Përse Lulzim Basha nuk padit lobistin Nick Muzin si “gënjeshtar”?

9 Nëntor 2019, 18:30Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Pashë që Lulzim Basha në gëzim e sipër që arriti të konsolidojë traditën e mbylljes së hetimeve penale ndaj tij me procedurë, këtë radhë me vonesë të letërporosisë nga SHBA, ishte hedhur edhe në sulm. Thoshte që 650 mijë dollarët që e akuzojnë si të paguar nga rusët, janë shpikje e Edi Ramës.

Është normale që dikush të gëzohet kur mëson që shpëtoi nga burgu. Dhe Lulzim Basha nuk ka pse të mos ndjehet i gëzuar, që është afër të shpëtuarit. Por nëse e ka vërtet se ndaj tij është bërë ndonjë padrejtësi, ai e ka më të lehtë se kushdo tjetër të marrë hak.

Njeriu që ka marrë më qafë Lulzim Bashën në gjithë këtë histori, nuk është Edi Rama, as Arben Ristani. Bile nuk është as ai Dervishi që mban financat e PD.

Të gjithë këta nuk kanë fare dijeni se si i ka çuar Lulzim Basha 650 mijë dollarë në SHBA, kujt ja ka dhënë, apo kush ka paguar për të, nëse ai nuk i ka çuar me çantë.

I vetmi njeri që di gjithçka dhe që e ka nxjerrë zbuluar Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike si të financuar nga rusët, është personi që i ka përfituar këto para.

Ai quhet Nick Muzin, jeton në SHBA, një lobist që ka nënshrkuar kontratë me firmë me Lulzim Bashën, dhe ka deklaruar në shtetin e vet taksat që paguan, pasi ka plotësuar një formular ku thotë se 650 mijë dollarë i ka marrë nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës përmes dy biznesmenëve rusë.

Për të qenë serioz deri në fund, ka depozituar dhe kontratën.

Pra Edi Rama, Arben Ristani, media në Shqipëri, përfshi dhe Dervishin e financave të PD, mësuan se rusët kanë paguar 650 mijë dollarë për Lulzim Bashën, prej Nick Muzin, i cili tani është nën hetim në SHBA për punët e tij.

Tani si ka mundësi që ky Lulzim Basha, nuk lë njeri pa përgojuar, nuk lë gjë pa shpikur, nuk lë gënjeshtër pa fantazuar, por nuk thotë dot asnjë fjalë për të vetmin njeri mbi këtë tokë, që i ka zbuluar pagesën prej 650 mijë dollarë prej rusëve?

Çfarë  e pengon Lulzim Bashën të padisë Nick Muzin si mashtrues dhe me këtë rast, t’i hapë telashe të rënda në SHBA, pasi prek deklaratën e tij për taksat.

Si ka mundësi që dikujt i ka lindur në zemër t’i japë 650 mijë dollarë Lulzim Bashës vetëm për ta dëmtuar, pa i treguar fare?

Gënjeshtrat e Lulzim Bashës janë shpeshherë foshnjore. Janë të tipit “ika nga apartamenti në vilë, se më ishte prishur suvaja”, apo “i bëra vetë listat e deputëve se s’kisha njeri në zyrë veç kunatit atë mbasdite”.

Por kjo që po ndodh tani, kur këtë e akuzon një lobist amerikan, me të cilin ka nënshkruar kontratë me firmë të vet, për t’i dhënë 650 mijë dollarë, ja ka dhënë ato para, ai i ka deklaruar ato para, dhe ky jo vetëm që nuk e padit këtë njeri si mashtrues, por ka frikë të zërë dhe emrin në gojë, ilustron më së miri mungesën e fantazisë për të gënjyer.

Shto këtu pastaj dhe inatin që ka, që ato para mund t’i ketë paguar dhe vetë Basha me çantë dhe ai ja ka deklaruar si para ruse.

Basha thjesht duhet të zgjedhë, ose të pranojë që ka transferuar ilegalisht 650 mijë dollarë, ose që i ka marrë nga rusët. E para është akuzë penale. E dyta është morale.

15 komente në “Përse Lulzim Basha nuk padit lobistin Nick Muzin si “gënjeshtar”?”

  1. Kaonia says:

    E kuptuam si eshte situata, cdo behet me lulin ,apo ja hodhi prepe.Vetem ketij si hyn gjemb ne kembe,i lumte.Qepeni te gjithe nga Edi i pari e gjer te ne qe kome tojme ketu.

  2. Raimond vlonjati says:

    Po qe Basha eshte budalla nuk di te genjeje , kjo kuptohet lehte
    Rama , po qe eshte mjeshter ne te genjyer.

    1. Mondi says:

      Nah,nuk eshte mjeshter Rama perderisa I kupton dhe nje palle si ty.

  3. Vangjeli says:

    Lulzim Bashen e vune serbet ne PD si zv e Berishes.Zgjedhja dhe rekrutimi i Bashes nga sherbimet sekrete serbe tregon degradimin e tyre kur shkojne e zgjedhin nje cope budallai dhe idioti per te zevendesuar agjentin e tyre te vjeter dhe qe u dha shume suksese ne punen e tyre kunder Shqiperise.

    1. shqiptari i ilirise says:

      Shkurt dhe saktë!Kjo është e vërteta Vangjel!

  4. LORA says:

    Nuk ka gje prej gjeje foshnjore tek lul-holandezi;ai eshte monster.
    Parate e blerjres se influences antikombetare,mbi vullnetin zgjedhes te 2017-es, jane para te grabitura shqiptarve,,,se nuk i hengri bytha rusve te paguajne shuma te majme ne favor te atyre qe shumica e cilesuar e Popullit Shqiptar nuk do t’ua shohe surratin.Vendet e medha si rregull i zhvasin vendet e vegjel;u be kusaro-krimineli shqup-s te ndryshoje rregullin!!!!!
    Per mua pagesa duhet te jete me e majme se ajo qe mediatizohet,deri tani.

  5. Vari Janullen! says:

    Problemi i vertete eshte se kete teveqelin e vajisur e kane kapur ne Hollande duke e marre ne b… nga ndonje travestito dhe qe aty nen forcen e shantazhit, por edhe duke e bere te pasur nga hici, njesoj si te gjithe oligarket qe kanibalizuan sektorin strategjik industrial per llogari te te treteve dhe tani kete lloj kukulle teveqele na e kane imponuar me force, per te marre kontrollin e Shqiperise. Ne fillim ja imponuan nje tradhetari te felliqur si Sali bagla dhe ai duke qene peng, i dhuroi partine dhe tani i ben i deshperuar gojore luleshtrydhes se tij teveqele. Me Lulezim Bashen ka nje perpjekje te fuqishme te padroneve te tij per te marre kontrollin e shtetit shqiptar dhe ketu nuk kam parasysh Berishen qe eshte po aq peng.
    Problemi eshte qe interesat qe luajne fijet e Bashes, jane me te fuqishme brenda Shqiperise, se shteti i kalbur shqiptar, qe zbythet nga 10 here cdo dite edhe nga me ordineri i cerrave dhe lafarakeve te lagjeve.
    Prandaj Mero Baze me duket gjeja me absurde te vazhdosh edhe ti vesh prej 10 vjetesh pyetje nje pengu si Basha. Cfare pret te te thote? Te pergjigjet vetem ashtu si mundet, duke blere ndonje vile nga leket qe i dhurojne per te bere liderin kukull.

  6. Detari says:

    Cfare pyetje… haha, po pse i pamend eshte Luli o Mero, Luli ka miliona euro ne llogari bankare dhe ti ben pyetje kot fare.

    Luli tall tra*in me popullin islamik te shqiptaristanit.

  7. Qivach Ballozi says:

    Si Lul Basha n Amsterdam per Halloween duket ky.
    Veçse ,Luli,n vend t kobures mas bythe,mbante nje cop sallami holandez,qe e perdorte me krrujt sumen.

  8. Qetësusi says:

    Luli është njê hajdut si shumë të tjerë , por ai ka celsat e kashtës sot për sot , prandaj e keqja popullit i vjen nga keqqeverrisja e ramës .mero nuk të pyeta sa herë e ka bërë shurrën luli sot??????

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Shkrim i mire Mero. Megjithese ka 2 faza ky muhabet. E para eshte se ai bilbili matane oqeanit s’ka folur akoma dhe nese ka folur, eshte kopsitur nga SPAK. E dyta eshte qe kjo s’ka vajtur ne dore te gjykates akoma me nje versjon se si Prokuroria do ti ndjeki gjerat. S’do te thote qe 2 prokurore kane shkruajtur nje pacaure dhe o burra te hidhemi ne lum te kapim gurin e ketyre 2 felliqsirave.. Prokuroria akoma nuk eshte paraqitur para gjykates te ngrej pretencat e saj.. Prokuroret nuk jane gjykates. Dhe ata prokurore kane nje Kryeprokurore… Qesharaku te dali sa here te doje nga gezimi por nuk ishte as vendim gjykate e madje madje nuk ishte as pretence e prokurorise e ngritur para gjykates.. U hodh vogelushi nga gezimi me gjithe ata horra qe kishte verdalle (dhe populli e kupton se per c’fare i mban).. Asnje femer verdall, asnje femije, asnje i moshuar.. Vetem kokecepa duke gerthitur si halabake… Une s’besoj se kjo histori do mbetet me kaq..

  10. YMER CORAPA OSE MERO GELBAZA MJESHTER BYTHE says:

    MERO GELBAZA OSE YMERI KUR JA LEPI BYTHEN TAULANT BALLES JO VETEM JA LEPI BYTHEN POR EDHE JA MASTURBON EDHE KARIN NE TE NJEJTEN KOHE, MJESHTER I MADHE KY MJERO I PARTISE a

  11. Agim says:

    Nik Muzin po bashkpunon me organet e prokurorise me shba keshtu qe ai morri rolin e deshmitarit te penduar dhe kjo I jep imunitet per te mos shkuar me burg per mosdeklarim ose fhehje te ardhurash apo sic quhet evasion fiskal dhe e njeta gje duhet te bejme edhe prokuroret shqipetar. To afrojne muzinit imunitet ndaj akuzave me shqiperi. Kete kerkon amerika dhe Jo rrezimin e akuzes ndaj kesaj ceshtjeje sic doli nga letra e ketyre Dy prokuroreve shqipetare. Keto ose nuk e kiptojne we cfare do te thote bashkpunim me drejtesine si deshmmitar ose e bejne me qellim qe te shpetojne lulin nga akuza e cila nuk eshte pastrim parash por mosdeklarim te origjines te 650000$ qe Jane paguar firmes se Mazin. Pasi Mazin te tregoje te verteten se nga kane ardhur ato pagesa mos u habitni qe amerika te ngreje akuze ndaj lulit. Kini durim e do shifni se cfare do ndodhi.

  12. Segretaria online says:

    Po Basha eshte trangull dhe kukull, drejtoja pyetjet padrones se partise dhe Bashes, Shkerdhites motres se Shkerdhenit.

  13. Debatik says:

    Jam plotesisht dakort me ty segretari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje