Kancelarja gjermane Angela Merkel ka nënvizuar edhe një herë rrezikun e ndikimit të aktorëve të tjerë, përfshirë Rusinë në Ballkanin Perëndimor.
Nga Roma ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Merkel tha se BE duhet të bëjë më shumë për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Merkel: Jam mjaft e kënaqur që ndajmë së bashku me Conten të njëjtën strategji ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.
E duhet të bëjmë më shumë në këtë drejtim, për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.
Nëse nuk e bëjmë këtë aty do të hapet një boshllëk që do kërkohet të mbushet nga të tjerë. E kjo gjë nuk përputhet me interesat strategjike europiane.
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë dhe vende të NATO-s dhe ne ndajmë në këtë drejtim një strategji Atlantike.
Në të njëjtën linjë ishte dhe homologu italian Giuseppe Conte, i cili tha se Italia dhe Gjermania duhet të punojnë së bashku për arritjen e objektivit të zgjerimit të BE-së me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Conte: Raporti dypalësh mes Italisë e Gjermanisë është modeluar në varësi të kontributit që qeveritë tona mund të japin së bashku në zhvillimin e Europës.
Jemi në nisjen e legjislaturës Europiane e kjo forcon impenjimin e përbashkët në drejtimin e zgjidhjeve europiane në mënyrë që të bëjmë më efikas aksionin tonë në përballimin e sfidave europiane.
Duhet të punojmë së bashku për arritjen e objektivit të zgjerimit të BE me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Një temë kjo mjaft e rëndesishme për ne që e përballëm se fundi pa zgjidhjen e duhur.
Gjermania satelitet e saj ekonomik (ceki,sllovaki,poloni,hungari) i ka ne be nderkohe ballkani mund te paraqiten si satelite per italine qe do ta ndihmonin kete te fundit ne ekonomine e saj
Besoj se kjo eshte xhelozia e frances sepse zgjerimi i ballkanit nuk jep asnje fryt per francen dhe ajo eshte shume pak ose aspak prezente ne ekonomite e ballkanit.
dihet qe satelitet e frances gjenden jashte europes dhe prandaj ajo ska interes per zgjerim
Keto dy personalitete te ketyre dy shteteve dhe keto shtete historikisht kane luftuar per nje Shqiperi te lire,te pamvarur e demokratike perkrah vendeve europiano perendimore perfshire natyrisht edhe SHBA. Ne jemi ne lufte me demokracine per shkak te ndikimit historik Turk,Sllav dhe Rus. Duhet ti ruajme mardheniet miqesore me keto vende ne veçanti me Turqine,por rruget demokratike duhet ti kemi te ndara,per te mos rene ne vasalitetin dinak te tyre. E kemi provuar me te tre keto shtete se si kemi b/p.