Kosova është vendi i vetëm në rajon që po qëndron larg mini-Shengenit Ballkanik, pavarësisht mbështetjes së kryeministrit Edi Rama për këtë nismë i cili pas takimit me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin Zoran Zaev, në Ohër, tha se ” Prishtina u vetëpërjashtua”.
Megjithatë, udhëheqësit politikë në Kosovë nuk e kanë kursyer revoltën, duke e cilësuar mini-Shengenin si një nismë që fuqizon ndikimin e Serbisë në rajon. Zyrtarët në Prishtinë janë të bindur se ky projekt bëhet për të krijuar ‘Jugosllavinë e re’, ku Serbia do të ketë rolin kryesor, e Shqipëria e Maqedonia e Veriut do të jenë plotësuese të këtij plani.
I pari që reagoi ashpër ishte Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili jo vetëm refuzoi të merrte pjesë në samitin e Ohrit, por edhe kritikoi kryeministrin Rama për pjesëmarrjen në një nismë ku Kosovës nuk njihet si shtet.
Thaçi deklaron Kosova nuk dëshiron ta zëvendësojë perspektivën e saj Euro-Atlantike me ndonjë iniciativë rajonale. Ai gjithashtu tha se në samitin e parë të kësaj nisme ajonale, Serbia e anashkaloi me qëllim Kosovën.
“Kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë përderisa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.Vetëm kur të ndodhë kjo ne do të bëhemi pjesë e nismave të tilla rajonale si një shtet i barabartë”, ka shkruar Thaçi.
Por një reagim edhe më i ashpër ka ardhur sot edhe nga Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka thënë se Mini-shengenit i con vendet e Ballkanit Perëndimor nga në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia.
Sipas tij, këto janë manovrime të Serbisë për të bërë bisht detyrimeve ndaj Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.
“Ndoshta kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë Veriore e kanë të qartë se ku janë interesat e vendeve të tyre por Kosova kurrsesi”, ka shkruar ai. Sipas Mustafës, projektet e Unionit Doganor të shteteve të Ballkanit Perëndimor janë gatuar në kuzhinën e ish-Jugosllavisë.
“Në shikim të parë këto duken projekte atraktive, por nuk duhet të harrrojmë se çojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë. Kosova duhet të aspirojë tregun unik evropian, dhe të bëhemi pjesë e Marrëveshjes Shengen, ku janë shtetet e BE-së”, thotë kreu i LDK-së.
Sipas tij, marrëveshja Mini-shengenit lindi kur nuk u realizua projekti i ideuar në Serbi për Unionin Ekonomik të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të kundërshtimit të Kosovës dhe të Malit të Zi.
“Marrëveshjet e tilla cojnë në një situatë kur Serbia do të mbledhë pjesën më të madhe të tatimeve në kufi, qoftë TVSH-në, tatimin doganor, akcizën, në emër të Kosovën, sepse kemi kufirin me te gjatë më të. Prandaj me këtë marrëveshje sovranitetin tonë do ua kalonim vendeve fqinje”, thotë ai.
Edhe kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila pritet të formojë qeverinë e re të Kosovës me Albin Kurtin, ka kritikuar ashpër kryeministrin Rama për pjesëmarrjen në këtë iniciativë.
Disa javë më parë, ajo e ka cilësuar “fatkeqe” idenë e mini-Schengenit Ballkanik të kryeministrit Rama, presidentit Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Zoran Zaev.
“Mendoj se është një fatkeqësi që një gjë e tillë ka ndodhur. Nuk e di nëse kryeministri Rama është konsultuar me dikë në Kosovë para se të arrijë një marrëveshje të tillë, por është totalisht e gabuar ”, ka thënë Osmani.
Ajo ka kritikuar edhe kryeministrin Rama duke thënë se Shqipëria nuk duhet t’i bashkohej kurrë kësaj nisme pa Kosovën.
“Përtej kësaj, ne po shohim që jo vetëm që Serbia po e pengon Kosovën, por edhe Shqipëria e injoron atë në këtë rast. Është absolutisht e gabuar që Shqipëria të pranojë të arrijë një marrëveshje në të cilën Kosova nuk është pjesëmarrëse, madje si shtet i pavarur”, ka thënë Osmani.
Por as kryeministri i ardhshëm i Kosovës nuk ka pranuar të mbështesë idenë e “Mini-Shengenit Ballkanik. Nga një festë me të rinjtë e Vetëvendosjes në Tiranë, Kurti tha se duhet të jemi të kujdesshëm me Serbinë, pasi kjo e fundit para tre vitesh ka tentuar një puç bashkë me Rusinë.
“ Është në interes të Serbisë që të duket sa më normale ndërkohë që nuk është”, u shpreh ai.
Kurti tha se përpara se të hidhen të tilla ide për bashkëpunimin me Serbinë, do të ishte më mirë një bashkëpunim edhe më i fuqishëm ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
“Në atë që quhet Mini-Shengen Ballkanik nuk janë të përfshira Kosova, Mali i zi dhe Bosnja. Unë besoj se ajo që është më e rëndësishme është bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ne duhet ta dyfishojmë bashkëpunimin, të kemi komision të përbashkët qeveritar për politikë të jashtme dhe të kemi politikë të përbashkët për mbrojtje dhe siguri, se nëse na sulmojnë, do ta sulmonin bashkërisht”, u shpreh ai.
Kur Kosova vendosi tarifën doganore 100% ndaj mallrave serbe, Shqipëria rezultoi një nga përfitueset e mëdha. Vetëm katër muajt e parë që pas vendosjes së taksës, eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës u rritën me tre miliardë lekë më shumë.
Në kohën që taksa është ende në fuqi, mundet që marrëveshja me Serbinë të krijojë një kanal të ri tregtie, e cila mund të zhvlerësojë “embargon kosovare”.
Tarifat në thelb ishin politike dhe erdhën edhe si presion për njohjen e Kosovës. Gjatë konferencës në Novi Sad, kryeministri Rama deklaroi se Serbia nuk do ta bllokojë Kosovën, por kjo do kohë për t’u vërtetuar.
Edhe analistët në Prishtinë janë të bindur se Serbia është e vetmja që përfiton nga ky projekt, pasi do të ofronte anëtarësimin në BE në vitin 2025. “Si me shkop magjik do të zgjidheshin të gjitha problemet regjionale: “Në BE do të ishte edhe Mali i Zi, Shqipëria do të zgjohej nga zhytja në baltën e vet politike dhe do të reformohej shpejt dhe Serbisë do t’i përshpejtohej hyrja”, shkruan analisti kosovar Veton Surroi.
Ai dënon kryeministrin shqiptar që i bashkohet një iniciative të tillë me Serbinë kur nuk ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar tregtinë e lirë më Kosovën.
“Kryeministrit Rama ka pasur hapësirë të papengueshme për të liberalizuar komunikimin ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, por nuk ka asnjë ndërmarrës nga Shqipëria dhe Kosova që do të konsiderojë se mes dy vendeve ka hapësirë lirie ekonomike. Nëse nuk e bënka mes Shqipërisë e Kosovës, si e bënka mes Shqipërisë e Serbisë?”, pyet Surroi. (Gazeta si)
…ju jeni vetem per dru me pre…dhe per kamikaze…
Ti shko fluturo dhe maetogu me nje serb se i keni per qejf.
Eshte nje ligj i pa shkruar se gjithmone fiton me shume ai qe eshte me i fuqishem ekonomik dhe kjo aksiome vlen edhe ne kete rast Fatkeqesisht shqiptaret nuk jane te bashkuar ne nje shtet sepse nuk e lene te bashkohet.Por me pak kujdes do te ishte e mundur qe shqiptaret te kishin disa perfitime POLITIKE. HAPSIRA DO TI BASHKOJE SHQIPTARET PER NJE MARDHENIE TREGTARE ME TE GJERE DHE KUFIRI KOSOVE -SHQIPERI – MAQEDONI ,DO TE ISHTE I HAPUR.Ku ta dish se si vijne punet.Te pakten te jemi afer njeri tjetrit
Veton Surroi i ka thene me sakte te gjitha. Kryemintri yne ka kaluar ne delir parajse duke harruar plotesisht realitetin. Per inat te sime vjehrre shkoj dhe fle me mullixhine i thone kesaj fjale. Eropa tha jo atehere puno me shume me Kosoven per tregetine e lire. Serbia eshte e fundit qe hapje te tilla. Vetem pasi shqiotaret te konsolidohen si shtet. A jane dakord shwiparet per jete hapje? Kysh u pyet? Turp!
KUSH eshte vjehrra e Rames qe ky detyrohet e shkon te fleje me mullixhine qe sigurisht duhet te jete Serbia.
Me keta dallkauke otomane qe ka ne krye Kosova do te mbetet nje njolle e zeze ne Ballkan dhe per shume vite te tjera.
NË CILËN KUZHINË (KUSH e GATUAJTI ) u PËRGADIT HARXHI i KËTIJ PROJEKTI NEOTITIST?
Për kend (në favor të kujt) u gatua kjo gjellë?
Përse nuk ka kritika në mediat serbe lidhur me këtë produkt nga kuzhina e hegjemonisë serbe?
Konsumatorët janë rilindasit e Ramës dhe sllavët e Veriores – segmenti serb.
KY ishte nje shans qe Serbia de fakto te njihte si shtet Kosoven. Nuk e di pse keto rryma regresiste , kaq te vjetruara dhe ne perkrahje edhe te politikes shqiptare kriminale deri me sot. Megjithate, beni si e keni mendur. Populli yne ketej poshte , se me ju larte s’jemi marre vesh kurre, thote: çdo berr varet per kembet e tij. Dhe ju i dilni zot vete, megjithese e di qe nje mut do beni si ja beri gjithe kombit Sali Berisha.
Krahasime të paditurish,, krahason tregun serb me atë kosovar që është sa një lagje e Beogradit
…, ha ha, e cka do ti të eksportosh në lagjet e Beogradit. Eh, thotë një fjalë e urtë popullore: ” kur magjupi ban para lyën buzët me kos “!.
Ti që na di tregun na trego bilancin ekon. mes Shqipëris e Serbis dhe cilat produkte shqipëtare do të përfitonin nga ky projekt. Ti nuk ke aspak njohuri mbi tregun e lirë, përndryshe do vije me argumente ( nuk ka as Edi ). I vetmi argument, lëvizja e lirë e njerzëve mes këtyre vendeve. E vetmja gjë që do mësosh është se serbët nuk jan bjondë e sykaltër siq i keni të fiksuar në kokë. Dhe aspak të kulturuar e evropian. Janë thjeshtë rracë sllave e verdhë ( për dallim nga sllovenët e kroatët që njihën si sllavë të bardhë të ardhur në viset e gadishullit ilirik). Beogradi deri në vitin 1981 ka pas vetëm 60 % serb, pjesa tjetër ju përket nacionaliteteve tjera të ish Jugosllavis. Vojvojdina – krahinë e pasur , ekonomikisht dhe kulturor është përbër kryesishtë nga gjermanët dhe hungarezët, serbët kan qenë minoritet deri në mbarim të luftës së II-të botërore. Mister është zhdukja e 300 000 gjermanëve pas luftës së II-të botërore. Sipas shënimeve gjermane vetëm ca 15 000 gjermanë të Jugosllavis janë riatëdhetsuar në Gjermani.
Pa e zgjatur më shumë, mirë është të argumentohet e jo vetëm të shkruash.
Lexoni edhe njehere cka ka thone Vjosa. E si te mos jesh dakord me te. Me ke u keshillua Rama?
Me siguri edhe ketij i ka ardhe thirrja nga Haga, prandaj eshte ne pozite jasht loje.
Bejini vetes nje pyetje te thjeshte: Nese Kosova do te zgjidhte te ishte pjese e kesaj marreveshjeje, do te ishte pjesemarrese si shtet i varur apo i pavarur?
Si mendoni juve se njohja nga Serbia do te bjere nga qielli? Nje marreveshje sot dhe nje mot… dhe edhe ato vende te europes qe nuk e njofin do ti thone vete Serbise… si qenka puna qe nuk na le ta njofim si shtet kur ti vete ke nje mal me marreveshje vete?
Rruga per njohje formale do te kaloje nga nje marreveshje e re ne tjetren qe do nenshkruhet dhe respektohet nga…. pala tjeter!
Si te mos veteperjashtohet kodova kur serbia nuk e njeh mos valle duhen te kthehen prape nen serbi?
Shqiperia cdo aty pa kosoven ose me mire a e ka hap shqiperia kugirin per kosoven qe po e hap me serbine?
Tradhtar,shkerdhata we bashkohen me armikun vetem mos te humbin pushtetin njelloj si zogu,hoxha,e keshtu me radhe
Rames i ka ngelur te thote qe kosovaret jane popull tjeter a e pyt veten ai po serbet e kosoves ai i cilson vucic si popull tjeter karshi serbeve?
Sido që të thuhen gjërat… Rama nuk duhet të bëjë veprime prej barboni…. Duhet çdo gjë të jetë njësh me Kosovën jo me Serbinë…. Kryeministruc thirri mendjes edhe bashkëpuno me Albinin… Leri karagjozlleqet….
Cte keqe do gjente kosova po te ulej e barabarte ne nje takim me shtetet e saj fqinje?shprehje e njohjes se shtetit te kosoves.atje gjukonin dhe vendosnin si shtet i pavarur ne interes te saj.nuk duan te njihen si shtet i pavarur?po pse shqiperia nuk duhet te ulet per interesat e saj per levizjen e lire sipas parimeve te shengenit?mos valle refuzimi per pjesmarrje forcon pavarsine?kerkesa per heqjen e kufirit kosove shqiperi a nuk perkon me kuadrin e te ashtuquajturit minishengen?sigurisht qe po.atehere ku eshte e keqja qe shqiperia,shtet i pavarur,kerkon ne te drejten dhe interesat e saj,shengenin ballkanik.a jemi per shengenin europian?atehere nuk ka asnje te keqe nga shengeni ballkanik.edhe ne europe,pavarsisht shengenit,kufijte dhe pavarsia e shteteve respektohet.bashkepunimi mes shteteve,ne rradhe te pare ,respekton pavarsine e tyre.po keshtu edhe levizja e lire e shpejte efikase e njerezve dhe mallrave.clidhje ka kjo me federaten jugosllave apo me dokrra te tjera?shtroj pyetjen:kush perfiton nga nje vetizolim i tille,hap i pare i te ciles eshte refuzimi i bashkepunimit te barabarte ndermjet shteteve ne ballkan.