“Mini Shengeni”, Zaev: Qytetarët e rajonit do lëvizin me kartë ID

10 Nëntor 2019, 12:35Rajoni TEMA

Tre liderët e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kanë dalë në një konferencë për shtyp pas Samitit të Ohrit në kuadër të ashtuquajturit “Mini Shengeni Ballkanik”.

Si mikpritës i këtij samiti, ishte kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ai që mori i pari fjalën në konferencën për shtyp dhe tha se kjo nisëm paraqet një ëndërr të re për qytetarët e vendeve tona, një Ballkan të ri.

Zaeve tha se plani parashikon lëvizjen e lirshëm, me kartë ID të qytetarëve të këtij rajoni.

 Plani parashikon lëvizjen e lirshëm, me kartë ID të qytetarëve të këtij rajoni.

Paraqesim një ëndërr për qytetarët e vendeve tona, një Ballkan të ri Perëndimor, me më shumë investime për të rinjtë.

Ftohen 6 vendet e tjera të Ballkanit për të bërë më shumë për axhendën europiane. Në këto rrethana, duhet të pajtohemi se Ballkani po ndryshon.

Një nismë e tillë përcjell mesazhin se mbështetemi dhe nga partnerët ndërkombëtarë” u shpreh Zaev

1 komente në ““Mini Shengeni”, Zaev: Qytetarët e rajonit do lëvizin me kartë ID”

  1. feliks says:

    Ore me ID karta levizim dhe sot ne territoret reciproke nga qytetaret perkates. Shqiptaret dhe Malazezet vv, Shqiptaret dhe Maqedonasit e Veriut, perfshire dhe ne gjysmen tjeter Shqiperi/ Kosove. Problemi qendron a do liberalizohet dhe reduktohet koha dhe procedurat e kalimit? Se asgje nuk ndryshon Pasaporta me ID, pervecse dhe vizat te ishin manget. Koha dhe procedurat jane mankth. Asgje nuk ndryshon me propagande veçse te genjehemi nga palo politikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje