Arta apo Marsida, është si pyetja: 30 qershori apo 13 tetori?!

10 Nëntor 2019, 19:50Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Mos u lodhni të kuptoni debatin ligjor që tenton të prodhojë ilir Meta pasi ai më të qartë se sa Kushtetutën ka objektivin e vet. Objektivi i vet ka të bëjë me mos ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. 

Tre ditë më parë kjo gjë u kuptua qartë. Presidenti refuzoi të dekretojë si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, njërin nga kandidatët e renditur sipas Kushtetutës, nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, duke ngritur pretendime absurde se e ka pezulluar procedurën dhe afatet kushtetuese dhe se do të emërojë kandidatin e tij pasi të plotësojë më parë vakancën Kuvendi.

http://www.gazetatema.net/2019/11/07/beteja-e-ilir-metes-per-te-cdekretuar-gjykaten-kushtetuese/

Pas kësaj sipas Kushtetutës emërohet automatikisht e renditura e para në listën e KED dhe kjo gjë u bë. Arta Vorpsi është anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga lista e Presidentit.

Nesër Kuvendi do mblidhet të zgjedhë dy anëtarët e tij për në gjykatë dhe do të kemi një Gjykatë Kushtetuese me pesë anëtarë.

Deri këtu gjithçka është ligjore dhe nuk kemi as tagër ta debatojmë. Ajo që është thelbi i debatit, nuk është rruga ligjore dhe çfarë parashikon Kushtetuta, por strategjia e Ilir Metës për ta lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, pasi ngritja e Gjykatës Kushtetuese i jep fund mandatit të tij dhe i hap vendit, rrugën për zgjidhjen e gjithë krizave.

Strategjia e Ilir Metës është e parashikueshme. Eshtë e njëjta, pikë më pikë, si ajo e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Zgjedhjet e dekretuara në afatin kushtetues, siç e tha më pas dhe Komisioni i Venecias, nuk mund të shtyhen dhe sikur të jetë luftë, pa konsesusin e palëve. Ilira Meta i shtyu për të ndjellë luftën dhe dekretoi 13 tetorin me shpresë se vendi do zhytej në flakë dhe ai do shpëtonte.

Po bën të njëjtën gjë me Gjykatën Kushtetuese. Thotë që nuk e dekretova për 30 ditë, pasi prisja radhën të dekretonte një dhe Kuvendi, ndërkohë që vakanca e shpallur për Presidentin është e ndarë nga vakanca e shpallur për Kuvendin, dhe ky i fundit është brenda afateve edhe nesër. 

E bën këtë që nesër pasi të miratojë Kuvendi dy të vetët, ai të dekretojë anëtare gjykate, Marsida Xhaferllarin, që është renditur e katërta në listën e KED. Nuk po i hyj këtij debatit nepotiko-politik, që është bashkjetuese e një deputeti të PD, as faktit që ajo  është renditur e katërta dhe ligji të detyron të zgjedhësh 3 të parët. Por thjesht faktit që Ilir Meta nuk ka çfarë zgjedh më. Ai ka zgjedhur Besnik Muçin dhe ka konsumuar afatin për të mos zgjedhur asnjë tjetër. Vendi i tij është plotësuar.

Pika 4, neni 7/b i ligjit për Gjykatën Kushtetuese thtoë se: “Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës nga KED, emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës”.

Kaq të drejta ka Ilir Meta. Nuk ka përdorur asnjë prej atyre. Do të zgjedhë të katërtën dhe jashtë afatit, vetëm që të mos ketë Gjykatë Kushtetuese, pasi do t’i kontestohet. E sigurt është që ai do të çojë të keqen deri në fund. Do të zgjedhë edhe jashtë ligjit edhe jashtë listës së rendit. Do të zgjedhë atë që do, për të mos u pranuar, për t’u kthyer në betejë dhe për të përsëritur debatin 30 qershor, apo 13 tetor.

Në këto kushte nuk ka çfarë debaton. Thjesht duhet zgjidhur siç u zgjidh 30 qershori. Shumica duhet të respektojë Kushtetutën, ai le të bëjë sikur respekton Alibeajn, por që në fakt kërkon të mbrojë veten, nga Gjykata Kushtetuese.

12 komente në “Arta apo Marsida, është si pyetja: 30 qershori apo 13 tetori?!”

  1. Mondi says:

    Keni te drejte Kristaq.Faleminderit dhe respekte.Me njerez si ju shqiperia nuk shuhet.

  2. deshmitari says:

    Gabohesh Mero kete radhe ai pas ketaj nen sugjerimin e Berishes do te shperndaje parlamentin duke dashur te çoje vendin ne kolaps!A nuk u bene apel deputeteve ta lexojne mire testamentin e formuluar nga Berisha dhe te firmosur nga Meta!E shikoni qe Basha hesht sepse mendon se pas ketaj duhet te hidhet ai ne aksionin revolucionar te protestave por qe per fat te keq nuk po gjene mbeshtetje e koha nuk pret!Do shikoni ditet ne vijim se kush eshte vendimi i marre nga Berisha e qe i eshte lene Metes per zbatim si ne 21 Janar 2011 ku vendimin per vrasjet e 4 kokepalareve e mori Berisha dhe e zbatoi Basha!Ky vendim do te sjelle pershtjellim pasi ai i humbur eshte nuk ka ç’fare humbet me ,vetem po fitoi remujen destabilitetin per tiu dhene mundesia e Gruevskit te shkoje tek Putini per strehim politik!

    1. ben says:

      Ka vetem 1 problem te vockel, te vogel fare.
      Lista qe I eshte derguar presidentit eshte e njejta me ate qe I eshte derguar parlamentit.
      Nuk e di ne cilin nen te ligjit dhe kushtetutes rilindja e ka lexuar kete ligj.
      Lista e rilindjes duket te jete si administrata e rilindjes me renditjen:
      Ne vend te pare vellai I Rumit
      Ne vend te dyte vellai i Rrajes
      Ne vend te trete vellai I Roshit.
      Ja kjo eshte rilindja dhe reforma ne drejtesi, keta do luftojne krimin dhe grabitjet e tokave dhe te parave te shqiptareve.
      Shteti shqiptar me llum se kaq nuk ka qene dhe as ka per te qene ndonjehere.

      1. ka rrjedhur says:

        O “ben” je konstitucionalist ti?! Me dukesh si injorant, prandaj theme se po intereton kushtetuten sikur ata qe e kane bere nuk dine ta lexojne. Pika ne bythe qe te perpiqesh tere naten sikur ha spec djeges.

  3. Iliri nga Gjermania says:

    ??Tani mori fund loja e Presidentit.
    Le te ngrohet ne diell dhe disa dite ne Gjirin e Lalzit??

  4. Roza says:

    Bravo Mero si gjithmon i qarte dhe i sakte
    Z.Baze kam nje pyetje, jeni terhequr si gazet nga sqarimi i pronesise se genjeshtrave te Lulit per dy vilat
    Na ke premtuar qe do e sqarosh deri ne fund kete mashtrim
    Faleminderit

  5. ABC KORCA says:

    Une prap te njetin mendim kam
    Kush e vuri meten president?
    A ishte amerika dakort me meten president?
    Z.Mero…kam harruar te pyes dicka.
    Ne darken Rama-Meta + vasili( sekretar i lsi-se) & veliaj… kryetar bashkie?!?!?! tek restorati i peshkut tek pazari i ri……
    Ku ishte sekretari i PS-se?!?!?!????
    Apo u diskutua se cdo ndodhe per 10-15 vitet e ardheshme dhe veliaj do mbeshteste kupolen e lsi-se??????

  6. ETHEM LALAJ says:

    MERO- SI GJITHMON I SAKTE.KETE DO POPULLI E JO SPEKULLANTET BERISHIST HAJDUT E VRASES.
    -METES PO I VJEN FUNDI,NDAJ DO TE VONOI GJ.KUSHTETUESE.
    -META E SALIU JANE FATKEQSIA E KETIJ VENDI NE 30 VITE.KETE E DI MIRE POPULLI,SHBA,BE.VETEM SALISTET BEJNE SIKUR NUK E KUPTOJNE.
    -KUVENDI DUHET TI PARAPRIJE VOTIMIT PER SHKARKIM TE LIKES ORGJENTISHT DHE TE PRESE GJYKAREN PER MIRATIM.
    -SHBA+BE KERKOJNE NE TAVE PESHKUN E MADH.DHE ATA FILLIMISHT JANE 2.LULI I LOBIMIT RUS,21 JANARIT… DHE LIKJA I FLORIT TE KRRABES 7 %, AFERES ÇEZ,ETJ.!

  7. TNT says:

    Rrugaci Meta thuaj, se President ate le ta mbaje Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje