Evropa e lakmon 5G-në kineze, Pekini merret me 6G

11 Nëntor 2019, 16:41Hi-Tech TEMA

Në kohën kur Evropa e admiron me lakmi teknolgjinë 5G të zhvilliar nga kinezët, gjegjësisht nga kompania e tyre Huawei, aziatikët kanë shkuar më larg, duke nisur zhvillimin e rrjetit më të përsosur, 6G.

Pekini tashmë i ka shpalosur planet për ta zhvilluar teknologjinë 6G me shpresën për ta forcuar dominimin e vet në lidhjet pa tel në të gjithë botën.

Ministria kineze e Shkencës dhe Teknologjisë i ka krijuar dy ekipe për ta zhvilluar rrjetin 6G, njëri nga disa agjenci qeveritare, ndërsa i dyti i me më shumë se 30 ekspertë nga universitete, qendra kërkimore dhe korporata të ndryshme.

Edhe pse planet e sakta mbi rrjetin 6G janë ende të paqarta, Pekini është i vendosur ta fitojë garën përballë një rivali të madh, SHBA-të.

Drejtori i Huawei, një nga liderët në revolucionin 5G, Ren Zhengfei, konfirmoi që kompania ka kohë që po punon në zhvillimin e rrjetit 6G, por që teknologjia do të arrijë vetëm pas dhjetë vjetësh.

Ndërkohë Qeveria amerikane po e akuzon Pekinin për përdorimin e kompanive si “Huawei” për spiunazh dhe po bën presion ndaj partnerëve evropianë që t’ua ndalojnë kompanive kineze rrjetet e tyre nacionale 5G.

2 komente në “Evropa e lakmon 5G-në kineze, Pekini merret me 6G”

  1. dyshuesi says:

    Nanjeher jo gjithmon ja fusin poedhes keta djemt e daje semit

  2. Ai vete says:

    E kam provuar rrjetin 5G ne Angli dhe jam i habitur perse rreklamohet kaq shume.
    S’ka asnje mundesi te perdoret ne te perditshme…totalish asnje!
    Rrejti 5G punonte me shpejtesi 1.000giga …qe eshte jashtetoksore…..por…….
    Punote vetem kur telefoni kishte pamje te drejperdrejte me telefonin,sapo ti humbisje pamjen e drejtperdrejte me antenen 5G ose ti ishte mbrapa nje muri jo me te larte se 1 meter….rejti ishte plotesisht i PAFUQISHEM.
    Nga 5G,kthehej ne 2G…dhe te keqen e 2G qe kemi,se ai 2G i rrjetit 5G,nuk te lejonte ne asnje menyre te beje apload.

    Keshtu qe: te kemi rrejtin 5G na duhen nja 500 miljarde antena( mund te them pak) vetem per shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje