të hënën, veprim i cili fillon procesin 1-vjeçar të tërheqjes zyrtare nga marrëveshja historike klimatike në Paris.

Nëse procesi përfundon, SHBA do të jetë vendi i parë që braktis marrëveshjen. Humbja e superfuqisë në botë dhe emetuesit të dytë më të madh të karbonit duket se do të dërgojë një valë tronditëse përmes marrëveshjes.

Më 12 dhjetor të vitit 2015, palët arritën marrëveshjen në Paris për të luftuar ndryshimet klimatike dhe ajo hyri në fuqi më 4 nëntor të vitit 2016.

Pakti i klimës në Paris është pjesë e Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC). Ajo synon të zvogëlojë efektet e ndryshimeve klimatike duke reduktuar emetimet e karbonit dhe duke kufizuar rritjen e temperaturës globale në nën 2 gradë Celsius.

Sipas marrëveshjes së Parisit, vendet e industrializuara premtuan mbështetje financiare për vendet në zhvillim për masat e mbrojtjes së klimës, transferimit të teknologjisë dhe programeve të ngritjes së kapaciteteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje