31 dhjetori 2019 është afati i fundit kur do të lejohet që në vendin tonë të hyjnë makina të përdorura që nuk janë të pajisura me sistemin EURO 4.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar të gjithë qytetarët që duke filluar nga 1 janari 2020 do të lejohet të zhdoganohen vetëm makinat që përmbushin kriterin EURO 4 e lart.
Ky vendim është marrë në tetor të vitit 2018 si një masë e nevojshme për të ndaluar ndotjen mjedisore nga makinat e prodhuara përpara vitit 2009 dhe që nivelin e ndotjes e kanë më të lartë.
Ndërkohë sa i takon makinave me kilometrazh zero, ato duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6, të gjitha këto kritere që janë të parashikuara në VKM Nr. 633, dt. 26.10.2018.
Vendimi për të ndaluar importin e makinave të përdorura ishte parashikuar të hynte në fuqi në janar të këtij viti, por që u shty për në 1 janar 2020 për shkak se tregtarët e vegjël ngritën shqetësimin se shumë makina të blera kishin mbetur të bllokuara në pikat doganore, pasi ishin më vit prodhimi përpara 2009-ës.
Sipas të dhënave zyrtare të DPSHTRR-së, në 8 muaj kanë hyrë në vendin tonë 5.209 mjete me vit prodhimi mbi 2009 / Euro 4 e lart, ose 45% më shumë mjete më të reja, çka sjell ulje direkt të ndotjes së ajrit.
Si gjithnji shqiptart bejn me shum sec duhet.
Edhe shtet morracak,s prodhojn makina,edhe pordhnojn me ligje per makina t reja.
Po ku do i gjejn leket njerzit me ble makina t reja ?!
Edhe n gjermani vet,ku prodhohen makinat si pordhet e gomarit n duhan,edhe atje s t ndalo kush per vitin e prodhimit.
Si gjithnji shqiptart sillen debilisht.
KY LIGJ DUHEJ TE DILTE ME KOHE , PASI KETO MAKINA TE VJETRA NXJERRIN NJE TYM TE PAPARE , I CILI RREZIKON SHENDETIN E GJITHE QYTETAREVE DHE NE VECANTI TE FEMIJEVE . KUR VJEN NGA JASHTE , TIRANA TE DUKET NJE BANGLADESH , OSE SI KANDAHAR , NJE RRUMPALLE E VERTETE .
KY VEND NUK DO TE FUTET KURRE NE EUROPE , SEPSE NJERZIT JANE DRU ME PRE , POLITIKANET JANE HAJDUTE DHE SI PASOJE KY VEND NUK RREGULLOHET ,POR VETEM PRISHET . TURP QE GJATE 30 VITEVE ESHTE KTHYER SHQIPERIA NE NJE VEND SKANDALOZ , TE VJEN TURP TE FUTESH NEPER RRUGICAT E TIRANES ,APO DURRESIT .
Shikoni o plera te regulloni cilesin e Naftes ajo ka rendesi.
Do te ndalohen makinat a prodhuara para vitit 2009 apo do vazhdojn te lejohen makinat euro 4 ???? Me te qarte ne dhenien e lajmit se e keni ber corb. Makinat euro 4 kane filluar prodhimin ne vitin 2004 . Ato qe jane prodhuar ne 2009 jane pjesa me e madhe euro 6. Keshtu qe i bie edhe euro 5 nuk do lejohet te futet???
kesaj i thone edhe dhi e krimbur edhe bisht perpjete