Mediat në Kosovë: Veton Surroi, ministër i Jashtëm?

9 Nëntor 2019, 20:40Rajoni TEMA

Partia e Albin Kurtit ka nisur përpjekjet për të bërë Veton Surroin ministër të Jashtëm të qeverisë së re të Kosovës.

Burime të ‘Express’ brenda VV-së kanë thënë se ish-shefi i Partisë ORA, Veton Surroi, mund të bëhet shef i diplomacisë kosovare.

Surroi ka pasur një afërsi me Vetëvendosjen prej kur kishte dështuar ta kalonte pragun në garën elektorale të vitit 2007. Madje, në zgjedhjet e fundit ka dalë hapur pro fitores së partive opozitare, VV-së e LDK-së.

Zyrtarët e partisë së shuar të Surroit janë shpërndarë në LDK e Vetëvendosje duke marrë pozita udhëheqëse në këto parti.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë nisur të kërkojnë emra për ministra edhe jashtë partive të tyre për të ndërtuar një Qeveri sa më kredibile.

Përpos në diplomaci, Albin Kurti dhe Isa Mustafa po kërkojnë emra të pakompremetuar për t’i vënë në krye të dikastereve qeveritare.

Një muaj para zgjedhjeve, Surroi kishte thënë se ardhja e Albin Kurtit si Kryeministër duket reale dhe kishte lavdëruar Vetëvendosjen për ofertën që i kishin bërë LDK’së për koalicion parazgjedhor.

4 komente në “Mediat në Kosovë: Veton Surroi, ministër i Jashtëm?”

  1. rroku says:

    Cfare emri te pa korruptuar do te gjeje Isa Mustafa qe njihet nga gjith populli si hajdut e i korruptuar…??

  2. Ben says:

    Bejne zgjedhjen e duhur n.q.s e vendosin.

  3. Vatra says:

    Ha ha urime Albin formo qeveri të re ,, shqiptare “me me jugo nostalgjikët e vjetër të shofim a do ta futish ndonji shqiptarë banues jashtë Kosovës befasona

  4. Malo Kanina says:

    Humbje e madhe për Kosovën mosqënia e Behgjet Pacollit në qeveri!!! Pasuria e tij shërbente si një etalon, ose si diçka e ngjashëme me lartësinë e Everestit, një objektiv mobilizues, nxitës dhe mjaftë domethënës për tu arrirë. Gjithë klasa politike kosovare dukeshin si alpinistë, të cilët, sikur i kishin vënë vehtes për mision ta arrinin atë majë. Dhe si mënyrën më të lehtë e të aryeshme për ta realizuar, kishin zgjedhur të vidhnin gjithë fondet publike. Tani, me heqjen e tij, kjo klasë politike duket sikur nuk ka më një objektiv të qartë dhe të domosdoshëm për ta motivuar. Merret vesh, zoti Suroi nuk është si dikush në gjëndje ta zëvëndësojë zotin Behgjet. Largimi i zotit Pacolli do të shoqërohet me një rrëmujë e trullosje për politikën kosovare, asaj i duhet të mësohet tahmë me disa zakone të reja, aspak komode për mënyrën e saj të sjelljes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje