Pas deklaratave të ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç i cili tha se Republika e Ganes ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.
Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit në detyrë të MPJ-së, Behgjet Pacolli, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ky është një tjetër lajm i rremë.
Zyberaj ka thënë se kjo është një propagandë e vazhdueshme dhe e ndyrë nga Ivica Daçiç.
Sipas tij Gana ka një ambasadore të akredituar në Kosovë dhe një konsull nderi poashtu.
“Është lajm i rremë i radhës. Çdo anëtar i OKB mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.
Shumica e vendeve anëtare të OKB kanë votuar në vitin 2010 rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të KB që filloi dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Është një propagandë e vazhdueshme dhe një fushatë e ndyrë nga Ivica Daçiç që është e kotë të humbësh kohën me të.
Gana ka një Ambasadore të akredituar në Kosovë. Gana ka një konsull nderi në Kosovë i cili i përfaqëson ata.
Kohën e fundit Ministri Pacolli u takua me Ministren e Punëve të Jashtme të Ganës në OKB në Nju Jork”, tha Zyberaj.
Daçiç ka deklaruar se Republika e Ganës është shteti i 16-të i radhës që ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe se deri në fund të vitit do të ketë edhe ç’njohje të tjera.
Lei pederastet, e bashkohuni,,,te tjerat jane pordhe me rigon
Ku bie Gana?!